30 fakte interesante rreth Brazilit

Brazili, zyrtarisht Republika Federative e Brazilit, është shtet i pavarur federativ në Amerikën Jugore, i përbërë nga bashkimi i 26 sh...


Brazili, zyrtarisht Republika Federative e Brazilit, është shtet i pavarur federativ në Amerikën Jugore, i përbërë nga bashkimi i 26 shteteve dhe një qarku federal. Me 189,612,814 banorë, dhe sipërfaqe prej 8,515,767 km2 (47% e Amerikës Jugore) Brazili është vendi i pestë në botë për nga trualli dhe popullsia, si dhe demokracia e katërt më e populluar në botë. I lagur nga Oqeani Atlantik në lindje, Brazili ka vijë bregdetare mbi 7.491 km. Kufizohet në veri me Venezuelën, Guajanën, Surinamin dhe Guajanën Frënge; në veriperëndim me Kolumbinë; në perëndim me Bolivinë dhe Perunë; në jugperëndim me Argjentinën dhe Paraguain dhe në jug me Uruguain.
Historia
Brazili ishte koloni e Portugalisë qysh prej zbarkimit të Pedro Álvares Cabralit më 1500 deri në pavarësim më 1822. Fillimisht i pavarur si Perandoria Braziliane, vendi është republikë nga 1889, ndërsa kushtetuta e fundit që vendosi demokracinë në vend u nxor më 1988. Kushtetuta e sotme e përkufizon Brazilin si republikë federative. Reformat ekonomike i kanë dhënë vendit projektim të ri ndërkombëtar. Është anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut. Vend kryesisht katolik, portugalishtfolës, dhe me shoqëri shumetnike, Brazili është strehë e gjallesave, mjediseve dhe burimeve natyrore të llojllojshme të ndodhura në hapësira të ndryshme nën mbrojtje
Teksa shumë njerëz e dinë se kryeqyteti i Brazilit është Brazilia, se pija kombëtare është kaipirinja dhe se Rio de Zhanejro është një vend fantastik për të festuar e për t’u qetësuar në plazh, ka shumë fakte të tjera të panjohura rreth Brazilit.
30 fakte interesante rreth Brazilit
1- Natal, që nënkupton Krishtlindje, është kryeqyteti i Rio Grande do Norte dhe iu dha ky emër, sepse u themelua më 25 dhjetor.
2- Brazil është prodhuesi më i madh i kafesë në botë. Shkaku kryesor i rritjes së kafesë në Brazil është diversiteti i klimës, tokave, specieve dhe teknikave të kultivimit në çdo rajon.


3- Mbiemri më i përhapur në Brazil është Silva. Shumë i përhapur si mbiemër edhe në Portugali, Silva iu dha qindra skllevërve që u sollën në vend gjatë periudhës së kolonizimit.
4- Sao Luis, kryeqyteti i Maranhaos, është i vetmi qytet brazilian i themeluar nga francezët. Emri i qytetit është vënë në nder të Luigjit të 13 të Francës. Përpara arritjes së europianëve, vendi ishte i banuar nga indianët Tupinambas.
5- Skuadra e futbollit të Brazilit është e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në çdo Kupë Botërore. Aktualisht, Brazili ka fituar pesë Kupa Botërore: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. Çdo qytet brazilian ka të paktën një stadium futbolli.


6- Pica është padyshim ushqimi më i preferuar i shumë “paulistasve” (banorëve nga Sao Paulo). Sipas një studimi të kryer nga Shërbimi i Ushqimit, rreth 1.5 milionë pica konsumohen çdo ditë në Brazil dhe shteti i Sao Paulos është përgjegjës për konsumin e 800 mijë të tillave.
7- Një nga pikat më tërheqëse të Rios, mali Sugarloaf, mendohet se është i përbërë nga një bllok i vetëm graniti 6 milionë vjet i vjetër, që mendohet se vjen nga ndarja e Amerikës Jugore dhe Afrikës.
8- Angra dos Reis është një bashki braziliane e ndodhur në jug të Rio de Zhanejros dhe përfshin një territor prej 365 ishujsh, nga një për çdo ditë të vitit.
9- Me mbi 80 specie të ndryshme, Brazili ka më shumë specie majmunësh se çdo shtet tjetër i botës.
10- Brazili është shtëpia e Pyllit të Amazonës, që është 2.3 milionë milje katrorë, ku jetojnë akoma fise indiane.
11- Brazili është 100 për qind i pavarur në prodhimin e energjisë që shpenzon.
12- Brazili ndodhet në tri zona të ndryshme kohore dhe kufizohet me të gjitha shtetet e Amerikës Latine, përveç Kilit dhe Ekuadorit.
13- Në Brazil gjenden 13 qytete me nga një milion banorë secili.
14- Brazili është i vetmi vend i Amerikës Jugore që flet portugalisht.
15- Statuja e Krishtit në Rio është një nga shtatë mrekullitë e botës.
16- Festivali i Karnavaleve të Brazilit është më i famshmi në botë.


17- Deri në vitin 2023, mendohej se ekonomia e Brazilit do të arrinte masën e asaj të Gjermanisë. Por me krizën ekonomike së fundmi, ky parashikim rezultoi komplet i gabuar.
18- Modelet braziliane konsiderohen si më të bukurat në botë.
19- Bikini brazilian u shpik në vitin 1987 nga shtatë motra braziliane që jetonin në Nju Jork.

20- Brazili është vendi i nëntë në botë për numrin e miliarderëve.
21- Ekziston një diferencë e madhe midis pjesës së pasur dhe asaj të varfër të shoqërisë. Në një anë të qytetit gjenden ndërtesa të larta e luksoze dhe në anën tjetër mund të shihen barakat e të varfërve.
22- Baret që shërbejnë pije janë fantastike. Frutat ekzotike që gjenden me shumicë në vend, ofrojnë një larmishmëri shijesh dhe freskish.
23- Gjuha angleze nuk është shumë e përhapur, ndryshe nga sa mund të mendohet. Mosnjohja e anglishtes është e theksuar veçanërisht në qytetet jashtë Sao Paulos dhe Rio de Zhanejros.
24- Brazilianët janë njerëz shumë të afrueshëm dhe aspak të ndrojtur. Ata pëlqejnë t’i shprehin ndjenjat dhe mendimet edhe te të panjohurit.
25- Puthja e të panjohurve është një zakon i vendit për të ofruar mirëseardhjen dhe për të nxitur miqësi të reja.
26- Natyra e Brazilit është shumë e larmishme dhe në të gjitha format, si plazhet, malet, fushat, pyjet, ujëvarat, oqeani.
27- Një nga qytetet më të mëdha është në mes të Amazonës. Qyteti i shtatë më i madh në Brazil ndodhet në vendtakimin e lumit të Amazonës dhe Rio Negros.


28- Festat janë të rëndësishme. Brazili i adhuron festat dhe ngjarjet e përvitshme, ku njerëzit mblidhen dhe festojnë të lumtur. Që nga festa e Vitit të Ri deri te Karnavalet, orkestrat e Brazilit e kanë të vështirë të ndalojnë muzikën.
29- Ritmi është mbreti. Aftësia e vendasve për të eksperimentuar me lëvizjet që ndjekin ritmin e bën këtë shtet shumë të gjallëruar dhe plot ritëm.
30- Piranjat nuk hanë njerëz. Ndryshe nga filmat horror që kanë tmerruar njerëzit, piranja është një peshk që ndodhet në shumicën e lumenjve të Brazilit dhe vendasit ia kanë dalë të shkojnë mirë me to. Ndonëse kafshojnë, piranjat nuk janë në gjendje t’i marrin jetën askujt.


Related

Reportazhe 1852132515137095730

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item