11 vite burg për bossin e Gostivarit

Dënim me burg për shtatë persona dhe aktgjykim për liri për një person, është epilogu i rastit gjyqësor për lëndën Çekiçi. Ashtu siç...


Dënim me burg për shtatë persona dhe aktgjykim për liri për një person, është epilogu i rastit gjyqësor për lëndën Çekiçi.
Ashtu siç njoftojnë nga Prokuroria Themelore për Ndjekje e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për vepra penal “Fajde – kamatë” dhe “grabitje”, janë shqiptuar gjithsej 53 vjet dhe gjashtë muaj burg për të akuzuarit.
  • TË AKUZUARIT F.A. I ËSHTË SHQIPTUAR DËNIM ME BURG PREJ 11 VJET E 6 MUAJ;

  • TË AKUZUARIT F.M. I ËSHTË SHQIPTUAR DËNIM ME BURG PREJ 11 VJET E 6 MUAJ;

  • TË AKUZUARIT R.S. I ËSHTË SHQIPTUAR DËNIM ME BURG PREJ 9 VJET E 3 MUAJ;

  • TË AKUZUARIT A.M. I ËSHTË SHQIPTUAR DËNIM ME BURG PREJ 8 VJET E 6 MUAJ;

  • TË AKUZUARIT I.A. I ËSHTË SHQIPTUAR DËNIM ME BURG PREJ 7 VJET E 6 MUAJ;

  • TË AKUZUARIT Z.A. I ËSHTË SHQIPTUAR DËNIM ME BURG PREJ 2 VJET E 6 MUAJ DHE

  • TË AKUZUARIT SH.B., I CILI SI KOMANDAT I STACIONIT POLICOR U KA NDIHMUAR PERSONAVE TJERË TË AKUZUAR TË KRYEJNË VEPRA PENALE NË PERIUDHËN PREJ VITIT 2009 DERI NË VITIN 2012, I ËSHTË SHQIPTUAR DËNIM ME BURG PREJ 2 VJET E 9 MUAJ.

“Gjatë gjykimit janë nxjerrë shumë dëshmi materiale dhe verbale, por edhe dëshmi të nxjerra nga hetime të veçanta. Në procesin gjyqësor janë dëgjuar 45 dëshmitar – të propozuar nga Prokuroria e cila në deklaratat e saj, qartë dhe në mënyrë kategorike i ka konfirmuar dhe sqaruar kërcënimet serioze dhe përdorimin e forcës ndaj tyre nga tanimë të gjykuarit”, theksoi prokurorja kompetente, Maja Koneska nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Për shtatë të gjykuarit, prokurori publik ka propozuar vazhdim të masës së paraburgimit derisa aktgjykimi të hyjë në fuqi, duke vlerësuar se ekziston bazë ligjore për atë.
Lënda “Çekiçi”, ka të bëjë me një grup, ashtu siç shpjegon Prokuroria, kriminel e cila ka vepruar në vazhdimësi, duke filluar nga viti 2008, kryesisht në territorin e Gostivarit. Motivi kryesor ka qenë që në mënyrë të paligjshme, duke kryer vepra penale të vijnë deri te përfitimet personale. Të akuzuarit gjatë kohë në mënyrë të paautorizuar janë marrë me dhënie të parave ndaj personave tjerë, me marrëveshje.
Pastaj, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë të personave, ata janë marrë vesh mes vete për t’u marrë më tepër para ose pronë se sa duhet. Për kthim të  borxhit kanë kryer trysni, duke shfrytëzuar kërcënime serioze me sulm fizik ndaj të dëmtuarve, thonë nga Prokuroria, përcjellë Portalb.
Në këtë grup kanë qenë të ndjekur penalisht 21 persona, nga të cilët Prokuroria me tre prej tyre kanë arritur marrëveshje për pranim të fajit gjatë hetimit. Me një person është arritur marrëveshje për pranim të fajit gjatë aktakuzës.
Për tre persona lënda është transferuar në Prokurorinë Themelore – Gostivar, ndërkaq për pesë të tjerë është sjellë vendim për ndalin të hetimit.

Related

Kronika 3472440986691715395

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item