ÇFARË SHERRI NË MOSKË: Rusi sulmon agjentin e CIA-s! (VIDEO)

Televizioni rus NTV ka transmetuar filmime ku shihet një rrahje mes policit rus dhe një diplomati amerikan, në hyrje të Ambasadës së ...


Televizioni rus NTV ka transmetuar filmime ku shihet një rrahje mes policit rus dhe një diplomati amerikan, në hyrje të Ambasadës së SHBA-ve në Moskë.

Ngjarja ende nuk është komentuar nga Ambasada amerikane. Informacionet e para për këtë sherr i publikoi Uashington Post në fund të qershorit, duke u mbështetur në deklaratën e diplomatit amerikan, i cili për incidentin akuzoi policin rus. Megjithatë, zyrtarët rusë thonë se diplomati ishte ai që sulmoi i pari, transmeton Portali Flurudha.

Në videon e transmetuar nga NTV shihet se si para hyrjes së ambasadës ndalon një taksi, nga ku zbret diplomati dhe niset drejt portës. Në atë moment, nga kabina e rojes del një burrë me uniformë, i cili i vërsulet diplomatit dhe e rrëzon përtokë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Rusisë deklaroi se polici ka kërkuar që të verifikojë identitetin e tij dhe të sigurohet se personi nuk paraqet kërcënim për ambasadën, por ai e goditi me bërryl në kokë. Ministria ruse e Punëve të jashtme pohon se diplomati në fjalë, në fakt është agjent i CIA-s./Flurudha

Related

Top Lajm 5852347926412383350

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item