Kam aferë seksuale me shefin, por ai nuk e lë të dashurën për mua dhe…

Një vajzë i ka shkruar një letër britanikes ‘Th Sun’, ku i tregon për lidhjen e saj me shefin në punë, por ai ka të një të dashur dhe ...


Një vajzë i ka shkruar një letër britanikes ‘Th Sun’, ku i tregon për lidhjen e saj me shefin në punë, por ai ka të një të dashur dhe edhe pse i ka thënë që do ta lërë, ende nuk është ndarë.
Kjo është letra e saj drejtuar psikologes:
E dashur Deidre:
Kam aferë me shefin tim. Para gjashtë muajsh ai më tha se ai dhe partnerja e tij po ndahen, por ata janë ende bashkë.
Ai kurrë nuk flet për ne apo që të vazhdojmë bashkë.
Unë jam 27 vjeçe, ndërsa shefi im me pamje të bukur është mbi 30.
Unë kam filluar punën në këtë kompani para 18 muajsh, kur unë isha në lidhje me ish të dashurin.
Mendova se ishte i vetmi por ai më mashtroi. Ishte e vështirë ta merrja veten. Shefi im ishte shumë përkrahës.
Ai më ftoi një natë në darkë pasi u ndamë nga kolegët.
E pashë që ai nuk mi ndau sytë gjatë tërë mbrëmjes.
Kur i thashë që do të merrja taksi për në shtëpi, më tha se do të më dërgonte ai.
Kur shkuam tek dera e shtëpisë ai më puthi dhe më pyeti nëse mund të hynte brenda për kafe.
Ne pimë verë dhe më pas ai tha se duhet të flinte aty, pasi nuk ndihej i sigurtë për të ikur.
Unë sugjerova që të flinim bashkë.
Ne bëmë seks dhe ishte e mahnitshme dhe e bukur.
Ne folëm në mëngjes dhe ai më tha se po ndahej nga e dashura.
Ai më tha se dëshironte të më shihte prapë dhe ky ishte vetëm fillimi i lidhjes.
Ne shëtitëm në vikende dhe ai më trajtonte si princeshë, e unë u dashurova në të.
Unë pata një ofertë pune në një kompani tjetër, por e refuzova pasi mendova se me të do të jemi çift i duhur.
Por, tani dyshoj se ai është ende me të.
Kam frikë se po humb kohë pasi ne kurrë nuk do të jemi çift si duhet.
Nëse unë e pyes se a është ndarë me të dashurën, ai më thotë që t’i jap ende kohë.
Deidre përgjigjet:
Ai nuk ka pse të bëjë zgjidhje pasi po shijon një aferë pasiononte me ty dhe ka partneren në shtëpi.
Ti ke vetëm fjalë për lidhjen e tij me të.
Ai di si të të bëjë të heshtësh së pyeturi për ndarjen e tij.
Ndalo së qeni në dispozicion të tij.
Dil me miq dhe jetoje jetën.
Nëse ai do me të vërtetë që të bëjë diçka me lidhjen tuaj, ai do t’ju thërras.
Nëse ai nuk është serioz, ju jeni më mirë.
Sa më gjatë që vazhdon kjo, më shumë do të lëndohesh.

Related

Erotikë 2359974392108209271

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item