10 fakte interesante që nuk i dini rreth kafshëve

Shkencëtarët kanë zbuluar disa fakte interesante që sqarojnë disa koncepte të gabuara tonat dhe na mahnisin me aftësinë e kafshëve për t’u...

Shkencëtarët kanë zbuluar disa fakte interesante që sqarojnë disa koncepte të gabuara tonat dhe na mahnisin me aftësinë e kafshëve për t’u adoptuar.
Papagajtë flasin – jo vetëm çirren

Ligjërata e papagajve konsiderohet shpeshherë si një çjerrje acaruese që bën kjo gjallesë me pupla. Studimet e 30 viteve të fundit kanë zbuluar se papagajtë angazhohen në më shumë se thjesht imitim. Ata mund të zgjidhin disa probleme linguistike, po aq mirë sa fëmijët 4-6 vjeç. Këta zogj kapin koncepte si “njësoj” dhe “ndryshe”, “më e madhe” dhe “më e vogël”, “asnjë” dhe numrat. Ata gjithashtu mund të kombinojnë emërtime dhe fraza. Një studim i vitit 2007 rreth Shkencës së Linguistikës sugjeron përdorimin e modeleve të ligjëratës së papagajve për të zhvilluar aftësi artificiale të të folurit tek robotët.
Elefantët harrojnë, por nuk janë budallenj
907ri3brgr_Julie_Larsen_Maher_3242_African_Elephant_UGA_06_30_10_hr
Elefanti ka trurin më të madh (mesatarisht rreth 5 kilogramë) se çdo gjitar tjetër në Tokë. A e përdorin të gjithë kapacitetin e këtij truri të madh? Inteligjenca është e vështirë të matet si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët, por Koeficienti Encefalitik (EQ), raporti i madhësisë së trurit me masën e kafshës, lidhet me aftësinë e kafshës për t’u përballur me disa sfida dhe pengesa të caktuara. EQ e elefantit mesatar është 1.88. (Njerëzit variojnë nga 7.33 deri 7.69, shimpanzetë 2.45, derrat 0.27.) Inteligjenca dhe memoria thuhet se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, që do të thotë se memoria e elefantit megjithëse nuk është e shkëlqyer, nuk është as shumë e keqe.
Gjirafat kompensojnë për lartësinë rrjedhën unike të gjakut
Giraffe_Ithala_KZN_South_Africa_Luca_Galuzzi_2004
Gjirafa me qafën 5 metra gjatë evolucionit ka adoptuar këtë gjatësi për të konkurruar për gjethe me kafshët e tjera bimëngrënëse. Ndërkohë që avantazhi i mbërritjes së gjetheve është i dukshëm, xhirafa përballet me vështirësi të tjera fizike. Zemra duhet të pompojë sa dyfishi i zemrës së një lope për të dërguar gjakun në tru, dhe nevojitet një sistem kompleks i enëve të gjakut për të siguruar që gjaku nuk vërshon më shpejt se ç’duhet në kokë, kur xhirafa përkul kokën. Dy metra poshtë zemrës, lëkura e këmbëve duhet të jetë jashtëzakonisht e shtrënguar për të parandaluar mbledhjen e gjakut në thundra.
Shumë peshq shkëmbejnë organet seksuale
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Me kaq shumë krijesa toke në jetën tonë, është e lehtë të lihen mënjanë aktivitetet fenomenale që marrin pjesë në ujin e oqeanit. Praktika e çuditshme e hermafroditizmit është më e zakonshme mes specieve të peshqve se mes çfarëdo grupi tjetër vertebrorësh. Disa peshq ndryshojnë organet seksuale si reagim ndaj cikleve hormonale apo ndryshimeve të mjedisit. Disa peshq të tjerë kanë njëkohësisht dy organe seksuale, një femëror dhe një mashkullor.
Zogjtë e vegjël dhe vëllazëria
tumblr_lmi1imj9Qy1qargfho1_500
Nuk duhet të mendojmë se evolucioni ka prodhuar kafshë egoiste që merakosen vetëm për mbijetesën e tyre. Altruizmi gëlon në rastet kur ndihma jepet pa kufi për të inkurajuar mbijetesën e materialit gjenetik të së njëjtës specie. Zogjtë e vegjël të pulës e praktikojnë “përzgjedhjen e të afërmve” duke lëshuar një cicërimë speciale gjatë ngrënies. Kjo lloj cicërime lajmëron zogjtë e tjerë për praninë e ushqimit. Çelësi i selektimit natyral nuk është mbijetesa e kafshës më të shëndetshme dhe në formë. Është mbijetesa e materialit më të shëndetshëm dhe në formë gjenetik.
Urithët afrikanë nuk janë të verbër
capedunemolerat2
Me sytë e tyre të vegjël dhe stilin e jetesës nëntokë, urithët afrikanë janë menduar se e përdorin dritën për të detektuar ndryshime në rrjedhat ajrore dhe jo për të parë. Por zbulimet e kohëve të fundit kanë treguar se këto krijesa kanë sens të mprehtë shikimi, megjithëse kanë shikim të limituar. Ata thjesht nuk pëlqejnë çka shohin, sipas një raporti në nëntor të 2006-s mbi sjelljen e kafshëve. Drita sugjeron që një grabitës ka hyrë në tunel dhe instinkti i mbijetesës iu ofron shikim këtyre kafshëve të nëndheshme.
Për kastorët, ditët janë më të gjata në dimër
hazel-beaver-1-7-15_m
Kastorët “mbyllen brenda” gjatë dimrit, duke jetuar me ushqimin e ruajtur paraprakisht në depozitat e dhjamit që gjendet tek bishtat e tyre të veçantë. Ata ruajnë energjinë duke shmangur të ftohtin e mjedisit të jashtëm, e duke ndenjur në mes stivës së druve dhe baltës. Si rezultat, këta brejtës, që normalisht dalin në agim e kthehen në muzg, nuk kanë sinjale drite që t’i pengojë ciklet e tyre të gjumit. Sensi biologjik i kohës së kastorit në dimër ndryshon dhe kjo kafshë zhvillon “ritëm karkadian të ngadaltë” me ditë 29-orëshe.
Zogjtë përdorin pika referimi në tokë për të lundruar në udhëtime të gjata
Lesser_Flamingo
A mund të imagjinoni një udhëtim tuajin pa humbur rrugën? Sigurisht që po. Ju nuk jeni zog. Pëllumbat fluturojnë mijëra kilometra për të gjetur të njëjtën fole, pa humbur asnjëherë rrugën. Disa specie zogjsh, si dallëndyshet e detit arktik, bëjnë një udhëtim dydrejtimësh prej 40 mijë kilometrash çdo vit. Shumë specie përdorin sisteme biologjike instiktive ferro-magnetike për të gjetur orientimin e tyre nëpërmjet fushës magnetike të Tokës. Një studim në nëntor të 2006-s rreth sjelljes së kafshëve sugjeron që pëllumbat gjithashtu përdorin sisteme të ngjashme orientimi për të gjetur rrugën e tyre.
Qumështi i balenave përmban nivel të lartë yndyre
orca-590541_960_720
Ushqyerja me gji e një foshnje është “akt heroik” për balenën nënë, bebet e së cilës lindin pas 10 deri në 12 muaj pas ngjizjes dhe lindin në një të tretën e gjatësisë së nënës së tyre. Nëna ushqen me qumësht beben e saj duke përdorur muskujt rreth gjëndrave të qumështit ndërkohë që i vogli shtrëngohet pas thithkës. Me 50 për qind yndyrë, qumështi i balenës ka 10 herë më shumë yndyrë se qumështi njerëzor, gjë që ndihmon të vegjlit të rriten sa më shpejt — deri në 91 kg në ditë.
Krokodilët gëlltisin gurë për të notuar
Crocodile_2811605b
Stomaku i një krokodili është një vend i çuditshëm për disa arsye. Aparati tretës i një krokodili ballafaqohet me shumëçka, që nga breshkat, peshqit dhe zogjtë e deri tek gjirafat, buajt, luanët dhe në rast të mbrojtjes së territorit, edhe krokodilëve të tjerë. Ky ekosistem super i fuqishëm mbart gjithashtu edhe gurë. Zvarranikët gëlltisin gurë që qëndrojnë të patretshëm në barkun e tyre. Mendohet se këta gurë përdoren për balastim në zhytje.

Related

Kuriozitete 7266603752381349026

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item