Gara presidenciale, Trump zgjedh zëvendësin e tij

Republikani Doland Trump ka zgjedhur guvernatorin e Indianës, Mike Pence, si zëvendës presidentin e tij për garën elektorale. Kështu rap...


Republikani Doland Trump ka zgjedhur guvernatorin e Indianës, Mike Pence, si zëvendës presidentin e tij për garën elektorale. Kështu raportojnë mediat amerikan, pasi lajmërimi i pritshëm zyrtar nga fushata e Trump është shtyrë, për shkak të sulmit terrorist në Francë.

Burime të mediave thonë se Pence e ka pranuar ofertën, megjithëse të enjten në mbrëmje vetë Trump deklaroi për Fox News se nuk ka vendosur ende për partnerin në garë.

Sipas analistëve, zgjedhja e Pence është e zgjuar, pasi Trump shpreson që përmes këtij emri të qetësojë pjesën konservatore të partisë.

Madje, ata thonë se Trump nuk mund të bënte një zgjedhje më të sigurt pasi Pence, veçse guvernator i Indianës, ka edhe një eksperiencë 12-vjeçare në dhomën e përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Gjithsesi, pyetja kryesor është nëse Mike Pence do t’ia dalë që të ketë shkathtësinë retorike që të plotësojë rolin tradicional të partnerit të garës dhe mbrojtësit të të emëruarit.

Dihet që ai dhe Trump kanë disa mosmarrëveshje. Propozimi i Trump për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në SHBA u kundërshtua ashpër nga Pence, i cili gjithashtu është dakord me tregtinë e lirë, diçka që Trump e kundërshton. 

Related

Botë 4728122350878811969

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item