Ja si të mbeteni shtatzënë “me program”

Jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë? Mos u shqetësoni nëse kjo nuk ndodh shpejt. Thjesht do t’ju duhet të punoni me orarin. N...


Jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë? Mos u shqetësoni nëse kjo nuk ndodh shpejt. Thjesht do t’ju duhet të punoni me orarin.
Ndërkohë që përjetoni ciklin tuaj menstrual, trupi juaj ju jep të dhëna në lidhje me kohën kur jeni duke lëshuar vezë. Për të ndjekur ciklin, ju duhet të dini kur keni shansin më të mirë të konceptimit.
Pse duhet të mbani shënim ciklin tuaj menstrual?
Shënimet mund t’ju ndihmojnë:
-Të mbeteni më shpejt shtatzënë.
-Të krijoni një listë të dhënash në lidhje me ciklet tuaja të cilat mund t’i ndani me një ekspert fertiliteti, nëse është e nevojshme.
Masni temperaturën bazale të trupit.
Temperatura bazale e trupit (BBT) ndryshon gjatë gjithë muajit në varësi të etapës së ciklit tuaj. Ndjekja e BBT-së tuaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni kur jeni më pjellore.
-Para ovulacion-it, temperatura juaj bazale është zakonisht rreth 34.6° C – 36.6° C.
-Gjatë ovulacionit, trupi lëshon hormonin progesteron. Kjo e rrit temperaturën tuaj bazale me 0,4 – 0,8° një ose dy ditë pas ovulacionit.
-Kjo rritje e temperaturës zakonisht zgjat deri sa të fillojë perioda.
-Nëse ju mbeteni shtatzënë, temperatura do të mbetet e lartë gjatë shtatzënisë. Pasi të keni klasifikuar të dhënat për dy – tre muaj, ju do të shihni që do të ndërtohet një model i caktuar.
-Ju jeni më pjellore dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe 12-24 orë pas ovulacionit.
-Sperma mund të jetojë deri në gjashtë ditë në trupin e një femre. Pra, shansi juaj më i mirë për konceptimin është që të kryeni marrëdhënie seksuale disa ditë para ovulacionit.
Klasifikimi i temperaturës bazale përdoret gjerësisht, por nuk është i pagabueshëm.
-Disa femra nuk do të shohin një model të qartë.
-Ju mund të ovuloni në periudha të ndryshme në ciklin tuaj, nga muaji në muaj. Kjo mund ta bëjë ovulacionin të vështirë për t’u parashikuar.
Këshilla për matjen e temperaturës bazale të trupit
-Juve do t’ju duhet një termometër bazal. Ju mund t’i gjeni ata në shumicën e farmacive. Një termometër i thjeshtë nuk mund të zbulojë një ndryshim kaq të vogël në temperaturë.
-Mbajeni termometrin, lapsin dhe letrën në krah të krevatit.
-Mateni temperaturën në të njëjtën kohë çdo mëngjes, ndërkohë që jeni ende në shtrat.
-Mos bëni asgjë para se të masni temperaturën bazale të trupit. Mos hani, pini, tymosni. Mos u ngrini nga krevati dhe mos lëvizni.
-Ju mund ta masni temperaturën oral-isht, në mënyrë rektal-e apo vaginale. Përdorni të njëjtën mënyrë çdo herë.
-Bëni grafikun tuaj, ose gjeni një online. Ka edhe aplikacione për iPhone apo Android në dispozicion.
-Mjeku mund t’ju ndihmojë të interpretoni grafikun.
Mukusi cervikal dhe cikli i menstruacioneve
Mukusi i prodhuar nga cerviksi juaj (qafa e mitrës) ndryshon në një periudhë të caktuar gjatë ciklit. Ju mund të parashikoni ovulacionin duke vënë re këto ndryshime. Përdorimi i kësaj metode bashkë me matjen e temperaturës bazale, mund të jetë më i dobishëm sesa vetëm njëra nga metodat edhe pse ende nuk është i pagabueshëm.
Mukusi i lëshuar nga qafën e mitrës shërben për qëllime të ndryshme:
-Ai parandalon spermën të futet në mitër kur nuk po ovuloni.
-Ai e mbron dhe e ndihmon spermatozoid-in të udhëtojë drejt vezës kur ju jeni duke ovuluar.
Këtu është një model tipik i ndryshimeve në mukusit cervikal të një gruaje me një cikël 28 ditor:
-Ditët 1 – 5:  Ju përjetoni periodën.
-Ditët 6 – 9:  Vagina është e thatë me pak ose aspak mukus.
-Ditët 10 – 12:  Një mukus i trashë dhe i ngjitshëm shfaqet, duke u bërë gradualisht më i bardhë.
-Ditët 13 – 15:  Mukusi bëhet i hollë, i rrëshqitshëm, elastik dhe transparent, i ngjashëm me të bardhën e vezës. Kjo është faza më pjellore.
-Ditët 16 – 21:  Mukusi bëhet i trashë dhe i ngjitshëm përsëri.
-Ditët 22 – 28:  Vagina thahet.
Kontrolloni mukusin e qafës së mitrës disa herë në ditë:
-Sigurohuni që t’i keni duart të pastra.
-Fërkoni pjesën rreth daljes së vaginës me letër higjenike ose me gishta. Ju duhet të jeni në gjendje për të parë mukusin cervikal.
-Vini re ngjyrën dhe cilësinë e tij mes gishtave.
-Shkruajeni atë në tabelën e pjellorisë.

Related

Shëndet & estetikë 6939927848569379589

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item