JETA E FSHEHTË E SHQIPTARIT NË AMERIKË: ISHA SPIUN I CIA-S, POR TANI RREZIKOJ TË DËBOHEM

Një mbrëmje të shkurtit, një burrë hyri në metro në Barclays Center në Brooklyn dhe u ndalua nga policia për shkak se përdori një kart...


Një mbrëmje të shkurtit, një burrë hyri në metro në Barclays Center në Brooklyn dhe u ndalua nga policia për shkak se përdori një kartë studenti, që ishte e vajzës së tij.
Ky ishte një gabim i trashë dhe me pasoja absurde, siç do ta cilësonte më vonë ai.
Blerim Skoro, një qytetar i Kosovës, tani ndodhet në burg dhe rrezikon dhe dëbimin nga SHBA. “Po punoja për qeverinë e SHBA-­ve”, u tha ai punonjësve të azilit në maj, duke shpjeguar të kaluarën e tij dhe pse tani i trembet një kthimi në Kosovë. “Isha stërvitur për Uashingtonin. Isha spiun”.
Gazeta “New York Times” i ka kushtuar një artikull historisë së tij. 45­ vjeçari u arrestua në SHBA në vitin 2000, për drogë, dhe u dënua me shtatë vite burg.
Pas 11 shtatorit 2001, ai nisi të bashkëpunonte me autoritetet: u bë informator i tyre dhe nga burgu jepte informacione për të burgosurit e tjerë që kishin lidhje me terrorizmin. Pasi doli nga burgu, u transferua në një shtet tjetër duke punuar si informator i SHBA-­ve.
Në vitin 2010, CIA preu lidhje me të dhe Blerim Skoro u kthye në SHBA përmes Kanadasë, në mënyrë ilegale. Vitin e kaluar, me ndihmën e një avokati, 45­vjeçari u takua me zyrtarë të FBI­së dhe të Departamentit të Antiterrorizmit në Policinë e New Yorkut. Ai donte që të ofronte ndihmë në luftën kundër të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’.
Skoro jeton në New York me bashkëshorten dhe tre fëmijët, të gjithë me dokumente amerikane. Ai shkoi për herë të parë në SHBA në vitin 1994, ndërsa në vitin 2000 u kap me 14 kg heroinë. Por, pas bashkëpunimit me drejtësinë, vitet e dënimit iu ulën.

Pasi filloi bashkëpunimin me CIA­n, Skoro u trajnua në një vend të sigurt në Maqedoni. Qeveria amerikane i caktoi atij detyra të caktuara në Pakistan, vende të Ballkanit dhe në Siri. Skoro shfaqej si xhihadist për të zbuluar dhe mësuar informacione rreth terrorizmit, e që më pas këto të dhëna ia përcillte autoriteteve amerikane.
Skoro tregon se në Egjipt ai u miqësua shumë me Betim Kaziun, një shqiptar që i kishte treguar planet e tij për të sulmuar SHBA­të. 45­vjeçari shton gjithashtu se këtë informacion ia përcolli CIA­s.
Kaziu më vonë u arrestua dhe u dënua me 27 vite burg në SHBA.
Pas përpjekjeve të shumta të tij për të ofruar shërbimet për qeverinë amerikane, situata vjen e tillë që më 23 mars të këtij viti, një ditë pas sulmeve terroriste të ISIS­it në Bruksel, një prokuror amerikan tha se Qeveria ishte e interesuar nëse Skoro mund të ofronte ndihmën e tij.
Por, dy ditë më vonë, Qeveria u tërhoq dhe Blerim Skoro është ende në paraburgim, ku ndodhet edhe sot, në pritje për t’u dëbuar nga Amerika për hyrje të paligjshme.

Related

Top Lajm 3984226100665842021

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item