Analistët: Ministri shqiptar i MPB-së, tallje me opinionin

Deklarata e përfaqësuesit të BDI-së në bisedime Artan Grubi, se pas përfundimit të mandatit të qeverisë kalimtare ministri i Brendshëm...


Deklarata e përfaqësuesit të BDI-së në bisedime Artan Grubi, se pas përfundimit të mandatit të qeverisë kalimtare ministri i Brendshëm do të jetë shqiptarë kas nxitur reagime. Analisti Arsim Sinani, e ka quajtur tallje me shqiptarët vlerësimin e këtij vendimi si historik për shqiptarët. Ai ka thënë se marrja e ministrisë së Brendshme nga një shqiptar në këto rrethana, do të shërbente për t’ia hedhur topin shqiptarëve se mbajnë përgjegjësinë e dështimeve në këtë sektor.
“Mendoj se zgjedhja e një ministri shqiptar të brendshëm me këtë rend kushtetues në Republikën e Maqedonisë nuk i faktorizon shqiptarët. Me një rend kushtetues të tillë, një ministër i brendshëm shqiptar do të ishte i dëmshëm për shqiptarët. Unë nuk mendoj se do të ishte e arritur , mendoj se është një mashtrim i radhës për shkak se Maqedonia po kalon një krizë dhe një ministër shqiptarë në këto rrethana nuk mendoj se i arsyeton veprimet”, tha Arsim Sinnani.
Pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë, Grubi paralajmëroi se pas përfundimit mandatit të qeverisë kalimtare, ministria e Brendshme do të merret nën drejtim nga zëvendës ministri shqiptar Agim Nuhiu.
“Një lajm shumë i mirë për shqiptarët por edhe për komunitetet tjera është se për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë, pas përfundimit të mandatit të qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve ministër i brendshëm do të jetë një shqiptarë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, deklaroi Artan Grubi, BDI.
Përcaktimi i kompetencave të Ministrit të brendshëm në qeverinë kalimtare ishte pika më problematike mes palëve që negociuan reformat për zgjedhje të besueshme.
Vjollca Aliti

Related

Maqedoni 7557363278420277327

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item