Atletja shqiptare, Luiza Gega shpallet nënkampione e Evropës

Atletja shqiptare Luiza Gega ka siguruar një medalje argjendi në Kampionatin Europian të Atletikës që u zhvillua në Amsterdam të Holandë...


Atletja shqiptare Luiza Gega ka siguruar një medalje argjendi në Kampionatin Europian të Atletikës që u zhvillua në Amsterdam të Holandës.

Gega u rendit në vendin e dytë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra, pasi e ndali kronometrin në kohën 9:28.52 duke thyer me rreth 4 sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë, pasi ka përmirësuar kohën që ajo vetë kishte vendosur më parë me kohën 9.31.

Kjo ishte hera e tretë që Luiza Gega provon të zhvillojë një garë të tillë shpejtësie dhe rezistence njëkohësisht, pas Golden Ligës së zhvilluar në Paris dhe kampionatit kombëtar në Shqipëri.

Gjithsesi atletja shqiptare arriti të kalojë finishin e dyta pas kampiones së Europës, gjermane Krause. Luiza Gega do të marrë pjesë edhe në lojërat olimpike të Rios që do të zhvillohen në gusht të këtij viti, në garën e 3000 metrave me pengesa.

Related

Top Lajm 3799599078010792706

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item