Çuditë nuk kanë të sosur! Arrestohet një grua 48-vjeçare në Tiranë, përndiqte sistematikisht të riun

Duket se çuditë nuk kanë të sosur në Tiranë. Një grua 48 vjeçare është arrestuar pas denoncimit se përndiqte një djalë rreth 17 vjet m...


Duket se çuditë nuk kanë të sosur në Tiranë. Një grua 48 vjeçare është arrestuar pas denoncimit se përndiqte një djalë rreth 17 vjet më të ri se ajo.
Burime zyrtare të policisë së Tiranës bënë me dije se u arrestua shtetësja E. Idrizi.
Mësohet se kjo e fundit, për rreth një vit me radhë ka përndjekur të riun me iniciale F.P., duke i shkaktuar atij edhe shqetësime në familje. Sakaq, burime pranë uniformave blu sqaruan se kallëzimi në polici është bërë nga familjarë të 31-vjeçarit.
Menjëherë pas kësaj, efektivë të Komisariatit Nr.2 bënë të mundur edhe vënien në pranga të gruas 48-vjeçare. Të njëjtat burime pohuan se të dy këta persona i kanë banesat në të njëjtën lagje.
Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj Idrizi nuk e ka pranuar akuzën që i është ngritur. Ajo është shfaqur e habitur teksa merrej në pyetje, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me 31-vjeçarin F.P. dhe familjen e tij. Ndërsa, burimet e sipërpërmendura thanë më tej se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një lidhje që ata mund të kenë pasur me njëri-tjetrin.
“Më datë 10.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja E. Idrizi, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike, duke i shkaktuar shqetësime në familje, shtetasit F.P., vjeç 31, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. Kurse, familjarë të 31-vjeçarit kanë treguar në polici se ndiheshin tepër të shqetësuar sa herë që përballeshin në rrugë me Idrizin, pasi sipas tyre, kjo e fundit edhe i kërcënonte ata.

Related

Shqipëria 7316172821784478931

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item