“Kaubojsi” i kundërpërgjigjet Metës: Nuk më njeh? Do më kujtosh dhe natën

Deputeti i Lezhës, Eduard Ndocaj i është kundërpërgjigjur Ilir Metës, i cili gjatë emisionit “Opinion” u shpreh se nuk e njihte “Kaubojsin...

Deputeti i Lezhës, Eduard Ndocaj i është kundërpërgjigjur Ilir Metës, i cili gjatë emisionit “Opinion” u shpreh se nuk e njihte “Kaubojsin”.

Ndocaj i kujton Metës se ai e njeh mirë politikisht pasi në vitin 2015, në zgjedhjet lokale LSI humbi Bashkinë e Lezhës.
Më tej, Ndocaj i kujton Metës “problemet” që ka me deputetët e veriut duke thënë se dhe në radhët e LSI-së e përjashtoi deputetin e Dibrës.
Statusi i Ndocajt:
A me njeh mua Meta???
Se kisha ne plane te merresha me te, por duke analizuar, sic thote ai vete me “Qetesi e Dashuri”, arrita ne perfundimin, se ajo qe thote Meta eshte shume e rende per institucionin qe ai perfaqeson. Kryetari i deputetit nuk njeh deputet. Ndoshta ai sheh vetem euro kudo e aty ku s’ka euro, s’ka gje.
Desha ta le te qete Meten te pakten keto dite se ka siklete te medha, por hekuri rrihet sa eshte i nxehte.
Keshtu vendosa t’i shtohesha edhe une Metes ne sikletet e tij.
Meta ka shume te drejte qe thote se nuk me njeh! Po te kisha qene une Kryetar i PS as nuk do te kishte shansin te me njihte, por Rama beri gabimin qe beri Berisha, sepse e ftoje dhe e beri pjese te qeverisjes.
Keshtuqe Meta jo vetem nuk shkoje para drejtesise ashtu sic flitej, por e forcoje imunitetin e tij politik.
Meta nuk me njeh mua se nuk jam pjese e pazareve, tenderave dhe nuk mbuloje drejtorite e LSI.
Megjithate, politikisht me mire se me njeh Meta nuk me njeh askush. Sa me njeh Meta politikisht nuk me njeh as Rama e as Berisha.
Meta me ka njohur shume mire ne 2015 ne Lezhe dhe ai e di se objektivi im politik eshte ne 2017 me e zhduk kete force politike jo vetem nga Lezha, por nga i gjithe Qarku.
Meta me njeh mire politikisht, sepse une jam nga Veriu dhe verioret ai i njeh shume mire. Mandje thuhet se edhe i ka shume qejf.
Nese analizohen ngjarjet e fundit me deputetet nga Veriu kuptohet dashuria qe Metes ka per ta.
Madje ai ka nje dashuri aq te madhe per djemte e Veriut sa perjashtoje edhe deputetin e tij dibrane, z. Spahiu.
Isha per vizite zyrtare ne SHBA ne nje dite me te ne Ëashington, dhe atje vete personalisht e kuptova se amerikanet e “kishin” shume qejf. Une, i informova me detaje miqte tane matane oqeanit per bemat dhe politiken e Metes.
Madje, disa senatore kane mbajtur shenime dhe i kane paraqitur ne komisionet e Politikes se Jashtme.
Madje aq qejf e kane sa cdo zyrtare qe vjen nuk dinjon me e takuar. Ndersa vete Meta sa here shkon ne Amerike takon grupe lobi qe nuk perfaqesojne asgje ne institucionet e SHBA-ve.
Une, e kuptoj se Meta po kalon nje periudhe shume te veshtire.
Nese vota ime duhet per t’ia bere edhe me te veshtire, ajo do te jete gjithmone e keshtu do te kete mundesi te me kujtoi edhe naten.
Me dashuri e pa qetesi!
Eduart Ndocaj

Related

Opinione 8605276083414812094

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item