Histori dezertimesh lindore: Impakti i Luftës së Ftohtë mbi lojën e futbollit

Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, një prej fenomeneve më të dëgjuara në Perëndim ishte ai i arratisjes nga vendet e Lindjes. Arratisja...


Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, një prej fenomeneve më të dëgjuara në Perëndim ishte ai i arratisjes nga vendet e Lindjes. Arratisja përfshinte të gjitha shtresat e shoqërisë, ku midis tyre pati edhe futbollistë. Pikërisht për këtë kategori njerëzish flitet ne rreshtat e mëposhtme. Ekzistojnë shumë rrëfenja për lojtarë që i përfshijnë këto dekada që bënë këto vendime jete dhe ndryshimi karriere. Në to përfshihen si disa prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit, ashtu edhe ato të atyre relativisht të panjohur.
Rasti i parë i këtyre arratisjeve nisi jo më vonë se 1949 dhe përfshiu një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit, lojtarin e kombëtares hungareze (ashtu si edhe çekosllovake) László (Ladislao) Kubala. Pas zotërimit të plotë komunist të Hungarisë në 1949, ai u arratis në Austri. Nga aty ai shkoi në Spanjë dhe ju bashkua Barcelonës. Pasi kreu pezullimin 1 vjeçar (më pas ky do të ishte pezullimi i zakonshëm për të arratisurit), ai shkëlqeu për klubin e ri dhe fitoi trofe, famë dhe pasuri gjatë rrugës. Spanja nën Gjeneralin Franco do ta përdorte shembullin e tij edhe si propagandë. Kubala u bë pionieri për arratisjet e ardhshme. Ai qe një shembull i dukshëm i dukshëm e asaj sesi mund të ishte jeta në Perëndim për ata që qenë në gjendje ta eksportonin talentin e tyre. Më pak se një dekadë më vonë, kryengritja hungareze e vitit 1956 do të hapte rrugën për valën e dytë të arratisjeve. Në të do të përfshihej lojtari më i madh i të gjitha kohërave i arratisur, kapiteni i Hungarisë Ferenc Puskás. Honvedi i Hungarisë, që ishte edhe baza e ekipit kombëtar të “Maxharëve të Mrekullueshëm”, kishte qenë jashtë vendit në përgatitje për ndeshjet e ardhshme të Kupës së Kampionëve në Spanjë kundër Athletic Bilbao. Për shkak të ngjarjeve politike, ata e vonuan kthimin. Eventualisht shumë u kthyen, por Puskas, bashkë me kolegët Sándor Kocsis dhe Zoltán Czibor vendosën të qëndronin në Perëndim, siç bëri edhe trajneri i Honvedit, Jenő Kalmár. Pas pezullimeve, Puskas ju bashkua Real Madridit të madh të Di Stefano, ndërsa Kubala bindi Kocsis dhe Czibor t’i bashkoheshin atij tek join him at Barcelona.
Do të kalonte një dekadë tjetër përpara se një tjetër lojtar i shquar i kombëtares hungareze të arratisej. Lojtari i Ferencváros Zoltán Varga u arratis teksa ishte me kombëtaren olimpike hungareze në Guadalajara gjatë Lojërave Olimpike të Meksikës 1968. Ai qe arratisur me besimin se do t’i ofrohej një kontratë me belgët e Standard Liège. Megjithatë, me ardhjen e tij marrëveshja u anulua. Më pas ai luajti në Gjermaninë Perëndimore me Hertha Berlin dhe Borussia Dortmund, me një periudhë të shkurtër ndërmjet me Aberdeen dhe Ajax Amsterdam, teksa kryente një ndalim në Gjermaninë Perëndimore për pjesëmarrje në një skandal mite.
Polonisë ju desh të përballej me arratinë e trios së Bytom polak Jan Banaś, Jan Liberda dhe Norbert Pogrzeba në 1966 përpara ndeshjes me suedezët e IFK Norrköping. Brenda një viti, Banaś u kthye dhe u fal nga autoritetet polake, ndërsa Liberda dhe Pogrzeba patën nga një periudhë të shkurtër paraqitjeje në futbollin holandez respektivisht me AZ Alkmaar dhe NAC Breda. Shpeshtësia e arrative u rrit në vitet Shtatëdhjetë, sidomos për sa u përket ish gjermanolindorëve të nxituë jo vetëm nga perspektiva e lirisë, por edhe rrogat e standardet më të larta të Bundesligës. Dyshja e portierëve të kombëtares U-21 gjermanolindore Jürgen Pahl dhe Norbert Nachtweih (të dy të Chemie Halle) përfituan që të arratiseshin teksa ishin në turne me kombëtaren në Turqi në nëntor të 1976. Pahl deklaroi se nuk kishte asnjë arsye politike për aktin e tyre, thjesht nevoja për të siguruar rroga më të mira. Ata u arratisën në Turqi dhe prej aty në Gjermaninë Perëndimore, ku ju bashkuan Eintracht Frankfurt (pasi kishin kaluar pezullimin e detyrueshëm 1 vjeçar). Nachtëeih do të luante më pas për Bayern Munich dhe shumë besojnë se do të kishte luajtur për Gjermaninë Perëndimore sikur të mos kish luajtur me U-21 gjermanolindore.
Lajos Kü i Hungarisë u arratis nëpërmjet Jugosllavisë në janar të 1977 dhe gjeti rrugën drejt klubit belg Club Brugge. Ai arriti finalen e Kupës së Kampionëve me klubin e tij të ri përballë Liverpool në 1978. Gjërat morën një kthesë qesharake kur ndeshja u transmetua në Hungari. Komentatori televiziv do ta shqiptonte emrin e tij me një aksent francez për të shmangur nga vëmendja e audiencës çdo referencë për Kü se ishte hungarez.
Jörg Berger, Menaxheri i kombëtares gjermanolindore Under-21, përfitoi nga një ndeshje në Jugosllavi për t’u arratisur dhe shkuar në Gjermaninë Perëndimore në 1979. Ai do të vazhdonte më pas të kishte një karrierë të gjatë menaxheriale në Bundesliga, por u krëcënua nga STASI. Supozohet se ai bile i mbijetoi një tentative për ta helmuar. Një herë, në një intervistë, ai injoroi presionet e lidhura me trajnimin. Ai e realizoi arratinë e tij nëpërmjet Jugosllavisë me një pasaportë false dhe tha se polici kufitar e njohur, por gjithsesi e la të kalonte. Berger e konsideronte këtë të ishte presion i vërtetë dhe jo stresin e humbjes së ndeshjeve. Gjermanolindori Lutz Eigendorf përdori një miqësore midis Dinamo Berlin dhe Kaiserslautern për t’u larguar në Perëndim. Me 20 mars 1979, pas miqësores, teksa skuadra po udhëtonte në kthim drejt Lindjes, ai zbriti në një stacion dhe mori një taksi drejt Kaiserslautern për t’ju bashkuar klubit. Është thënë se STASI e mori shumë për keq arratisjen e tij, për faktin se Dinamo Berlinit ishte nën kontrollin e tij. Me 5 mars 1983, Eigendorf u përfshi në një aksident me makinë dhe vdiq dy ditë më pas, me 7 mars, në moshën 26 vjeçare. Shumë qenë dyshues lidhur me rrethanat e aksidentit dhe akuzuan STASI-n se e kish inskenuar atë. Në 2010 një ish spiun gjermanolindor rrëfeu se ai qe urdhëruar nga STASI për ta vrarë Eigendorf, por ai nuk kish vepruar kështu.
Mbrojtësi kombëtares rumune dhe i Rapid Bukureshtit Dan Coe vdiq në mënyrë të ngjashme në rrethana të dyshimta. Atij i qe dhënë autorizimi nga qeveria rumune për të udhëtuar drejt Belgjikës në 1980 (Ai kishte luajtur tek Antëerp në fillimin e viteve Shtatëdhjetë). Nga Belgjika ai shkoi në Gjermaninë Perëndimore, kërkoi azil politik dhe jetoi në Köln. Me 19 tetor 1981, ai i gjet pajetë në apartamentin e tij. Qe e paqartë nëse kish kryer vetëvrasje apo qe vrarë, por shumë akuzuan sigurimin shtetëror rumun për të dytën. Pak përpara vdekjes, ai kishte dhënë një intervistë për Radion Europa e Lirë.
Të arratisur të tjerë rumunë si Viorel Năstase dhe Marcel Răducanu (të dy me ekipin e ushtrisë Steaua Bukureshti), si edhe Alexandru Sătmăreanu qenë me fat në shmangien e të njëjtit fat. Năstase u arratis në vjeshtëm e 1979, kur Steaua ishte në Kupën e Kupave kundër zviceranëve të Young Boys. Pas pezullimit të tij, ai luajti për TSV 1860 Munich në Bundesligë dhe pati gjithashtu një periudhë të shkurtër paraqitjeje në Itali me Catanzaro. Alexandru Sătmăreanu i Dinamo Bukureshtit u arratis në Perëndim në 1980 dhe ju bashkua gjermanoperëndimorëve të Stuttgart. Ai mori një dënim 10 vjet burg për veprimin e tij. Në Gjermaninë Perëndimore ai ndërroi emrin e tij në origjinalin hungarez: Alexander Szamatari (pasi ishte hungarez etnik). Marcel Răducanu u arratis në gushtin e 1981, kur ekipi kombëtar rumun luante një miqësore kundër Borussia Dortmund. Do të vazhdojë të luajë me Dortmund deri në 1988. Përderisa Răducanu kishte gradën e kapitenit në ushtrinë rumune, ai u dënua me 6 vjet burg në mungesë.
Treshja gjermanolindore dhe e Dinamo Dresden Gerd Weber, Matthias Müller dhe Peter Kotte nuk qenë aq me fat. STASI i arrestoi ata në aeroport në janar të 1981 përpara një turneu ndeshjesh miqësore të Dinamo Dresden në Agjentinë. Weber kishte qenë në kontakt me FC Köln dhe kishte bërë plane. Ai u dënua me 7 vjet e 7 muaj. U lirua në 1989. Kotte dhe Müller u dënuan dhe u përzunë nga Dresden, por luajtën në liga më të ulëta. Kjo nuk e frenoi dyshen e Dinamo Berlinit Falko Götz dhe Dirk Schlegel të arratiseshin nga lindja. Dinamo Berlin do të luante me Partizanin e Beogradit me 2 nëntor të 1983 për Kupën e Kampionëve. Dyshja u fut në ambasadën amerikane në Beograd, kërkoi azil dhe u largua drejt Gjermanisë Perëndimore për t’ju bashkuar Bayer Leverkusen.
Në qershor të 1982, portieri i kombëtares polake dhe i Slask Wroclaw Jacek Jarecki ishte me kombëtaren e tij duke u përgatitur për Kupën e Botës në Spanjë dhe pati një shans të ishte një prej portierëve rezervë i saj. Ai fu largua nga Team Hotel për të kërkuar azil në Gjermaninë Perëndimore. Ai ju bashkua Fortuna Dusseldorf dhe më pas pati një periudhë të shkurtër tek Fortuna Köln. Situatata e lojtarit të krahut polak Cezary Tobollik qe e ndryshme. Ai u arratis teksa klubi i tij Cracovia Krakow ndodhej në Graz të Austrisë në verën e 1983. Nga atje ai ju bashkua klubit gjermanoperëndimor Eintracht Frankfurt. Për të shmangur pezullimin e zakonshëm 1 vjeçar, klubi i ri i pagoi klubit të vjetër të tij 6500 paund në kesh, ashtu si edhe materiale futbollistike dhe hokeji në akull me vlerë 25000 paund.
Pati gjithashtu edhe shumë dezertime drejt Perëndimit në fundin e viteve Tetëdhjetë, pak përpara rënies së Murit. Jürgen Sparwasser, i cili shënoi golin e vetëm fitues për Gjermaninë Lindore ndaj fqinjve perëndimore në Botërorin e 1974, u arratis në janar të 1988 teksa ndodhej në Saarbrucken të Gjermanisë Perëndimore për një turne veteranësh. Ai shkoi në një stacion policor dhe kërkoi azil. Dyshja e Çekosllovakisë dhe e Sparta Pragës Lubos Kubik dhe Ivo Knoflicek u arratisën teksa ndodheshin në turne me klubin e tyre në Gjermaninë Perëndimore verën e 1988. Në fillimin e sezonit të ri, Kubik ishte tek Fiorentina, kurse Knoflicek ishte tek St. Pauli në Gjermaninë Perëndimore. Me 12 nëntor 1988, në Milano, Polonia bëri një ndeshje bamirësie me Italian League XI. Prej aty, Andrzej Rudy i Polonisë fluturoi drejt Gjermanisë Perëndimore për të kërkuar azil dhe ju bashkua 1 FC Köln. Me 29 dhjetor 1988, qendërmbrojtësi i lirë i talentuar i Rumanisë dhe i Steaua Bukureshtit Miodrag Beloidedici (i cili ishte një serb etnik) u arratis në Jugosllavi dhe ju bashkua Crvena Zvezdas. Kur fitoi Kupën e Kampionëve më 1991 me të, ai u bë lojtari i parë i të gjitha kohërave që e fitonte trofeun me 2 klube të ndryshme (duke qenë se e kish fituar me Steaua në 1986). Duke qenë se ishte në ushtrinë rumune, u dënua me 10 vjet burg në mungesë. Në korrik të 1989, më pak se 4 muaj nga rënia e Murit, gjermanolindori Axel Kruse i Hansa Rostock u arratis në Danimarkë ku klubi i tij po luante ndeshjen e Intertotos me BK Copenhagen. Gjeti rrugën të kalojë në Berlinin Perëndimor dhe ju bashkua Hertha Berlinit. Ngjjashëm, treshja pak e njohur e Rapid Bukureshtit, Lucian Ilie, Gabriel Ciopolnea dhe Alexandru Aprodu u arratisën teksa ndodheshin në Suedi, ku Rapidi po luante një ndeshje të Kupës Intertoto.
Rënia e Murit të Berlinit në nëntor të 1989 shënoi fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë dhe të komunizmit. Teksa muajt kalonin, regjime të reja ndryshime politike dhe hapje i hapën rrugën faljes dhe riintegrimit të atyre qenë qenë arratisur. gjithashtu, ajo nisi një epokë transferimesh masive të lojtarëve europianolindorë në ligat perëndimorë. Nuk qe fakti që ata qenë të lirë të vepronin kështu, por në shumë raste klubet lindore qenë të detyruar të mbijetonin në një klimë dhe sistem politik të ri, përderisa nuk mund të mbështeteshin më tek shteti për t’i financuar dhe mbështetur ato.
Në një kohë kur klubet më të mëdha perëndimore po gjuajnë adoleshentë të talentuar nga Europa Lindore dhe vetë klubet europianolindore po rreshtojnë brazilianë, ky realitet gjatë viteve të Luftës së Ftohtë do të dukej si një univers alternativ nga një roman sci-fi. Do të dukej e paimagjinueshme të ndalosh dhe burgosësh (fjalë për fjalë dhe figurativisht) të talentuarin nga mundësitë më të mira në emër të ideologjisë, por e tillë ka qenë bota për shumë gjenerata futbollistësh.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Related

Dossier 6110715554722562683

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item