Mbërrin në Durrës kroçera luksoze me 656 turistë

Ditën e enjte, në portin e Durrësit u ankorua kroçera “Azamara Journey” me 656 turistë të huaj nga të gjithë kontinentet. Kroçera po zhv...


Ditën e enjte, në portin e Durrësit u ankorua kroçera “Azamara Journey” me 656 turistë të huaj nga të gjithë kontinentet. Kroçera po zhvillon një turne mesdhetar dhe lundrimin e fundit e ka kryer gjatë natës të së mërkurës nga Dubrovniku (Kroaci).

Nga të dhënat e agjencisë pritëse “Samer & Misa” mësohet se 288 turistë vijnë nga Britania e Madhe, dhe 183 të tjerë nga SHBA. Në pjesën tjetër, 49 turistë vijnë nga Australia, 32 nga Belgjika, 25 nga Kanadaja, 14 turistë vijnë nga Meksika, dhe 13 nga Norvegjia.

Një pjesë e turistëve kanë vijuar turin me autobusë drejt qyteteve historike të Krujës e Beratit, si dhe drejt Tiranës. Shumë prej turistëve të tjerë do të vizitojnë qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit. Kroçera me flamur maltez është regjistruar në portin e Valetës. Ajo ka një gjatësi 181 metra dhe gjerësi 25.46 metra. Që nga fillimi i këtij sezoni turistik, në Durrës kanë mbërritur 10 kroçera dhe anije luksoze me 5 519 turistë gjithsej. /Ll.Kallço/

Related

Top Lajm 558332918112906109

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item