JA ALMIRI KATËR VJEÇAR QË U VRA NGA MAQEDONASI NË KUMANOVË

Ky është Almir Aliu, djaloshi katër vjeçar i cili u shkel me veturë nga një maqedonas në Kumanovë pas një zënke që pati ky i fundit...



Ky është Almir Aliu, djaloshi katër vjeçar i cili u shkel me veturë nga një maqedonas në Kumanovë pas një zënke që pati ky i fundit me famijen e vogëlushit të ndjerë.
Incidentit i ka paraprirë një zënka për arsye banale, respektivisht për shkak të radhës së pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit – Kumanovë. Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë, të cilët sipas versionit zyrtar të policisë, kanë përdorur edhe dhunë ndaj Iliçit.
Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me veturën e tij të tipit “Mercedes” ka tentuar të shkelë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar. Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre.
Pasditën e sotme, Almiri 4 vjeçar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit.
Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar, ndërsa kryeshefi i policisë së Kumanovës dhe deputeti i BDI-së nga kjo zonë Rexhail Ismaili bën thirrje për qetësi dhe t’i lihet ligjit dhe organeve të rendit të merren me rastin.


Related

Top Lajm 2406827563309853946

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item