ISIS publikon videon e autorëve që vranë priftin francez (VIDEO)

ISIS ka publikuar një video ku shfaqen tregon dy personat që vrarë një prift në Francë, duke u zotuar për besnikëri ndaj të ashtuquaj...


ISIS ka publikuar një video ku shfaqen tregon dy personat që vrarë një prift në Francë, duke u zotuar për besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Videoja u postua nga agjencia e lajmeve Amaq, e lidhur me ISIS.
Të dy burrat janë filmuar duke folur në gjuhën arabe dhe duke iu referuar liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Një prej tyre mban një copë letër, ku është stampuar flamuri i ISIS.
Priftit 86-vjeçar Fr Jacques Hamel iu pre fyti paraditen e së martës në kishën e tij në Saint-Étienne-du-Rouvray, pranë Rouen, Normandy.
Të dy sulmuesit u vranë nga policia pas peng marrjes në kishë.
Një nga dy sulmuesit është identifikuar nga policia si Adel Kermiche, 19-vjeç, i cili kishte tentuar dy herë për të shkuar në Siri, për t’u bashkuar me ISIS.
Hetuesit francezë besojnë se ata janë pranë identifikimit të sulmuesit të dytë, sipas raportimeve të mediave franceze.
Zyrtarët kanë thënë se kanë gjetur një kartë identiteti në shtëpinë e Kermiche, që i përkiste një individi të quajtur Abdelmalik P, nga Aix-les-Bains, në lindje të Francës.
Nuk dihet nëse ky është sulmuesi i dytë, fytyra e të cilit është shpërfytyruar nga të shtënat e policisë.
Vrasja e priftit francez erdhi 12 ditë pas sulmit me kamion në Nisë, ku vdiqën 84 njerëz./Syri.net/

Related

Top Lajm 1712697000251297483

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item