May nis emërimet, Boris Johnson ministër i Jashtëm

Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May nuk ka humbur kohë në formimin e kabinetit të saj, duke emëruar Boris Johnson s...


Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May nuk ka humbur kohë në formimin e kabinetit të saj, duke emëruar Boris Johnson si ministër të Jashtëm.

Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë së Londrës që udhëhoqi fushatën pro-Brexit e që tani do të jetë në krye të diplomacisë britanike.

Johnson zëvendëson në këtë detyrë Philip Hammond, i cili është bërë kancelar. Ish-sekretarja për Energjinë, Amber Rudd është caktuar ministre e Punëve të Brendshme. Ndërkohë, ish-kancelari George Osborne ka dhënë dorëheqjen.

Duke mbërritur në Downing Street, zonja May u zotua se do të udhëheqë politikën “një komb”, me një qeveri që punon për të gjithë dhe jo për “një pakicë të privilegjuar”.

Kryeministrja e dytë grua në historinë e Mbretërisë së Bashkuar premtoi se do t’u japë njerëzve më shumë kontroll të jetës së tyre.

Ndërkohë, Michael Fallon do të vazhdojë detyrën e tij si sekretar i Mbrojtjes, ndërsa Liam Fox, që dha dorëheqjen nga posti në fjalë në vitin 2011, ka prej ditës së sotme postin e ministrit të Tregtisë Ndërkombëtare.

Related

Botë 8219953519429948086

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item