Arrestohet Gjergj Cukali, 50 mijë euro në muaj nga shitja e kokainës (VIDEO)

Prokuroria ka nxjerrë një urdhër-aresti për Gjergj Cukalin, i njohur si një ndër “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Arresti...


Prokuroria ka nxjerrë një urdhër-aresti për Gjergj Cukalin, i njohur si një ndër “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Arrestimi i tij mësohet se është bërë me kërkesë të policisë, pas një aksioni antidrogë. Bashkë me Cukalin mësohet se janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

Ky grup, sipas policisë, ka qenë nën hetim për një kohë të gjatë për trafik të lëndëve narkotike. Uniformat blu bënë të ditur se arrestimet kanë çuar në pranga një grup të madh kriminal. Në pranga kanë përfunduar 16 persona, si pjesë e operacionit të koduar "Tangent", ndërsa është sekuestruar një sasi kokaine.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmë në mesnatë një operacion të gjerë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogave të forta. Në pranga në kohë të ndryshme janë vënë 16 anëtarë të një grupi kriminal që shiste kokainë në disa zonë të kryeqytetit. Të arrestuarit e operacionit të koduar “Tangent” janë shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta ka edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.

Në pranga mbrëmë, në kuadër të këtij procedimi penal janë vënë 7 shtetas:
1. Gjergji Cukali, 37 vjeç, nga Tirana (i dënuar më parë për “Pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje”);
2. Artur Tarja, 36 vjeç, nga Tirana (i dënuar më parë për 'Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor');
3. Muharrem Kallushi,32 vjeç ,nga Tirana;
4. Vjollca Gjoka, 46 vjeçe, nga Tirana;
5. Gentian Balliu, 30 vjeç, lindur në Kurbin e banues në Tiranë;
6. Armand Gjoka, 50 vjeç, nga Tirana;
7. Krisald Kundraxhi, 29 vjeç, nga Tirana (i dënuar më parë për 'Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike').

Në kohë të ndryshme më herët, në kuadër të këtij procedimi, pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës janë arrestuar edhe 9 shtetas:
1. J. K., 26 vjeç, nga Tirana;
2. A. M., 37 vjeç, nga Prishtina;
3. J. B., 33 vjeçe, nga Prishtina;
4. H. T., 45 vjeç, nga Kavaja;
5. A. T., 27 vjeç, nga Kavaja;
6. J. H., 26 vjeç, nga Durrësi;
7. A. S., 26 vjeç, nga Korça;
8. G. Ç., 25 vjeç, nga Korça;
9. M. J., 33 vjeç, nga Tirana.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, Rruga “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”. Përmes veprimeve proceduariale, duke përdorur edhe medota speciale, Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike për këtë grup kriminal. Hetimet kanë provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.

Provat materiale te sekuestruara:
• 282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
• 25 telefona celularë;
• 5 automjete të markave te ndryshme;
• 15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave.

Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj. Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit. Për shtetasin Gjergji Cukali është ngritur edhe akuza “Falsifikim i dokumenteve”, pasi iu gjet dhe sekuestruan një kartë ID, patentë dhe pasaportë biometrike të falsifikuara.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të arrestuar në flagrancë do t’i dërgohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Related

Top Lajm 3047321645709836811

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item