7 gjëra që meshkujt vërtet nuk i durojnë dot tek femrat

Dihet që dashuria është e verbër, por ndonjëherë sheh shumë mirë. Femrat diskutojnë shumë rreth atyre gjërave që nuk iu pëlqejnë tek a...


Dihet që dashuria është e verbër, por ndonjëherë sheh shumë mirë. Femrat diskutojnë shumë rreth atyre gjërave që nuk iu pëlqejnë tek ai, por nga ana tjetër, nëse do të lexonit listën e gjërave që shqetësojnë burrat tek femrat, nuk do të mbaronit kurrë.
1. Qimet
Ndoshta pas shumë vitesh bashkëjetesë do ta anashkalojë, por dijeni që nëse dukeni si një arush pelushi, as një akullnajë poshtë këmbëve nuk do t’ju shpëtonte. Të paktën evitoni veshjen e një fustani të shkurtër nëse këmbët tuaja janë të mbuluara nga tapeti i tyre origjinal.
2. Truk prej cirku
Ne e dimë që një grua e grimuar mirë ka një avantazh më shumë drejt një mashkulli. Por nëse ju grimoheni si të ishit duke shkuar në një takim me një kloun, do të jetë shumë e vështirë të arrini të shijoni një mbrëmje seksi dhe rock’n roll.
3. “Shkarkuesin elektrik” brenda jush
Përpiquni të mbani nën kontroll gjithçka që shkon kundër feminilitetit tuaj, përfshirë edhe gromësimat. Të paktën herët e para!
4. Cikli është juaji!
Atij shumë pak i bëhet vonë për këtë, veçanërisht nëse ju filloni t’i tregoni të gjitha detajet çdo muaj. Ajo që shqetëson atë është që mund të jetë një problem për të mos kryer marrëdhënie seksuale. Nëse është i gjatë, i shkurtër, i tepërt, i bezdisshëm…këto janë problemet e tua. (Dhe përpiquni të evitoni daljen e parë në ato ditë)
5. Dy pika parfum
Që do të thotë: Nuk ka nevojë të zbrazni gjithë shishen mbi trup. Siç thoshte dhe Marilyn Monroe: 2 pika për të fjetur, jo dy vaska për t’u zhytur…
6. Larja nuk është opsionale
As për ne femrat. Kështu që kushtojini vëmendje frymëmarrjes (furça dhe pasta e dhëmbëve nuk janë stoli), sqetullave (deodoranti nuk është sapun) dhe të gjitha pjesëve të tjera, qofshin intime apo jo. Është e kotë të mbuloni me parfumra diçka që nuk është e pastër…
7. Obsesiviteti nuk hyn në punë
Edhe pse biem dakord që në luftë dhe në dashuri jepet gjithçka, nëse e bezdisni në mënyrë konsistente, mos pretendoni që personi në fjalë të jetë edhe i lumtur. Dhe duhet të dini që historia juaj nuk do të jetë jetëgjatë për mos të thënë do të jetë shumë e shkurtër…
Për të qenë të sinqertë, lista mund të vazhdojë përtej këtyre 7 pikave, por po ndalemi këtu për të korrigjuar këto si fillim…

Related

Erotikë 2572603320177540903

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item