Grabitja në Rinas, pas djegies së mjetit autorët u larguan me fugon

Dalin në dritë fakte të reja në lidhje me grabitjen spektakolare në Rinas. Kontrolli i kamerave të vendosura në objekte të ndryshme në...


Dalin në dritë fakte të reja në lidhje me grabitjen spektakolare në Rinas. Kontrolli i kamerave të vendosura në objekte të ndryshme në segmentet rrugore pranë aeroportit të Rinasit, kanë zbuluar një fugon që dyshohet se është përdorur nga grabitësit.
Dyshimet e hetuesve janë se ky fugon është larguar në një rrugë dytësore paralele me atë Rinas- Qafë Kashar, për të ndaluar pranë kthesës së Bërxullit.
Aty furgoni ka marrë në drejtim të Laknasit, për t’u futur në zonën e Kamzës dhe më pas nuk ka asnjë informacion se kush ka qenë destinacioni i radhës. Dyshohet se këtë fugon, grabitësit e kanë përdorur pas djegies së mjetit tip “Benz” me të cilin u krye grabitja.
Por dyshimet e grupit hetimor janë se grabitësit mund të kenë përdorur më shumë se një mjet për ti shpëtuar gjurmimit të policisë, ndaj dhe kanë nisur verifikimet edhe për dy makinat e gjetura në ujërat e liqenit te Shkopetit.
Grupi hetimor i policisë së Durrësit dhe prokurori Florian Bonjaku, kanë parë nga afër veprimet për nxjerrjen e dy automjeteve “Mercedez- Benz”, të mbytur në liqenin e Shkopetit.
Një nga këto automjete dyshohet se është mbytur qëllimisht në liqenin e Shkopetit, gjatë mbrëmjes së të hënës. Ndërkaq në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka gjetur në makinë e djegur një vare si dhe një shishe me benzinë.
Paraprakisht dyshohet se vareja do përdorej për të goditur blindin nëse nuk do të ishte i hapur. Gjetja e varesë në automjet ngre dyshimet se është i njëjti grup që ka realizuar edhe grabitjen e 3.8 milionë eurove në Kashar, dhjetorin e vitit te kaluar. Asokohe vareja shërbeu për të thyer blindin teksa grabitësit nën kërcënimin e armëve mundën të merrnin paratë dhe të largoheshin. Kujtojmë që një ditë pas ngjarjes, policia gjeti edhe një paruke të përdorur prej grabitësve.

Related

Top Lajm 3230121719042814560

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item