E vërteta e ëndrrave para vdekjes

Historia është plot me dëshmi të ëndrrave apo vizioneve kuptimplota, që shoqërojnë ditët e fundit të jetës. Tanimë një studim shkencor...


Historia është plot me dëshmi të ëndrrave apo vizioneve kuptimplota, që shoqërojnë ditët e fundit të jetës. Tanimë një studim shkencor mbi këtë temë, duket se sugjeron se këto episode janë një proces i lidhur ngushtë me fundin e jetës, dhe se kanë një vlerë ngushëlluese. Duhet të saktësohet se studimi është kryer mbi një mostër të vogël të pacientësh (66) dhe nga një universitet pak i njohur, që i referohet Shoqërisë së Jezusit (Jezuitët ashtu si katolikët besojnë në jetën pas vdekjes). Prandaj kjo çështje kërkon studime të mëtejshme dhe distancën e nevojshme, por mbetet gjithësesi një studim interesant, sepse bën fjalë për një temë tërheqëse dhe ende pak të studiuar shkencërisht.
Dëshmitë e pacientëve
Të dhënat janë mbledhur duke intervistuar 66 të sëmurë terminalë në Qendrën e Kujdesit Paliativ në Çiktouaga, Nju Jork, mbi shpeshtësinë dhe përmbajtjen e ëndrrave dhe vizioneve të përjetuara në javët e fundit të jetës. Ky është studimi i parë që përfshin drejtpërdrejt autorët e ëndrrave:më herët, kërkimet në këtë fushë kishin mbledhur vetëm prova indirekte nga mjekët dhe të afërmit.
Fytyra të njohura
Ëndrrat që lidhen me të afërmit dhe miqtë e vdekur, ishin më të shpeshta në mesin e ëndrrave të raportuara nga pacientët:episode të këtij lloji janë quajtur “dukshëm më inkurajues” në krahasim me të tjerat, dhe qene gjithnjë e më të shpeshta me afrimin e vdekjes. Hipoteza është se këto ëndrra janë të karakterizuar nga realizmi dhe një domethënie intensive emocionale, duke patur një vlerë qetësuese për pacientët, dhe duhet të trajtohen në përputhje me rrethanat.
Dallimet
Është e rëndësishme, përfundon studimi, t’i dallojmë ato nga iluzionet dhe haluçinacionet, të cilat ngatërrohen shpesh. “Gjatë gjendjes së delirit humbet kontakti me realitetin dhe aftësia për të komunikuar në mënyrë racionale. Deliri është një situatë stresuese dhe e rrezikshme, dhe duhet të trajtohet nga pikëpamja mjekësore. Ndërkohë, ëndrrat që shoqërojnë fundin e jetës janë zakonisht inkurajuese, të ngjashme dhe shpesh shumë domëthenëse”- shkruajnë shkencëtarët./bota.al

Related

Psikologji 2455742615323429452

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item