Kryqi i sapogjetur danez, që do të ndryshojë historinë

Danezi Dennis Fabricius Holm doli për një shëtitje, duke marrë me vete detektorin e tij metalik. Kërkuesi amator i thesareve filloi të...


Danezi Dennis Fabricius Holm doli për një shëtitje, duke marrë me vete detektorin e tij metalik. Kërkuesi amator i thesareve filloi të kërkojë në një fushë në afërsi të qytetit të Aunslevit (Østfyn, Danimarkë), kur papritmas pajisja nisi të tingëllojë: pas gërmimit, ai gjeti një kryq të vogël të zhytur në baltë. Holm ka postuar gjetjen e tij në Facebook dhe duke e parë, vëzhguesit e tjerë e kanë këshilluar që t’i drejtohet një muzeu.
Për ekspertët, bëhet fjalë për një zbulim të jashtëzakonshëm: ai kryq në fakt, ndoshta i përkiste një gruaje Vikinge, i përket mbase gjysmës së parë të 900-ës (shekulli X), duke treguar kështu se krishterimi ishte tashmë i pranishëm në Danimarkë, shumë më herët se sa është menduar deri më tani. Peshon vetëm 13.2 gram dhe është katër centimetra të gjatë. Objekti i artë është i sheshtë në anën e pasme dhe ka një vrimë të vogël, që tregon se është përdorur si zinxhir.
Kryqi i përket ndoshta gjysmës së parë të shekullit të dhjetë dhe deri tani, në librat e historisë, sinjalet e pranisë së krishterimit në vendin skandinav konsideroheshin, kur janë datuar edhe Jelling Stones, gurë të mëdhenj në Jutland, që paraqesnin pamjet më të vjetra të Jezusit në kryq në Danimarkë. Këta gurë përkujtojnë konvertimin e danezëve në krishterim, por tani data mund të rishikohet. “Ky kryq mund të bëjë të qartë se kur danezët janë bërë me të vërtetë të krishterë – shpjegojnë ekspertët. Një zbulim që do të përfundojë në librat e historisë”. /bota.al

Related

Kuriozitete 7387658117483418411

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item