Hamza bin Laden - Djali i Bin Ladenit kërcënon SHBA se do të hakmerret për vrasjen e të atit

Hamza bin Laden, djali i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden, ka kërcënuar me hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara, për vrasj...


Hamza bin Laden, djali i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden, ka kërcënuar me hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara, për vrasjen e babait të tij.
Në një audiomesazh të ri të publikuar nga As-Sahab, që është krahu ushtarak i al-Kaidës, Hamza bin Laden thotë se amerikanët janë përgjegjës për vendimin e liderëve të tyre.
Më tutje, ai ka theksuar se grupi militant do ta vazhdoj luftën e shenjtë (xhihadin), kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të “shtypjes” amerikane të myslimanëve.
“Nëse mendoni se krimet mëkatare që i keni kryer në Abotabad kanë kaluar pa ndëshkim, atëherë ju keni menduar gabimisht”, tha Hamza bin Laden.
Osama bin Laden është vrarë në maj të vitit 2011, nga operacioni i Shteteve të Bashkuara në kompleksin e tij në Abotabad në Pakistan.
Vendndodhja e djalit të tij është e panjohur.
Analistët kanë spekuluar se ai ndoshta përgatitiet për ta udhëhequr al-Kaidën.

Related

Botë 8933844887285074776

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item