Cilat janë simptomat më të zakonshme të stresit kronik?

Nëse nuk trajtohet, stresi kronik mund të shkaktojë pagjumësi, ankth, dhimbje muskujsh, dëmtim të përgjigjes së sistemit imunitar dhe ...


Nëse nuk trajtohet, stresi kronik mund të shkaktojë pagjumësi, ankth, dhimbje muskujsh, dëmtim të përgjigjes së sistemit imunitar dhe hipertensionit. Simptoma të tjera të stresit përfshijnë gojën e thatë, sulmet alergjike, pëllëmbët e djersitura, luhatjet në peshë, çrregullimet në oreks, dhimbje gjoksi sipas Institutit Amerikan të Stresit.
Ndryshe nga episodet e vogla të stresit, stresi kronik është një lloj shumë i vazhdueshëm i stresit, që mund të zgjasë për periudha të gjata. Kjo e bën stresin kronik shumë të lodhshëm nga ana psikologjike, dhe mund të ketë efekte të mëdha negative edhe në aspektin fizik. Studime mbi stresin kronik, tregojnë se ai është një faktor kontribues për gjendje të rënda shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti dhe depresioni.
Stresi kronik shkaktohet ndonjëherë kur momentet normale të përditshme të nervozizmit nuk trajtohen siç duhet, përkundrazi injorohen. Ai mund të shkaktohet duke qenë dëshmitar apo duke u përfshirë në ngjarje traumatike. Në bazë të një vëzhgimi të fundit, afërsisht 33 përqind e amerikanëve nuk i diskutojnë çështjet e tyre stresuese me mjekët e tyre.
Një hap i rëndësishëm në menaxhimin e stresit, është identifikimi i shkaqeve të tij dhe ndryshimit të sjelljes së dikujt në trajtimin e tij. Dieta e duhur dhe rritja e aktivitetit fizik, mund të ndihmojnë në një menaxhim shumë të mirë të stresit. Një studim i kryer mbi mbrojtjen dhe dëmet nga stresi akut dhe kronik, sugjeron se stresi kronik mund të menaxhohet dhe trajtohet nëpërmjet ndryshimeve në stilin e jetës së dikujt, sjelljes e terapisë dhe në disa raste nëpërmjet ilaçeve./bota.al

Related

Shëndet & estetikë 911241209930641154

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item