41-vjeçarja shqiptare e gjetur në lumin Po është vrarë dhe më pas është hedhur në ujë

Lavdije Kruja, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve 13 dhe 17 vjeç, trupi i të cilës u gjet në lumin Po, në Itali, më 7 qershor, pasi ishte zh...


Lavdije Kruja, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve 13 dhe 17 vjeç, trupi i të cilës u gjet në lumin Po, në Itali, më 7 qershor, pasi ishte zhdukur pa asnjë gjurmë më 30 maj, është vrarë dhe më pas është hedhur në lumë. Ky është rezultati i hetimeve të nisur nga policia italiane.
41-vjeçarja shqiptare, e cila në shtetin fqinj njihej nga të gjithë me emrin Dea, ishte divorcuar disa vjet në parë nga bashkëshorti dhe jetonte në Miradolo Terme (Pavia) me djali më të vogël, ndërsa djali tjetër jetonte me ish-bashkëshortin e saj.
Identifikimi i 41-vjeçares u bë përmes analizave të ADN të disa fijeve prej flokëve të gjetura në shtëpinë  e saj. Policia ka shoqëruar dhe pyetur 2 meshkuj, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije; njëri mik i shqiptares dhe tjetri një person me të cilin ajo shoqërohej kohët e fundit.

Related

Kronika 5983468121129742962

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item