Gjendja e emergjencës në Turqi, pezullohet Konventa e të Drejtave të Njeriut

Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme tremujore, qeveria turke vendosi të pezullojë përkohësisht aplikimin e ...


Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme tremujore, qeveria turke vendosi të pezullojë përkohësisht aplikimin e Konventes së të Drejtave të Njeriut. Neni 15 i traktatit ndërkombëtar të nënshkruar nga 47 shtete e parashikon mundësinë e shfuqizimit të përkohshëm për arsye të sigurisë publike, apo të një kërcënimi ndaj kombit.

Sipas zëdhënësit të ekzekutivit turk, e drejta e grumbullimeve dhe e manifestimit nuk do të anulohet. Nuk do të ketë ndalimqarkullimi dhe Parlamenti do të vazhdojë punën si normalisht. Më herët, kur njoftoi nga Pallati Presidencial në Ankara vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Recep Tayyip Erdogan u betua të pastrojë të gjithë ata që i quajti “viruse brenda forcave të armatosura turke”.

Lëvizja e tij lejon mbajtjen e zgjatur në paraburgim të gati 10 mijë personave të ndaluar që prej puçit të së premtes. Mbi 600 shkolla janë mbyllur deri tani në valën e masave shpaguese të qeverisë, e mijëra punonjës shtetërore janë pezulluar nga puna.

“Dua të theksoj se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka si qëllim të vetëm marrjen e masave të nevojshme përballë kërcënimit terrorist, me të cilin përballet vendi ynë. Ky vendim nuk bie ndesh aspak me demokracinë, ligjin dhe liritë themeltare”, tha Erdogan.

Fjalimit të kreut të shtetit turk, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier iu përgjigj duke e nxitur Ankaranë të ruajë sa sundimin e ligjit, aq edhe ndjenjën e proporcionalitetit, pas tentativës për përmbysje të pushtetit.

“Veprimin qeveritar duhet ta nxisë vetëm përfshirja e provuar në akte të paligjshme dhe jo dyshimet për anësi politike. Është e një rëndësie kyçe, që gjendja e emergjencës të jetë vërtet e nevojshme për këtë periudhë kohe, e t’i japë fund masave sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Frank-Walter Steinmeier, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Erdogani më herët paralajmëroi se, pas 50 mijë shkarkimeve e prangosjeve, do të ketë të tjera arrestime dhe pezullime, ndërsa vazhdon “gjuetia e shtrigave” për personat e dyshuar si të përfshirë në puçin ushtarak.

Related

Top Lajm 7611193454525388510

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item