Brexit, May në Berlin: Negociatat e largimit nuk do fillojnë në 2016

Theresa May ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të nisë negociatat zyrtare për largimin nga BE brenda këtij viti, pas takimit...


Theresa May ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të nisë negociatat zyrtare për largimin nga BE brenda këtij viti, pas takimit të mbajtur me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Duke folur në Berlin, kryeministrja britanike tha se “largimi me kujdes dhe rregull nga BE-ja do të kërkojë kohë”.

Por nga ana tjetër ajo insistoi se, Mbretëria nuk do të largohet nga Europa dhe është e prirur të ruajë “lidhje e ngushta ekonomike” me të.

Nga ana e saj, zonja Merkel tha se të dyja palët dëshirojnë të arrijnë rezultatin më të mirë për Britaninë, por bëri thirrje për më shumë qartësi sa i takon afateve kohore.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, zonja May tha se Mbretëria nuk e ka me nxitim nisjen e procesit 2-vjeçar të daljes nga BE-ja, duke theksuar se, “edhe pse kjo nuk pëlqehet nga të gjithë, është e udhës të jemi të kujdesshëm derisa gjërat të jenë më të qarta”.

“Procesi i përgatitjes për realizimin e Brexit do të kërkojë një punë serioze dhe të detajuar, por pavarësisht kësaj, Britania është e vendosur të ruajë marrëdhëniet e fuqishme ekonomike, tregtare dhe ato në aspektin e sigurisë me Gjermaninë, që është një partnere jetike dhe një mike e veçantë”, tha mes të tjerash May.

Ndërsa Merkel tha se, pret që negociatat e largimit të formalizohen, edhe pse u shpreh e vetëdijshme se Britanisë do t’i duhet kohë për t’u përgatitur.

“Duhet të dëgjojmë se çfarë kërkon Britania dhe të gjejmë përgjigjen e duhur ndaj kësaj kërkese. Britania nuk dëshiron të hyjë në një rrugë pa krye e po ashtu as Gjermania e as BE-ja”, tha Merkel.




Related

Botë 3570695978530095827

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item