Liderët e Ballkanit mblidhen në Paris

Krerët e qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nesër në samitin që mbahet në Paris. Pritet që në takimin qendror, ...


Krerët e qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nesër në samitin që mbahet në Paris. Pritet që në takimin qendror, të jenë të pranishëm presidenti i Francës, Francois Hollande, kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në këtë samit, që është i treti me radhë në kuadër të të ashtuquajturit, “Proces i Berlinit”, marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, e të tjerë. Gjithashtu pritet të jenë të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së, Sllovenisë dhe Kroacisë. Emigracioni, çështjet e sigurisë - përfshirë këtu luftën kundër ekstremizmit, - punësimi, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi mes të rinjve, do të jenë çështjet që do të diskutohen në Samitin e Parisit. Procesi i Berlinit është një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, për të mundësuar ndërlidhjen rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Related

Top Lajm 7429323369593918909

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item