Video/ Ja si grabisnin “policët” shqiptarë në Itali

Shtatë persona (5 italianë e 2 shqiptarë) janë arrestuar nga policia italiane. Të arrestuarit ishin pjesë  enjë bande që grabisnin ban...


Shtatë persona (5 italianë e 2 shqiptarë) janë arrestuar nga policia italiane. Të arrestuarit ishin pjesë  enjë bande që grabisnin banesat dhe mashtronin të moshuarit duke u marrë shuma parash e sende me vlerë. Shqiptarët e arrestuar janë: Artur Cena 32 vjeç dhe Albert Margjoni 27 vjeç.
Ata visheshin si policë kur kryenin grabitjet e banesave. Ka patur raste kur grupi kriminal kryente më shumë se një grabitje në ditë, madje duke vjedhur para apo sende me vlerë deri në 50 mijë euro.
Hetimet e policisë kanë nisur në janar 2015. “Policët” shqiptarë e italianë e kishin të përqendruar aktivitetin në qytetet Pavia, Kremone, Lodi, Piacenza, Milano, Bergamo dhe Brescia. Deri tani ka rezultuar se janë përgjegjës për 82 grabitje, kurse nga kontrollet në banesat e tyre janë gjetur radio marrëse dhe sende të tjera që i përdornin për të kryer vjedhjet.
“Ka ndodhur një vjedhje”, ishte kjo shprehja e tyre kush shkonin për të grabitur, dhe viktimat e tyre ishin pikërisht të moshuarit. Nëse ata i kuptonin, i spërkatnin me spraj ose i lidhnin dhe më pas vazhdonin punën të qetë. /tvklan.al

Related

Kronika 5998068796080244954

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item