NDALOHET LËVIZJA NË MALE NGA ORA 7 DERI 17

Me qëllim të mbrotjes së pyejeve nga zjarri dhe dëmtimet që bëhen nga pakujdesia, janë paraparë një mori masash, që do të parandalonin s...


Me qëllim të mbrotjes së pyejeve nga zjarri dhe dëmtimet që bëhen nga pakujdesia, janë paraparë një mori masash, që do të parandalonin shkatërrimin e botës pyjore

Deri më 15 gusht do të jetë në fuqi vendimi për kufizimin e lëvizjeve në male dhe nëpër brezat pyjore, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit deri ora 17 pasdite.

Ky kufizim nuk vlenë për të punësuarit në ndërmarrjet publike për menaxhim të pyjeve shtetërore “Pyjet e Maqedonisë’’ dhe subjekteve të cilët menaxhojnë me zonat e mbrojtura.

Për qëllime pushimi dhe rekreacioni është paraparë lëvizja e qytetareve në brezat pyjore nga ora 17 pasdite deri në ora 7 të mëngjesit dhe kjo do të jetë nën përgjegjësinë dhe sigurinë personale, duke ndaluar dëmtimin e botës malore, ku bën pjesë edhe ndalesa për ndezjen e zjarrit në hapësirë të hapur.

Ky kufizim nuk vlenë për ture të organizuara të turistëve nëpër male dhe në parqet nacionale të Republikës së Maqedonisë, por që do të jenë nën shoqërinë e një përfaqësuesi nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” ose parqet kombëtare.

Për mosrespektim të këtij vendimi, janë paraparë edhe dënime nga 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë në denarë. /TvArt/

Related

Maqedoni 1193009800817851402

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item