A e dini se Uji në Tokë është më i vjetër se Dielli

Meqënëse uji është një nga ingredientët kryesorë të jetës në Tokë, shkencëtarët duan ta dinë si arriti aty. Një teori ishte që uji në si...


Meqënëse uji është një nga ingredientët kryesorë të jetës në Tokë, shkencëtarët duan ta dinë si arriti aty. Një teori ishte që uji në sistemin tonë diellor u krijua në fillimet e lindjes kimike të Diellit. Ky rast, do të sugjeronte që uji do të gjendej vetëm nëpër yje të veçantë që formohen në mënyra të veçanta. Por një studim i ri, i publikuar sot nga revista Science, sugjeron që uji në planetin Tokë, ka ekzistuar kohë para se Dielli ynë të kish lindur. Dyshimet jane që ka ardhur nga hapësira ndëryjore. Kjo është sigurisht diçka që ka per të të kaluar në mendje, herën tjetër kur të pish një gotë ujë. Por është edhe diçka e hatashme, sepse me këtë kuptojmë që uji ynë, ndoshta dhe vet jeta në këtë planet, ka ardhur nga përtej galaksisë. “Nëse uji në fillimet e Sistemit Diellor është trashëguar fillimisht si akull nga hapësira ndëryjore, atëhere ka mundësi që akuj të ngjashëm, bashkë me njësitë organike që përmbajnë, janë të gjindshme nëpër shumë apo të gjitha disqet proplanetare rreth yjeve që formohen” shpjegon autori i studimit Konel Aleksandër. Studiuesit nxorrën si përfundim që një pjesë e konsiderueshme e ujit në Tokë ka ardhur nga hapësira ndëryjore, duke parë në bollshmërinë e hidrogjenit dhe deuteriumit.

Related

Shkencë 4628737580588090798

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item