JA SI RRODHI AKSIONI POLICOR NË ÇAIR DHE TETOVË (VIDEO)

Mëngjesin e djeshëm policia arrestoi katër persona nën akuzën e Prokurorisë publike se kanë kryer veprën penale angazhim në “Organiza...


Mëngjesin e djeshëm policia arrestoi katër persona nën akuzën e Prokurorisë publike se kanë kryer veprën penale angazhim në “Organizatë Terroriste” dhe se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe në Irak. Tre nga të arrestuarit janë nga Shkupi ndërsa një nga Tetova. Ndërkaq nga të kërkuarit ka edhe një qytetar nga Kumanova. Në konferencë për shtyp të MPB-së, zëdhënësja Dejana Nedellkoviq, nënvizoi se Prokurorisë ka sjellë urdhër për zbatimin e hetimit për shtatë persona – pjesëtarë të ISIS-it, ndërsa ky aksion është vazhdim i aksionit paraprak “Celula”.
“Gjatë bastisjeve të cilat janë kryer prej mbrëmë deri në mëngjes, u gjetën dhe janë marrë me vërtetim mjetet e radhës: Pesë kompjutorë, dy laptop, 19 celularë, nëntë SIM kartela, mbajtës për SIM kartelat, nëntë USB-ja, 50 CD-ja, kartela memorike, maskë mbrojtëse, tre dokumente udhëtimi, bluzë me mbishkrim në gjuhën arabe ‘Shteti Islamik është i përjetshëm’ dhe dokumente të tjera të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës plotësuese”, tha Dejana Nedelkoviq nga MPB.
Nga ana e prokurorisë publike për katër personat e arrestuar është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.
Mefail Ismaili /SHENJA/

Ja si rrodhi aksioni i sotëm policor në Çair... by tvshenjaofficial

Related

Top Lajm 3744733130804424273

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item