Horoskopi i Susan Miller për muajin Korrik 2016

Çfarë thonë yjet për muajin e shtatë të 2016-ës Dashi I dashur dash, jeta juaj do përmirësohet çdo ditë në vijim duke filluar ...


Çfarë thonë yjet për muajin e shtatë të 2016-ës
Dashi
I dashur dash, jeta juaj do përmirësohet çdo ditë në vijim duke filluar nga sot. Disa ditë para se të hynte muaji Korrik, Marsi planeti juaj sundues, u kthye përsëri te ju pasi ju kishte braktisur këto muajt e fundit. Kjo është dhe arsyeja se përse këto kohë keni qënë të paqëndrueshëm dhe gjërat nuk ju kanë ecur shumë mirë.
Pa ndihmën e Marsit e keni të vështirë të bëni progress, por tani gjërat do të ndryshojnë për mirë. Këtë muaj do të keni mundësi të mira financiare dhe të bëni ndryshime në buxhetin tuaj, duke shpenzuar për gjëra që vërtetë kanë rëndësi për ju. Hëna e re, në 4 Korrik do të jetë në shtëpinë tuaj dhe do të paraqesë mundësi të mira për të bërë lëvizje apo ndryshime. Mund të bëni riparime, pastrime, dokorime, të blini apo të jepni me qera. Nëse po aplikoni për një kredi,dhe nëse do të dini të negocioni do arrini ta përfitoni. Këtë muaj do të jeni shumë bindës në të gjitha diskutimet që do ndërrmerrni.Korriku është muaji ku fillojnë pushimet, por ju duhet të prisni, më mirë të shkoni në gusht, sepse keni nevojë të qëndroni në punë, pasi hëna e re e 19 Korrikut do ju sjelli mundësi të mira për karrierën tuaj.
Ky mund të jetë moment më i mirë i vitit për arritjet tuaja profesionale. Do të keni një ofertë shumë të mirë pune, e cila do të vijë me benefite financiare, e parefuzueshme! Ose mund të qëndroni në punën tuaj, ku do të merrni propozimin që keni ëndërruar gjithmonë. E djela e 10 Korrikut do ju sjellë një ditë të bukur për të kaluar me partnerin tuaj të cilën mund ta shfrytëzoni për aktivitete sportive së bashku. Edhe nëse keni kohë që jeni në një lidhje, data 10 korrik do të jetë dita juaj ideale për të qeshur dhe për tu argëtuar.
Dielli do të jetë në sintoni me Jupiterin, duke bërë që kimia midis jush të jetë e fortë. Momenti juaj më produktiv do të jetë data 29 Korrik. Keni takuar një person të ri? Nëse po, zgjidhni fatën 6 Korrik, kur Marsi dhe Aferdita do ju favorizojnë. Zgjidhni të dilni për darkë, dhe nata do të rezultojë e sukseshme.
Demi
Jeta juaj sentimentale do të përmirësohet shumë këtë muaj. Nëse jeni përpjekur të bëni progrese me partnerin tuaj, por e keni ndjerë që nuk ja keni dalë, shkakëtar ka qëne Marsi i cili ka qënë në prapavijë. Fatmirësisht në datë 29 Qeshor Marsi u kthye sërish për ju, dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë. Nëse jeni single dhe në kërkim për të gjetur dikë për të krijuar një raport serioz dashurie, Jupiteri është në lëvizje drejt jush pas 12 vitesh mungesë. Jupiteri ka fuqi të plotë mbi shenjën tuaj, dhe dëshirat tuaja për dashurinë mund të konkretizohen sidomos të premten datë 1 korrik dhe fundjavën 9-10 korrik kur Afërdita, Jupiteri dhe Dielli do të jenë në sintoni të plotë duke ju krijuar mundësinë për të gjetur dashurinë që kërkoni.
Shikoni mundësinë për të bërë një udhëtim fundjavën e 14 Korrikut pas hënës së re. Shkoni në det, liqen ose lum për të ndërruar ambient, uji do t’ju mundësojë gjetjen e qetësisë shpirtërore që ju ka munguar. Hëna e re mund tju lumturojë, duke ju ndihmuar në mbylljen e projekteve për të cilat keni punuar shumë, si marrja e diplomës apo një detyre të re. Kjo gjë do t’ju lumturojë shumë.
Bashkëpunimi i ëngjëve të Cupidit, do të bëjë që jeta juaj sentimetale të marrë drejtim tjetër  pas 11 Korrikut. Fundjava e 10-11 Korrikut do të jetë shumë e veçantë për ju, ndaj shfrytëzoheni atë në maksimum. Nëse keni për të firmosur një kontratë, firmoseni në datën 10 Korrik kur Mërkuri dhe Marsi do të jenë në bashkëpunim. Nëse do të firmosni një kontratë për banesë, atëherë shijoni shtëpinë tuaj të re.Përsa i përket karrierës tuaj, do t’ju jepet mundësia e një takimi. Duhet të veproni para se të përfundojë korriku pasi Urani sunduesi juaj i karrierës, do të kalojë në prapavijë duke filluar nga 29 korrik deri në 29 dhjetor. Muaji korrik do të jetë një muaj produktiv dhe energjik ndryshe nga prilli dhe maji. Mos firmosni asnjë kontratë pune në datë 16 Korrik pasi Urani nuk do t’ju favorizojë.
Dita juaj më e mirë për karrierën tuaj do të jetë e martë 26 korrik, të cilën duhet ta shfrytëzoni për të arritur diçka thuajse të pamundur për tu arritur.I dashur dem më në fund Mërkuri do të jetë në sintoni me Uranin duke ju mundësuar një arritje shumë të madhe profesionale. Mendja juaj do të prodhojë ide gjeniale të cilat do të lavdërohen, dhe kur të ndodhi shkoni festoni me miqtë tuaj.
Binjakët  
Do të ndjeni se keni nevojë të rishikoni financat tuaja këtë muaj për të gjetur një mënyrë për të fituar më shumë para. Dhe për të përmbushur këtë qëllim do t’ju ndihmojë hëna e re në 4 korrik. Mund të kërkoni për një rritje rroge në dhjetë ditët që vijojnë, kjo do të jetë një nga mundësitë më të mira për të marrë rritjen që dëshironi. Mundësi të tilla për të përmirsuar pagën nuk do të vijnë më për një vit kështu që shfrytëzojeni! Jupiteri tek virgjëresha do t’ju inkurajojë duke qenë miqësor me plutonin kështu që organizohuni mirë dhe paraqituni me vetëbesim. Nëse ju nuk e përfitoni atë që doni, kjo do të jetë për shkak të buxhetit të ulët të punëdhënësit dhe jo për shkak të performancës suaj. Ju do të keni shanse për të rritur buxhetin që fitoni nëpërmjet punës, jo ato që mund t’ju dhurojnë, kështu që kijeni parasysh këtë.
Hëna e plotë në 19 Korrik do të fokusohet gjithashtu tek financat tuaja, këtë rradhë do t’ju duhet që paratë t’ja kerkoni bankës ose ndonje burimi tjetër si psh. Kredi, karta krediti, kompanie sigurimesh etj. Tani ndodheni në gjysmën e vitit prandaj do të donit të rishikonit shpenzimet tuaja me llogaritarin tuaj. Nëse jeni i vetëpunesuar, duhet të vlerësoni sa para ju shkojnë në taksa dhe sa do të kaloni në llogarinë tuaj të pensionit, ose kursimit. Do të jetë një ndjesi e mirë të shihni se si paraja juaj rritet. Pse të prisni derisa të vijë data e pagimit të taksave? Tani është momenti i duhur për t’u fokusuar tek financat tuaja. Kjo është një hënë e plotë, që do të thotë dicka është duke u realizuar. Tani do të mund të shikoni frytet e investimeve tuaja, nëse le të themi keni qenë duke ndërtuar një restorant ose
ndonjë biznes tjetër.
Në punë do të jeni shumë I zënë, sepse marsi do të ndriçojë shtëpinë tuaj të gjashtë të detyrave. Megjithëse shumë njerëzve korriku do t’ju duket si një muaj I ngadaltë, juve nuk do ju ndodhë kështu, pasi do ju duhet të punoni me afate kohore të limituara. Nëse jeni I vetëpunësuar, shumë klientë do të trokasin në biznesin tuaj.
Fundjava e 9-10 korrikut do të jetë fantastike nëse duhet të shisni, blini ose jepni me qera një pronë. Kjo falë planetit të fatit të mirë Jupiterit dhe diellit. Nëse ju duhet të  blini mobilje ose të kërkoni për një person me të cilin të ndani shtëpinë, kjo do të ishte koha ideale për ta bërë. Keni Jupiterin në sektorin tuaj të shtëpisë, por kjo gjë do të zgjasë deri në 9 shtator. Kapini tani mundësitë para fundit të kësaj date për rezultate më të mira.
Eklipset pasardhëse në 1 dhe 16 Shtator mund t’jua bëjë planet më të mundshme dhe t’ju lejojë të nisni menjëherë pasi këto eklipse të mbërrijnë. Këtë muaj Mërkuri, mbrojtësi juaj, do të jetë shpirti i bisedës gjatë gjithë muajit. Në 5 Korrik, Mërkuri do të jetë në një kënd hyjnor me Neptunin, duke ju shtuar kreativitetin këtë ditë. Gjeneroni sa më shumë ide. Në 7 Korrik, Mërkuri do të ketë një kundërvënie nga Plutoni, duke krijuar tension në lidhje me paratë. Mundohuni të keni nerva të çelikta – gjërat do të shkojnë në vendin e vet. Dukush mund të jetë tepër insistues që ju të bëni një pagesë ose t’ju detyrojë të pranoni kushte me të cilat ju nuk jeni dakord. Mundohuni të rezistoni.
Ne 8 Korrik, Mërkuri dhe Jupiteri do të rreshtohen në një mënyrë shumë të bukur – bini, shisni, ose negocioni. Kjo është një ditë me fat. Gjatë 10 Korrikut, Mërkuri do të jetë në një kënd të shkëlqyre me Marsin, prandaj bëjini sytë katër për mënyra si të bëni më shumë para. Në 18 Korrik, Mërkuri do të jetë në një kënd ideal me Saturnin – bëni një premtim ose firmosni dokumenta, pasi kjo marrëveshje do t’i qëndrojë testit të kohës. Në 26 Korrik, Mërkuri do të dërgojë një mesazh Uranusit për të krijuar një ditë madhështore për sa i përket progresit në karrierë dhe fitimeve. Së fundmi, në 29 Korrik, Mërkuri do të jetë në kundërshti me Marsin – kujdes të mos thoni diçka të pakëndshme personave tuaj të dashur.
Romanca do të afrohet pranë jush pasi Venusi të hyjë në shenjën e Luanit, në 11 Korrik deri në 4 Gusht dhe mundësitë tuaja më të mira për eksperienca emocionuese do t’i gjeni nëse dilni në ajër të pastër diku jashtë qytetit. Udhëtimet e shkurtra do të jenë magjike për jetën tuaj dashurore, qofshi beqarë ose në një marrdhënie. Shënojeni fundjavën e 23 – 24, kur Mërkuri në shenjën e Luanit do të përfitojë një rreze verbuese nga Uranusi në shenjën e Dashit në 26 Korrik (gjatë fundjavës, energjia e këtyre dy planetëve do të krijojë avuj dhe ju do ta ndjeni para kohe). Miqtë mund të kenë plane të mëdha për ju – hapni veshët dhe bashkohuni me ta!
Gaforrja
Teksa fillon muaji i ditëlindjes suaj, 4 trupa qiellorë do të mblidhen në shenjën e Gaforres. Mërkuri, Venusi, Dielli, hëna e re në 4 Korrik në shenjën e Gaforres do të nisin një cikël të ri vjetor.
Kjo është shenja për të nisur diçka të rëndësishme për ju. Neptuni do t’ju frymëzojë dhe Marsi, që tani do të ndodhet në shtëpinë tuaj të pestë, do t’ju sjellë ndër mend zgjidhje kreative. Mund t’ju dalë përpara një pengesë në lidhje me qëllimet tuaja personale ose profesionale në formën e një konkurenti ose partneri, i cili nuk do të jetë plotësisht dakord me ju. Ky person fillimisht mund të duket i vështirë, por me anë të mbështetjes së fortë planetare diku tjetër në hartën tuaj, do të keni mjaftueshëm forcë brenda jush për të fituar me anë të një marrëveshje të ndërmjetme.
Brenda 4 ditësh nga hëna e plotë në shenjën e Bricjapit në 19 Korrik, ka gjasa të realizohet një partneritet ose një martesë. Mund të fejoheni ose martoheni, ose t’i jepni një premtim personit me të cilin jeni duke dalë. Një alternativë është që mund të bini dakord për një partneritet në karrierë dhe të nisni bisedimet për mënyrat se si kjo mund të funksionojë.
Në aspektin profesional, ju mund të krijoni një partneritet biznesi, ose të punësoni një ekspert, si psh. një publicist ose një agjent, apo dhe një avokat të specializuar në fushën ku ju duhet ndihmë në biznesin tuaj. Kjo hënë e plotë do të jetë në kënd ideal me Marsin, pra është e qartë se jeni gati për të vepruar. Saturni, drejtuesi i Bricjapit, është gjithashtu në kënd të mirë. Edhe pse paksa larg, ai mund t’u shtojë stabilitet zgjedhjeve tuaja. Megjithatë, Plutoni do të jetë në kundërshti me Diellin dhe i bashkuar me hënën, prandaj hapni sytë në lidhje me paratë tuaja dhe mënyrën si ato po shpenzohen.
Do të ishte mirë që firmosjen e dokumentave ta lini për në Gusht meqë Korriku ka disa tendenca të kundërta. Këtë hënë të plotë do të jeni të fortë, por kështu do të jenë dhe të tjerët. Të bini dakord me dikë mund t’ju kushtojë shumë energji. Mos jini të rrëmbyer kur flisni me një shef. Zgjidhini fjalët tuaja me kujdes.
Për sa i përket jetës dashurore, periudha më e mirë për ju do të jetë kur Venus të jetë në shenjën e Gaforres nga 1-10 Korrik. Një ditë e vecantë për t’u përmendur do të jetë 6 Korriku, kur Venusi do të jetë në shenjën tuaj dhe Marsi në shenjën e Akrepit, gjë që do të sjellë mundësi të shkëlqyera për lumturi. Një tjetër ditë e artë do të jetë 8 Korriku, kur Mërkuri, lajmëtari i shpejtë dhe Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të jenë në sinkronë. Po në këtë ditë, mund të merrni një lajm shumë të mirë nëpërmjet email-it ose një letre, ose do t’ju kërkohet të firmosni disa dokumente. Pranoni cdo ofertë sepse ka një mundësi të lartë suksesi. Sugjerohen edhe udhëtimet, prandaj prireni të largoheni të premten në darkën e 8 Korrikut për të qëndruar sa gjatë të dëshironi, me shumë mundësi deri në 17 Korrik.
Në karrierën tuaj, me Marsin që fatmirësisht kthehet drejtpërdrejt (që prej 29 Qershorit), ju do të shihni progres befasues. Mund të keni qenë i irrituar me ecurinë e gjërave, meqë Marsi ka qenë në tërheqje që prej 17 Prillit. Qëndroni në hapat tuaj dhe vazhdoni t’i mblidhni sukseset tuaja edhe pse mendoni se askush nuk po i vë re. Të jeni i sigurtë se shefat po ju kushtojnë më shumë vëmendje nga ç’e mendoni. Nga Tetori mund të jeni gati për një ngritje në detyre, ose nëse jeni i vetëpunësuar, përgatituni të sillni një klient të ri prestigjoz. Nga ana romantike, Korriku mund të jetë një muaj i jashtëzakonshëm, pasi Marsi tani po lëviz në sektorin tuaj të dashurisë duke sjellë disa nga mundësitë më të mira të vitit. Nëse po shpresoni të pajtoheni me dikë që dashuroni të cilin e keni humbur, bëjeni tani lëvizjen tuaj. Nëse nuk jeni të lidhur, mundohuni të socializoni tani, para se jeta e punë të bëhet aktive në Gusht. Për të gjithë Gaforret, pavarësisht statusit të tyre, udhëtimet e shkurtra e të shpejta pranë shtëpisë suaj duket se ndizen nga zjarret e dashurisë, sepse Jupiteri është pozicionuar në sektorin tuaj të udhëtimeve me distancë të shkurtër, duke i bërë këto udhëtime jashtëzakonisht të këndshme.
Luani
Merreni me avash këtë muaj sepse planetet  në shtëpinë tuaj të 12 sugjerojnë se zhvillimet më të rëndësishme, do të ndodhin brenda jush, jo si ngjarje jashtë jush. Mendoni me kujdes për vitin e ardhshëm sepse viti juaj i ditëlindjes po vjen. Vendosni se cilët elemente do të doni të ndryshoni në vitin e ardhshëm cilat obligime apo punë të caktuara do të doni të përfundoni. Shtoni ëndrra të reja që do të donit t’i realizonit si në një afat kohor të shkurtër po ashtu edhe të gjatë. Me kaq shumë planete miqësorë në shtëpinë tuaj të 12 dhe në kontakt me nevojat tuaja të brendshme, mund të jeni edhe parashikues për njërëzit apo ngjarjet rreth jush. Nëse ndieni nevojën të flisni me një terapist për gjëra që ju kanë shqetësuar, 4 korriku dhe ditët e mëtejshme janë koha më e mirë.
I gjithë korriku do të fokusohet tek përkujdesja për trupin mendjen dhe shpirtin pasi Hëna e Plotë e 19 korrikut do ët sjellë fundin e një sërë trajtimesh që keni marrë për një shqetësim shëndetësor. Në të njëjtën kohë me Hënën e Plotë, do të jeni në finalizimin e një projekti të rëndësishëm. Hëna e Plotë do të jetë në orbitën e një Jupiteri miqësor, gjë që do të thotë se do të mund të keni disa përfitime të mira në punë dhe projekti juaj do të mirëpritet. Megjithatë, mund t’ju duhet t’i shtyni për më tej udhëtimet në mënyrë që të mund të kapni afatet e projekteve prandaj përgatituni për ankesa nga partneri. Mund të udhëtoni në fillim të korrikut për të shmangur Uranin ngatërrestar.
Afërdita do të kalojë në shenjën e Luanit në një kohë të mrekullueshme që do të jetë nga 11 korriku deri më 5 gusht. Kjo do të jetë edhe koha më e mirë për të bërë ndryshime në pamje. Në dashuri, Afërdita do të kujdeset që të jeni një magnet i vërtetë.
Përsa i përket shtëpisë, nëse jeni mërzitur nga progresi i ngadaltë, atëherë bëhuni gati sepse Marsi nuk do të jetë më në prapavijë dhe së shpejti gjërat do të fillojnë të ecin me shpejtësi.Shihni opsione të ndryshme dhe merrni shënime. Momenti më i mirë për të ndërmarrë veprimet që doni të bëni në lidhje me shtëpinë, do të jetë më 30 tetor.
Karriera do të ecë vërtet mirë këtë muaj. Reputacioni juaj do të jetë në rritje si një person vizionar dhe kreativ më 3 korrik, kur Neptuni dhe Dielli, sunduesi juaj, do të bashkëpunojnë për mrekulli. Më 10 korrik, ditën tuaj më të mirë të muajit, mund t’ju vijë nëj ide gjeniale që mund t’ju sjellë shumë përfitime. Prezantojeni këtë ide më 8 korrik sepse do të jetë e vështirë që dikush t’ju refuzojë.
Nëse jeni në një lidhje dhe po planifikoni fejesën, bëjeni diçka të tillë përpara se Urani të shkojë në prapavijë më 29 korrik. Urani është planeti që sundon sektorin tuaj të martesës. E njëjta këshillë vlen nëse do të përshini një partner të ri ose ekspert në biznes. Mundohuni të firmosni dokumentet më 8 korrik, kur Mërkuri dhe Jupiteri të jenë në kënd ideal.
Virgjëresha
Ju pret një muaj i lehtë dhe shumë social. Hëna e Re e 4 korrikut do të përgatisë vendin për ndriçimin e shtëpisë suaj të miqve, argëtimit dhe festave. Kjo Hënë e Re do të shoqërohet nga Dielli, Mërkuri që është sunduesi juaj dhe Afërdita, që do të sigurohet që të kapni mundësitë e mrekullueshme që do t’ju jepen prandaj largohuni nga tryeza e punës dhe bëni gati valixhet. Nëse jeni çift, partneri do të dojë t’ju bashkohet dhe do të shihni që do të kaloni një kohë të magjishme mes miqsh. Ju jeni të përkushtuar ndaj punës dhe jeni gjithnjë të shqetësuar për projektet që keni për të përfunduar. Por, këtë muaj, mund t’i ktheni kurrizin karrierës ose shqetësimeve dhe të relaksoheni me bindjen se nuk po humbni një çast të rëndësishëm.
Fundjava e 9-10 korrikut do të jetë e mrekullueshme pasi Dielli i cili ndodhet në sektorin tuaj të ngjarjeve, shpresave dhe dëshirave, do të takohet me Jupiterin, i cili ëhstë në shenjën tuaj. Mund edhe të bini në dashuri këtë fundjavë. Duket se keni plane përsa i përket situatës suaj të të jetuarit. Nëse është vërtet kështu, këtë fundjavë do të gjeni hapsirën ideale për të blerë apo marrë me qera ose nëse duhet të shisni, do të gjeni blerësin e duhur.
Deri më 19 korrik, do të keni sy vetëm për një person-atë që dashuroni. Kjo mund të jetë koha kur mund të vendosni t’i përkushtoheni më shumë njëri-tjetrit ose të vendosni të bëni një fëmijë. Nëse doni të bëni një udhëtim të vogël, kjo ëhstë koha e duhur.
Nëse po prisni të shkoni me pushime, fillimi i korrikut nga data 1 deri më 10 do të jetë koha më e mirë për të shkuar në një vend të largët, mundësisht pranë ujit. Afërdita sundon shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimeve dhe do të jetë në kontakt miqësor me Jupiterin më 1 korrik. Më tej, më 5 korrik, Afërdita e ëmbël do t’i dërgojë mesazhe Neptunit për të ndihmuar lidhjen tuaj që të rritet dhe të thellohet.
Ky aspekt i ëmbël do të vijojë edhe më tej. 6 korriku do të sjellë një bashkëpunim vërtet seksi mes Afërditës dhe Marsit duke ndezur shumë shkëndija. Më korrik, Mërkuri do të takohet me Jupiterin duke u siguruar se do të adhuroni çdo destinacion që do të vizitoni. Çfarë jave! Dhe kjo do të vazhdojë deri më 10 korrik kur Dielli të jetë në kënd ideal me Jupiterin duke bërë që udhëtimi juaj të jetë luksoz dhe i paharrueshëm e pse jo edhe romantik.
Përsa i përket karrierës edhe këtë muaj do të keni ditë mjaft të mira. E para do të jetë më 8 korrik kur një email ose telefonatë do t’ju entuziazmojë ndërsa dita e dytë e artë për karrierën, do të jetë më 26 korrik. Kjo e dyta do të sjellë lajmë kaq të mira nga hiçi, sa do të mbeteni pa fjalë.
Peshorja
Keni dashur gjithë këtë kohë të ndërroni vendin e punës por keni qenë në dyshim se kur duhet ta bëni? Ky është muaji i duhur, porsa hëna e rë të shfaqet më 4 korrik. Deri atëhere do rrethoheni nga një kurorë yjesh, sidomos në shtëpinë e dhjetë të arritjeve, çmimeve dhe famës. Do keni të gjithë suportin që ju duhet për të zbulua rmundësi prestigjoze punësimi. Ruajeni fillimin e korrikut për të organizuar takime pune. Jupieteri do jetë në një kënd përshtatshëm me hënën e re, gjë që tregon se një person i fuqishëm prapaskene do ju ndihmojë të avanconi me njohuritë tuaja. Zgjidhni datat 5-6-7 për intervista pune.
Shtëpia do jetë në vëmëndjen tuaj porsa hëna e plotë të arrijë në Bricjap, pra rreth dy ditë plus-minus 19 korrikut. Nëse kishit planifikuar piktorët, apo dekoratorët, tani gjërat duket se marrin formë për të shkuar drejt përfundimit. Planeti Mars do jetë miqësor, kështu që do keni një shpëthim energjie me të cilën do përballeni, por pa merak, sepse do keni dhe mundësitë financiare për t’i përballuar këto ndryshime. Të gjitha sakrifticat tuaja për të përcaktuar vlerën e pronës do shikojnë frytet e tyre këtë muaj. Ndonëse shpenzimet mujore do jenë të larta, gjërat do qetësohen në gusht. Frika se do mbeteni pa para, frikë që e keni patur këto 3 vitet e fundit, shumë shpejt do marrë fund.
Planeti i Venusit, që është dhe udhëheqësi juaj, do realizojë një takim romantic më 6 korrik, datë që konsiderohet si symbol i shkëndijës midis dy njerëzve. Në këtë ditë të gjithë njerëzit nën shenjën e peshores do shijojnë dashurinë, sidomos ata që janë ende single. Porsa Venusi të takojë luanin, nga 12 korriku deri më 5 gusht, do keni më shumë mundësi për të gjetur dashurinë, por edhe për të shijuar praninë e miqve. Këto janë ditët që do tërhiqeni nga karriera për t’u përqëndruar tek koha me veten tuaj. Më 20 korrik bëjini një premtim një njeriu të dashur tuajit.
Akrepi
Shumë planete po shkëlqejnë në drejtim të sektorit të udhëtimeve, kështu që nëse doni të shkoni në një udhëtim ky është moment i duhur. Sidomos në gjysëm e dytë të muajit. Muajin që vjen karriera do marrë frenat e jetës suaj, kështu që bëni mirë t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë. Gushti nuk do jetë periudha më e mirë për të qenë larg zyrës, pasi do duhet të jeni gjithë kohën gati për çdo të papritur që mund t’ju shfaqet. Hëna e re e 4 korrikut do sjellë Diellin, Venusin dhe Mërkurin në shtëpinë e 9-të. Të treja këto planete do sjellin mundësi të reja, si për shembull një pozicion të ri në publikim apo media, ose një mundësi për t’u afirmuar në nivele të tjera. Një tjetër opsion është dhe të filloni punë në një kompani të madhe jashtë vendit tuaj. 8 korriku do jetë data kur Mërkuri dhe Jupiteri do jenë në një sintoni perfekte gjë që do sjellë një tjetër mundësi perfekte për të udhëtuar ose për të takuar një shokun/ shoqen tuaj. Më specifikisht, do jetë data 9-10 ajo që do krijojë një kujtim të veçantë në memorjen tuaj. Mbajeni mend këtë moment si një moment me 5 yje.
Nëse angazhimet aktuale jua bëjnë të pamundur të udhëtoni, një alternativë tjetër është dhe të fokusoheni në çështje të tjera që ju interesojnë. E tillë është një shkollë e re ose një kurs i ri. Kjo ëështë gjithashtu një periudhë e favorizuar për çëshje gjyqësore.
Në hënën e plotë të 19 korrikut, do keni mundësi të bëni atë që nuk e keni bërë më herët në korrik. Nnjë shans i dytë për të udhëtuar dikur afër. Zgjidhni një vend në mal ose në det: nuk ka shumë rëndësi! Pavarësisht kësaj mundësie për të udhëtuar, një tjetër udhëtim do ndodhë për arsye profesionale ose biznesi. Për ata që janë në sektorin e shitjeve, korriku do jetë i mbarë. Nëse keni qenë duke punuar me një document, bëhuni gati ta përfundoni brenda 4 ditëve që nga 19 korriku. Gjithsesi hëna e plotë do nxisë Uranin, i cili do shkaktojë një tronditje të papritur në çështjet e punës. Një koleg ose asistent do sëmuret ose do heqë dorë nga puna, gjë që mund të “hedhë në erë” planet që keni bërë për pushime.
Ky muaj do jetë i qetë për dy arsye: Marsi, udhëheqësi juaj, do nisë të ecë në rrugën e duhur. Ky planet ka patur luhatje gjë që ju ka shkaktuar dhe probleme në aspektin professional. Është moment që të bëni një lëvizje për t’i treguar botës sesa i aftë jeni. Përdoreni korrikun, sidomos pjesën e dytë t ëmuait, për të patur takime të rëndësishme. Më 22 korrik Dielli do vendoset në shtëpinë e dhjetë të famës. Tregohuni guximtarë më 26 korrik dhe rrezikoni me një ide të re, pasi në këtë moment ajo ide do materializohet.
Shigjetari
Ky muaj do të sjellë lajme të mira si nga ana sentimentale, ashtu edhe nga ana financiare. Pas Hënës së re në 4 korrik, do të shikoni sesi burimet tuaja të të ardhurave do të rriten. Shtëpia juaj e tetë e komisioneve, honorareve dhe pagesave do të jetë tepër energjike dhe frytdhënëse. Jupiteri do të jetë në kënd të përsosur me katër trupat qiellorë në shtëpinë tuaj të tetë. Jupiteri dhe Plutoni do të jenë nëharmoni, duke bërë të mundur që të arrini të përmbyllni një marrëveshje të madhe dhe prestigjioze. Dita ideale për të nënshkruar një kontratëështë 8 korriku. Dielli do të jetë në kënd ideal me Jupiterin më 10-11 korrik, prandaj vendimet e marra në këto ditë do të jenë të arta për ju. Nëse keni patur një konflikt me një person apo gjyq, ai person do të shfrytëzojë rastin për t’iu kërkuar një shumë të madhe parash. Por, nëse tregoheni të zgjuar do të dini si ta ndaloni këtë person. Hëna e Plotë në 19 korrik mund të sjellë një ndryshim përfundimtar në financat tuaja.
Nga ana shëndetësore, kjo është koha e duhur për të bërë ndërhyrjet që keni nevoje. Shtëpia juaj e tetë, shtëpia e transformimeve iu sugjeron se kjo është koha më e mirë për të vendosur me mjekun tuaj procedurat që duhet të bëni. Jeta juaj sentimentale do të rikthehet në rrugën e duhur. Tashmë që Marsi, planeti që sundon shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë, po ri-afrohet në shenjen tuaj. Ju mund të keni disa takime të këndshme, por ende asgjë të rëndësishme.
Urani, planeti i të papriturave do të ndikojë tek shenja juaj deri në fund të dhjetorit. Ju mund të jeni në dyshime se çfarë duhet të bëni me marrëdhënien tuaj aktuale dhe të paqëndrueshëm gjatë kësaj periudhe. Merrni kohën e nevojshme për të marrë vendimin e duhur. Për të gjithë ata që janë beqarë, njohjet e reja premtuese do të vijnë pas tetorit. Nëse tashmë e keni një marrëdhënie të fortë, atëherë kjo gjë nuk do të ndikojë tek ju. Nëse marrëdhënia juaj është e paqartë, atëherë me shumë gjasa do të shkëputeni nga partneri për një farë kohe.
Bricjapi
Këtë muaj keni shumë planete në favor të shtëpisë suaj të marrëdhënieve dhe martesës. Nëse keni në plan të fejoheni apo të martoheni, kjo është periudha perfekte. Hëna e re në 4 korrik, Venusi dhe Mërkuri do të bashkëpunojnë në shenjën tuaj. Neptuni do të nxjerrë në pah ndjenjat tuaja dhe do t’iu frymëzojë për të bërë gjëra të reja. Në të njejtën kohë, Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit, iu sugjeron një muaj mjalti ose një udhëtim. Pas shfaqjes së Hënës së Re në 4 korrik, do të shikoni një zhvillim të lidhjes tuaj.
Nëse nuk jeni ende gati për tu martuar apo fejuar, atëherë këto planete iu favorizojnë nëçështjet financiare. Është periudha e duhur për të realizuar një partneritet të ri në biznes, të bashkëpunoni me një ekip të ri apo të bëni një marrëveshje frytdhënëse. Plutoni në Bricjap do të kundërshtojë Hënën e Re në shtëpinë e shtatë tëmartesës. Kjo do të thoë që njëri nga ju nuk është ende gati për të hedhur një hap të ri në marrëdhënien tuaj.
Përsa i përket punës, do të keni një konkurrent të fuqishëm i cili është i gatshëm të zerë vendin tuaj. Por, ju tashmë dini sesi të përdorni ftohtësinë dhe inteligjencën tuaj për të kthyer situatën në favorin tuaj. Si një shenjë e tokës që jeni, dini të jeni gjithmonë praktikë dhe të përballoni presionet e ndryshme. Gjithsesi, Jupiteri do t’iu ndihmojë t’i bëni ballë konkurrencës. Nga Hëna e Plotë në 19 korrik, Bricjapi do të realizojë diçka të rëndësishme. Kjo Hënë e Plotë ndodh vetëm një herë në vit tek shenja juaj, prandaj do të jetë një moment i rëndësishëm që mund të sjellë një ndryshim të madh për ju.
Ju keni kërkuar të ndryshoni punë, apo kushtet e punës ku jeni aktualisht, por muajt e fundit kjo gjë nuk është realizuar pasi Marsi ka qenë në prapavijë që prej 17 prrillit dhe deri më 29 qershor. Tashmë gjërat mund të ndryshojnë, pasi Marsi dhe Venusi do të bashkëpunojnë për të bërë të mundur ndryshimin që keni pritur. Urani do të shkojë në prapavijë më 29 korrik dhe do të qëndrojë në atë pozicion për rreth 6 muaj, por kjo për shenjën tuaj është mëse normale.
Në dashuri, nëse jeni në një marrëdhënie atëherë ky do të jetë një muaj shumë romantik për ju. Për të gjithë beqarët, ky muaj rezervon argëtim me miqtë dhe njerëzit e afërt. Një datë e rëndësishme në këtë aspekt është 6 korriku, e cila do të jetë një ditë e artë për të gjithë. Fundjava e 9-10 korrikut do të jetë një fundjavë premtimesh nga ana juaj. Dielli dhe Jupiteri do të sinkronizohen për t’iu dhënë ditët më të mira të muajit.
Këto data do të ndikojnë gjithashtu në financat tuaja, pasi do të merrni një shumë të madhe parash ato ditë. Krijimtaria juaj këtë muaj do të jetë në kulmin e saj dhe do t’iu sjellë shumë përfitime. Gjithsesi, mos nënshkruani asnjë dokument apo marrëveshje në datën 16 korrik pasi Urani do të jetë në kundërshtim me Diellin dhe kjo mund të bëjë që të humbisni para. Korriku do të jetë një muaj që ka shumë për të ofruar për Bricjapin, prandaj shijojeni.
Ujori
Të tjerët mund të jenë jashtë zyrës me pushime, por ju duheni aty, ndaj planifikoni të punoni shumë fort, të paktën gjatë 3 javëve të para të Korrikut. Ju nuk do ta mendoni dy herë, duke qenë se me Marsin që ndriçon në krye të tabelës në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe nderimeve, puna që ju do të bëni tani ,mund t’ju çojë drejt një promovimi të madh. Profili juaj do të jetë i lartë dhe të gjithë sytë do të jenë mbi ju. Hëna e re do të jetë në shtëpinë tuaj të gjashtë këtë muaj dhe do t’ju sjellë projekte të reja- mjaft të dëshmoni se ju mund të bëni një super punë. Neptuni- planeti i kreativitetit, do të jetë në një kënd të mirë me këtë Hënë të Re, ndaj nëse shtoni vulën tuaj të origjinalitetit në projekt, ju do të shpërbleheni edhe me më shumë para. Financiarisht, momenti juaj ka ardhur, dhe i gjithë muaji do të jetë gati-gati si një magnet parash.
Për më tepër, në Hënë e Re të 4 Korrikut (me ndikim të fortë për 10 ditët më pas) ju do të keni një rreze të bukur nga Jupiteri në shtëpinë tuaj të komisioneve, tarifave, përparimeve dhe llojeve të tjera të parave që do të mbërrijnë me një check të madh. Kjo tregon se puna që ju jeni duke bërë tani do t’ju sjellnjë shpërblim të menjëhershëm. Nëse jeni i vetpunësuar, një përparim bujar mund të vijë te ju si rezultat i një dorëshkrimi të lëshuar këtë muaj, ose falë ndonjë projekti të veçantë që do të sjellë një tarifë të kënaqshme. Nëse punoni për të tjerët, ju do të paguheni me bujari, ndoshta edhe më vonë, kur ju të jeni të hapur për një promovim pas Hënës së Re të 30 Tetorit, dhe në atë kohë do të jeni në gjendje për të negociouar përfitime të shkëlqyera.
Mbani mend: Përpjekjet serioze që do të merrni në çdo Hënë të Re të këtij muaji, 4 Korriku (dhe brenda 10 ditëve pas shfaqjes së saj) do të kenë fuqinë të ndikojnë pozitivisht te ju për një vit ose edhe më shumë. Ju jeni në një përpjekje të shpejtë për të ndjekur shkallët tuaja të suksesit, kështu që qëndroni optimist dhe ruani përqëndrimin.
Gjithashtu në Hënën e Re, ju keni Plutonin në hije duke ju shkaktuar një problem të mundshëm, në çështjen e një personi xheloz që vepron pas krahëve tuaj, i cili mund të jetë duke u përpjekur të marrë meritat për punën tuaj të mirë, ose t’ju vjedh një mundësi karriere që është duke ardhur për ju. Kjo duket të jetë një lëvizje politike, ndoshta nga brenda kompanisë suaj apo nga një konkurrent juaji në rast se jeni i-e vetpunësuar. Do të jetë shumë e vështirë për t’u identifikuar gjërat që po bëhen në fshehtësi, sepse ky person nuk do të veprojë hapur. E vetmja mënyrë për t’u përballur me këtë person është që të ju të vazhdoni të bëni një punë të mrekullueshme, në mënyrë që askush të mos ketë asnjë arsye për t’ju kritikuar. Jini praktik, të vetdijshëm për njerëzit që keni rreth vetes dhe kini besim- veprimet e këtij personi me vonë do të provojnë që janë patetike.
6 Korriku do të jetë një datë magjike në karrierën tuaj, kur ju të merrni duartrokitje dhe lavdërime nga një person VIP, falë ndihmës së përbashkët nga Venusi dhe Marsi. Nëse keni një intervistë pune apo një ide për të prezantuar, planifikojeni atë për në 6 korrik.
Hëna e Plotë e 19 Korriku do të jetë te Bricjapi, në shtëpinë tuaj të 12-të të sekreteve, ndaj kjo mund të jetë koha kur ju mund të zbuloni sjelljet qesharake të një personi, nëse është një person i tillë pranë jush. Ose, kjo mund të jetë koha kur ju mund të ndiheni pak e lodhur dhe të ndjeni se i keni shpenzuar të gjitha energjitë tuaja. Do të keni nevojë për pushim. Sërish, në një muaj kur popullariteti juaj në punë nuk mund të jetë më mirë se kaq, ju mund të merrni publicitet më të favorshëm për ju, duke qenë se Marsi- në shtëpinë tuaj të 10-të të famës, do të jetë në një kënd ideal me këtë Hënë të Plotë 19 Korrik-dhe lavdia që ju do të merrni mund të jetë mjaft emocionuese dhe mund të shkaktojë gumëzhima për ju në gjithë industrinë tuaj.
A do të keni jetë personale? Po, sigurisht, pas 11 Korrikut kur Venusi të lëviz te Luani dhe te shtëpia juaj e 7-të e martesës, partneritetit dhe gjithë cështjeve të marrëdhënieve serioze. Nëse jeni në një lidhje, ju do të mblidhni disa prej yjeve më vezulluese në qiell dhe do t’i mbani ato në pëllëmbë të dorës suaj.
Mërkuri do të hyjë në të njëjtën shtëpi të martesës/partneritetit dhe Dielli do të bashkohet duke shkuar në shtëpinë tuaj të 7-të të angazhimit në 22 Korrik. Lidhja juaj do të përmirësohet së tepërmi në fund të muajit, kur Mërkuri të marrë një rreze shkëlqyese nga planeti juaj sundues, Urani, dhe në 26 Korrik ju mund të përfundoni gjithë punët e rëndësishme që keni bërë dhe të udhëtoni me njeriun tuaj të zemrës. Shkoni nëse mundeni, sepse ky do të jetë një udhëtim i paharrueshëm së bashku.
Peshqit
Ju keni pasur aspekte spektakolare të avancimit në karrierë këtë muaj dhe këto do të vazhdojnë, por në 3 javët e para të Korrikut, me një turmë të planeteve tërësisht të shndërritshme në sektorin tuaj të dashurisë, ju do të keni një shans të madh për t’u çuar nga tavolina e punës dhe për t’ju përkushtuar plotësisht dashurisë dhe argëtimit.
Muaji fillon me një shënim shumë të mirë: në 4 Korrik, ju keni shfaqjen e bukur të Hënës së Re, së bashku me rreshtimin spektakolar të planeteve, duke përfshirë dhe Diellin (vendosja e rendit), Venusin (dashurinë) dhe Mërkurin (lajme të reja). Jeta juaj dashurore mund të lulëzojë bukur në ditët që vijojnë Hënën e Re. Ju keni vërtet një tabelë të bukur për dashurinë, më e mira që keni parë këtë vit. Jupiteri do të jetë në një kënd ideal me këtë Hënë të Re, duke shtuar mundësinë e një romance mahnitëse.
Padyshim, plus kësaj, Plutoni do të kundërshtojë Hënën e Re të 4 Korrikut, ndaj kjo mund të tregojë se një mik nuk është entuziast rreth zgjedhjes së personit tuaj të zemrës dhe mund jetë shumë zhurmues rreth kësaj çështjeje. Shihni nëse ndonjë nga gjërat që thotë miku juaj është e vërtetë. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që personi që është duke përçuar këto mesazhe të jetë thjesht ziliqar për marrëdhënien tuaj.
Përgjatë gjithë muajit, Marsi do të vizitojë Akrepin (një shenjë shumë e përputhshme me tuajën) dhe do të ndezë sektorin tuaj të udhëtimeve të largëta. Ju mund të jeni në gjendje të merrni një pushim në ose ditët që pasojnë 6 Korrikun. Kjo do të jetë një kohë e këndshme për t’u larguar, duke qenë se Venusi dhe Marsi do të jenë në sintoni perfekte.
Çështjet e zemrës do të jenë të mira dhe në fundjavën tuaj më të mirë të muajit, 9-10 Korrik, Dielli, i cili është ende duke ngrohur sektorin tuaj të vërtetë të dashurisë, do të arrijë Jupiterin, planetin e fatit të mirë, në shtëpinë tuaj të martesës. Kjo fundjavë do të jetë fantastike- ndoshta një nga më të mirat e vitit- për një fejesë ose martesë. Nëse nuk jeni gati për një hap kaq të madh, në këtë fundjavë ju mund t’i bëni një premtim personit tuaj të zemrës.
Hëna e Plotë e 19 Korrikut do të ndriçojë shtëpinë tuaj të miqësisë. Nëse ju keni pasur probleme me ndonjë mik/mikeshëm kjo do të jetë koha për të pastruar ajrin dhe për të gjetur mënyrën për t’u afruar sërish. Ose, nëqoftëse të gjitha miqësitë janë të qëndrueshme, ju nuk do të keni probleme. Në vend të kësaj, ose përveç kësaj, ju me gjasa do të keni një ngjarje sociale, ndoshta një martesë, 4 ditë para ose pas 19 Korrikut. Marsi do të jetë shumë mirë i orientuar në këtë Hënë të Plotë, kështu që ju mund të udhëtoni për të mbërritur atje. Jupiteri do të jetë brenda rrezes për ta bërë ngjarjen më argëtuese dhe mjaft magjike. Gjithashtu jini të vëmendshëm sesa para jeni duke shpenzuar- mund të jenë më shumë nga sa supozoni. Do të jeni disi të tronditur lidhur me diçka që përfshin financat tuaja. Nëse ky mik është një mik i dashur për ju, të gjitha shpënzimet do të jenë të vlefshme. Ky mund të jetë ngjarje që ndodh një herë në jetë. /anabel.al/

Related

Horoskopi 6268874788523875254

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item