EDHE SOT BISEDIME MES PARTIVE, A DO TË KETË MARRËVESHJE?

Përfaqësuesit e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës sot sërish do të takohen në përpjekje që t’i tejkalojnë mospajt...


Përfaqësuesit e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës sot sërish do të takohen në përpjekje që t’i tejkalojnë mospajtimet që e pengojnë zgjidhjen e krizës politike.
Tema të bisedave ndërpartiake në këtë fazë janë pastrimi i Listës zgjedhore dhe reforma në media. Pritet edhe në këtë vazhdim të bisedave të marrin pjesë ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.
Ambasadori Bejli pas takimit të mbrëmshëm në rezidencën e BE-së në Përzhino deklaroi se ka përfunduar puna e mirë, por që ende nuk është arritur marrëveshje. Tha se është optimist dhe se bisedat vazhdojnë sot.
“Kemi pasur takim konstruktiv. Është bërë punë e mirë, por nuk është arritur marrëveshje. Vazhdojmë me punë. Nuk jam i dëshpëruar. Kur negociohet dhe bisedohet ndonjëherë nevojitet më shumë kohë. Jam optimist”, deklaroi Bejli.
Në këtë fazë të bisedave ndërpartiake marrin pjesë Artan Grubi nga BDI-ja, Imer Aliu nga PDSH-ja, Nikolla Todorov, nga VMRO-DPMNE-ja, Radmilla Shekerinska nga LSDM.

Related

Maqedoni 4674724054283340292

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item