Biblioteka Kombëtare dixhitalizon shtypin letrar të viteve ‘20-‘30

Një lajm i mirë vjen për të gjithë studiuesit, studentët, dhe pse jo edhe për kuriozët. Historia e shtypit shqiptar vjen tashmë më e plotë ...

Një lajm i mirë vjen për të gjithë studiuesit, studentët, dhe pse jo edhe për kuriozët. Historia e shtypit shqiptar vjen tashmë më e plotë dhe më afër lexuesit.


Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë njofton pasurimin e Bibliotekës Dixhitale me tituj të tjerë gazetash e revistash, ndër më të rëndësishmet në vitet ’30. Bëhet fjalë për revistat “Minerva”, “Përpjekja shqiptare”, “Agimi”, “Rilindja” dhe “Kalendari i vietës”. Përmes faqeve të këtyre organeve mund të mësosh shumëçka mbi situatën politike, ekonomike, sociale të kohës, rrymat ideologjike dhe filozofike që qarkullonin në Shqipëri, ashtu si edhe në gjithë Europën e asaj kohe.
Por ka edhe shumë kulturë. Përmes shfletimit të këtyre gazetave dhe revistave ndien kënaqësinë e leximit të krijimtarisë letrare të sa e sa poet- ëve e prozatorëve, që patën në këto vite kulmin e tyre krijues, ose u zbuluan pikërisht asokohe. Që nga Fishta te Koliqi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Migjeni, Petro Marko, Sterjo Spase, Vedat Kokona, Nexhat Hakiu etj. Mund të zbulosh të tjera dimensione të emrave të mëdhenj në lëmë të poezisë, prozës, përkthimit, kritikës.
E më së shumti në këtë të fundit, ku gjejmë të angazhuar që nga Kuteli, te Spasse, Kokona, Shuteriqi, Koça, Hakiu, etj., shumë prej të cilëve do të heshtnin me vendosjen e regjimit komunist dhe do të mbylleshin në guaskën e një lëmi të caktuar. Kush u mor vetëm me poezinë, të tjerë e lanë krijimtarinë dhe kritikën dhe u morën vetëm me përkthim.
Revistat e sipërpërmendura e të tjera të dixhitalizuara më parë nga BK të japin mundësinë e zbulimit, por edhe të krahasimit mes atmosferës krijuese dhe kritike të ‘80 apo ‘90 viteve më parë me atë të sotmen. Koleksionet e plota të revistave të dixhituara janë publikuar në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare (www.bksh.al), në seksionin “Periodikë” të Bibliotekës Dixhitale.
Ky proces, i cili vijon prej disa vitesh tashmë, u vjen në ndihmë jo vetëm për doruesve të tyre, duke u kursyer kohë dhe duke i shërbyer kudo dhe kurdo, por nga ana tjetër do të shpëtojë prej dëmtimit të mëtejshëm gazetat dhe revistat origjinale, në letër, mbi faqet e së cilave ka lënë shenjë koha dhe përdorimi i tepër.
Koleksionet e dixhitalizuara mund të shfletohen online dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, “kindle”, “book reader”, “smartphone”, “tablet” etj. Sipas specialistëve të Bibliotekës Kombëtare, bëhet fjalë për rreth 594 njësi të dixhituara, të cilat janë pajisur me Metadata, gjë që mundëson indeksimin e tyre nga motor- ët e kërkimit si “Google”, “Bing” etj., duke lehtësuar gjetjen e tyre të menjëhershme dhe adresimin në faqen elektronike të Bibliotekës Kombëtare nga çdo përdorues virtual. Titujt e rinj u shtohen koleksioneve të revistave të dixhituara më herët si, “Albania”, (1896-1913); “Dituria” (1909-1929), “Hylli i Dritës” (1921-1944), “LEKA” (1929-1944), “Përlindj’e Shqipnies” (1913-1914) dhe “Kalendari Kombiar” (1897-1928).
Në “e-Albanica” janë përfshirë edhe vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, antikuarë, dorëshkrime, harta dhe periodikë, të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, si dhe editimet dixhitale të botimeve të para të veprave të Naim Frashërit etj., të cilat lehtësisht mund të shfletohen në formatin e tyre elektronik.
ALMA MILE

Related

Kultura 2813831733171547444

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item