Kreu i NATO-s: S’duam një tjetër Luftë të Ftohtë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot nga Samiti i Varshavës se aleanca nuk kërkon një tjetër Luftë të Ftoh...


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot nga Samiti i Varshavës se aleanca nuk kërkon një tjetër Luftë të Ftohtë.
“Lufta e Ftohtë i takon të shkuarës. Jemi në kërkim të një dialogu konstruktiv me Rusinë”, theksoi në samitin që i kushtohej kryesisht problemeve globale të sigurisë.
“Ne do të dislokojmë njësi multinacionale të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Këto njësi do të jenë të përkohshme dhe të ndërrueshme. Ne kemi forcuar mbrojtjen ajrore të Turqisë me Sistemin e Alarmimit të Hershëm dhe Kontrollit (AWACS) dhe sistemet e mbrojtjes raketore”, theksoi ai.
Kreu i NATO-s shprehu gjithashtu rëndësinë e forcimit të mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike dhe atyre me raketa balistike. “Çdo veprim është në të mirë të mbrojtjes, është proporcional, transparent dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, shtoi Stoltenbrg.

Related

Top Lajm 2378669726693113604

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item