10 pushtuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave

E kaluara është përcaktuar nga perandoritë e mëdha anembanë planetit, të cilat janë udhëhequr nga njerëz, që ia kanë dalë që të push...


E kaluara është përcaktuar nga perandoritë e mëdha anembanë planetit, të cilat janë udhëhequr nga njerëz, që ia kanë dalë që të pushtojnë territore të pamasa e të krijojnë qytetërime të mëdha.
Por jo vetëm, egoja e tyre ka sjellë edhe vepra arti, modele shtetesh, formime dinastish dhe kulturash të ndryshme.
Përgjatë rrjedhës së historisë, bota ka njohur njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët falë zotësive të tyre kanë arritur që të ndërtojnë perandori të mëdha e të fuqishme. E kaluara është përcaktuar nga perandoritë e mëdha anembanë planetit, të cilat janë udhëhequr nga njerëz, që ia kanë dalë që të pushtojnë territore të pamasa e të krijojnë qytetërime të mëdha. Por jo vetëm, egoja e tyre ka sjellë edhe vepra arti, modele shtetesh, formime dinastish dhe kulturash të ndryshme, të cilat janë të pranishme edhe në ditët e sotme. Më poshtë janë 10 pushtuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Veprat që kanë lënë
1 – Genghis Khan (1162-1227)
Në fillim ai njihej si Temijin-i i Borjigin-ve. Genghis Khan-i u lind duke pasur në dorë gjak të mpiksur. I ati i tij ishte një khan i një tribuje të vogël, por ai u vra kur Temujin-i ishte ende i ri. Genghis Khan-i është themeluesi i Perandorisë Mongole. Kjo perandori zinte një pjesë të madhe të Azisë Qendrore. Edhe pse i ri, ai ia doli që me anë të bashkimit të fiseve nomade dhe konfederatave në Azinë verilindore të krijonte një ushtri të fortë. Duke u treguar strateg i zoti, bastisi një pjesë të madhe të Kinës dhe Azisë. Ai la male me kafka të rivalëve të vrarë, që qëndruan në Kinë për vite me radhë. Perandoria Mongole përfshinte pjesën më të madhe të Euro-Azisë dhe disa pjesë të Europës Lindore, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme. Ai i hapi rrugën djalit të tij, Kublai-t, të bëhej perandori i Kinës dhe të themelonte dinastinë Yuan. Perandoria e tij, ishte rreth 4 herë më e madhe se ajo e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.
2 – Aleksandri i Madh (356-323 p.e.s)
Në kohë të ndryshme, Julius Cezari, August Cezari dhe Kaligula vizituan varrin e tij të qelqtë në Aleksandri, Egjipt. Augusti puthi trupin e tij dhe aksidentalisht theu hundën. Kaligula i vodhi parzmoren. Në moshën 22-vjeçare, Aleksandri i Madh pushtoi Greqinë, e kur u bë 30 vjeç pjesën më të madhe të botës së njohur. Mentori i tij ishte një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Aristoteli. Ai arriti të shembte atë që dikur ishte një perandori gjigande, Persinë, mundi ushtrinë shumë më të madhe në numër të Dariusit III në betejën e famshme të Isusit. Aleksandri njihet për influencën që pati në përhapjen e kulturës helenike gjatë gjithë perandorisë së tij.
3 – Tamerlane (1336-1405)
“Timuri i çalë” lindi në Uzbekistanin e ditëve të sotme, rreth 400 milje në veri të Kabulit. Karriera e tij e hershme nisi me politikën. Pavarësisht se analfabet, ai u dallua për inteligjencën që e karakterizonte. Fliste të paktën tri gjuhë dhe shpiku një version të shahut. Ai u bë kryeministër i Khani-t të madh, e pastaj e rrëzoi atë nga froni. Kjo solli luftë brenda mongolëve dhe male me kafka. Tamerlani e nderonte vazhdimisht Xhingis Khanin dhe pretendonte të kishte lidhje gjaku me të. Tamerlani pushtoi Persinë, Armeninë, Gjeorgjinë dhe një pjesë të Rusisë.
4 – Atila i Hunëve
Gjatë udhëheqjes së tij, ai u shndërrua në një nga armiqtë më të frikshëm të perandorive lindore dhe perëndimore. I quajtur “kamxhiku i Zotit”, ai e pushtoi Ballkanin dy herë dhe marshoi nëpërmjet Galisë, deri në Orleans përpara se të mundej në betejën e Shalonit. Ai u dha goditje të ashpra Perandorive Romake dhe asaj Bizantine, duke e sulmuar dhe pushtuar një pjesë të territoreve të saj. Roma nuk u pushtua vetëm pas diplomacisë së treguar nga Papa Leo I në 452. Në ditën e martesës së tij, u gjet i vdekur, i mbytur nga gjaku i vet, duke qenë se dallohej për vesin konsumimit të sasive të mëdha të alkoolit.
5 – Karli i Madh (742-814)
Karli i Madh, mbreti i frankëve, krijoi një perandori europiane që shtrihej rreth Francës, Gjermanisë dhe një pjesë të Italisë. Edhe pse ai nuk mund të shkruante, ai fliste gjuhët gjermanike, latine dhe greke. Kishte një gjatësi monstruoze e cila është konfirmuar edhe nga matja e skeletit të tij. Fushata e parë ushtarake e Karlit të Madh erdhi në moshën 27-vjeçare, kur Papa kërkoi ndihmën e tij në zmbrapsjen e Lombardëve të Italisë. Në total zhvilloi 53 fusha ushtarake, shumicën e drejtuar vetë. Ai mbronte Europën e Krishterë nga myslimanët dhe paganët.. Vdiq në moshën 72-vjeçare.
6 – Faraoni Tutmesi III (1479-1425 p.e.s)
Ai është krijuesi i obeliskut të njohur si “Gjilpëra e Kleopatrës” në bregun e Thames. Tutmesi III i Egjiptit nuk humbi asnjë betejë në 18 fushata ushtarake. Ai ishte një nga udhëheqësit e parë që kuptoi rëndësinë e fuqisë së detit dhe të vijës së furnizimeve. Ai pushtoi tokat në Palestinë, Siri, Nubia dhe Mesopotami. Ishte Tutmesi ai që krijoi Egjiptin si fuqi të madhe në Mesdheun lindor.
7 – Ashoka i Madh (304-232 p.e.s)
I lindur në shtëpinë perandorake Mauryan (India e lashtë), Ashoka e donte shumë gjuetinë dhe që në rini të tij u dallua për karakterin ushtarak. Vdekja e të atit, solli masakrimin e të gjithë vëllezërve të tij, dhe nisi një fushatë gjakatare për të zgjeruar perandorinë. E gjithë kjo dhunë arriti kulmin në masakrën në lumin Daya, ku më shumë se 100.000 qytetarë u vranë nga ushtria e tij. Më pas përqafoi Budizmin dhe madje nxiti popullin të kthehej në vegjetarian. I respektonte të gjithë njëlloj, pavarësisht kastës. Deri në kohën e vdekjes së tij, ai pushtoi Indinë, Pakistanin, Nepalin dhe Afganistanin.
8 – Sirusi i Madh (580-529 p.e.s)
Sirusi i Madh ka shtrirë pushtimet e tij në perandorinë Lidian dhe Neo-Babilonase. Perandoria e tij shtrihej në tre kontinente. Ndryshe nga shumë të tjerë, perandoria e tij zgjati shumë kohë, pasi ai la fronin, pikërisht për shkak të infrastrukturës politike që ai kishte krijuar. Ai konsiderohet thuajse njësoj, mos më i madh se Aleksandri i Madh për arritjet e tij.
9 – Çin Shih Huang (259-210)
Djali i njohur si Çeng trashëgoi një mbretëri të vogël në Kinë në moshën 13-vjeçare. Kur u rrit ai ishte një organizator i shkëlqyer. Arritja e tij nuk ishte vetëm pushtimi i rajoneve të ndryshme të Kinës në vetëm në 9 vjet, por unifikimi i të gjitha territoreve si një perandori. Me dy ministra të besuar, ai krijoi një vend burokratik taksimin, peshat dhe masat e standardizuara dhe një sistem dënimesh të pamëshirshme për ligjthyesit.
10 – August Cezari (63 p.e.s-14)
Kur lindi nipi i Jul Cezarit u quajt Oktavian. Ai ishte teknikisht perandori i parë romak. August Cezari u bë konsull pas vdekjes së Cezarit, dhe më pas formoi triumviratin me Mark Antonin dhe Mark Amilius Lepidus. Ata vendosën pushtetin e tyre në Romë, duke ekzekutuar mijëra veta. Titulli “August” që dot thotë lartësi, iu dha nga senati. Augusti nuk e kishte qejf luftën, megjithatë, nën sundimin e tij, perandoria romake u zgjerua deri në Hungari, Kroaci dhe Egjipt, dhe Spanjë. Në Romë nderohej si zot dhe i dha perandorisë më shumë tokë se sa Julius Cezari.

Related

Kuriozitete 8492633315324269538

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item