Hollande-Merkel: Dalja e Britanisë nga BE asnjë ndikim. Zgjerimi vazhdon!

Vendimi i Britanisë për daljen nga BE nuk ka ndryshuar asgjë në perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim. Ka qenë...


Vendimi i Britanisë për daljen nga BE nuk ka ndryshuar asgjë në perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim. Ka qenë ky mesazhi që kanë dhënë presidenti i Francës, François Hollande dhe Kancelarja gjermane Angela Merket gjatë Samitit të Parisit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
“A është procedura, e cila do të fillojë në vjeshtë mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, ajo që ka sjellë pasigurinë mbi perspektivën evropiane për të cilën janë mbledhur këtu sot vendet e Ballkanit? Nuk ka ndryshuar asgjë, ka vende që janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian. Pra, është e rëndësishme të riafirmojmë edhe njëherë faktin se vendimi britanik nuk vë në pikëpyetje angazhimet që lidhen me vendet e rajonit të Ballkanit”, deklaroi Hollande.
“Ka procese politike të cilat nuk janë të lehta, por unë së bashku me presidentin francez Francois Hollande dhe Federica Mogherinin theksojmë se perspektivat për anëtarësim për vendet e Ballkanit perëndimor mbeten. Vendimi i Britanisë së Madhe për Brexit nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me këtë. Kjo është ajo çka vendet kishin frikë.  Përkundrazi, ne po flasim për kushtet që ato duhet të përmbushin me qëllim që të avancojnë në procesin e integrimit”, deklaroi Merkel nga ana tjetër.

Related

Top Lajm 4131222183162267867

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item