Drogë me vlerë 15 mijë euro, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 41 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke të premten, ndërsa të shtunën u dërgua në burg për shkak se gjykatësi vlerësoi të ...


Një 41 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke të premten, ndërsa të shtunën u dërgua në burg për shkak se gjykatësi vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij.
Shqiptari akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike kanabis dhe posedim të kokainës.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ushtronte veprimtarinë e tij kryesisht në Patras, ndërsa drogën e kishte mbjellë në afërsi të fshatit Shën Nikolla në Agio.
Shqiptari u arrestua në momentin që mori 4 pako të vogla me kanabis me peshë 223 gram. Më pas, policia gjeti edhe një tjetër sasi droge prej 793 gram kanabis, si dhe 63 gram kokainë (fotoja nga droga e sekuestruar). Vlera e përgjithshme e drogës kap shifrën e 15,000 eurove.
Shqiptarit ju sekuestruar edhe 1,905 të përfituara nga shitja e drogës. Gjithashtu u konfiskua edhe automjeti i tij, si dhe dy telefona celularë.

Related

Kronika 1951781281556079227

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item