VIDEO – Dhjetë iluzione optike të jashtëzakonshme, që do jua “shkrijnë” mendjen

Kjo video është një përmbledhje e dhjetë iluzioneve optike të mrekullueshme. Iluzioni i ngjyrës, i lëvizjes, i telit e të tjerë… ...


Kjo video është një përmbledhje e dhjetë iluzioneve optike të mrekullueshme. Iluzioni i ngjyrës, i lëvizjes, i telit e të tjerë…




Truproja i Gruevskit duke i koordinuar me njësitet speciale gjatë protestës (VIDEO)

Portali Flurudha at Tetova News - 3 minutes ago
Ekipi i televizionit NOVA gjatë protestës së sotme të revolucionit laraman para Kuvendit ka regjistruar pjesëtarin e sigurimit të liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskit, i cili sic thuhet së bashku me policinë speciale po koordinonte protestën. “Mbetet e paqartë se çka kërkon sigurimi i Gruevski në protestat e koordinuara. Njeriu, i cili është truproje i Gruevskit ka ikur nga kamera e televizionit, pasi policia ia kishte thënë se po filmohet në transmetim të drejtpërdrejtë nga protesta.” raporton TV Nova.

Uellsi shpartallon Rusinë 3-0 dhe siguron vendin e parë në grupin B (VIDEO)

Portali Flurudha at Tetova News - 1 hour ago
Uellsi i Gareth Bale po tregon një formë mjaft të mirë në këtë evropian, çka e ka shfaqur edhe në sfidën e tretë e të fundit të grupit B përballë Rusisë që e shpartalluan me rezultatin e thellë 3-0. Britanikët kanë mposhtur lehtësisht ekipin rus duke dominuar përgjatë gjithë ndeshjes, pa vënë për asnjë moment në dyshim superioritetin. Bale shfaqi një gormë mjaft të mirë duke udhëhequr ekipin e tij edhe në këtë sukses. bale arriti të shënojë një gol në minutën e 67-të që vulosi krejt sfidën. Ndërkohë në 45 minutat e para për uellsianët shënuan Ramasey në minutën e 11-të dhe Taylor në... more »

Tensionohet situata në Shkup, thyhen xhamat e ministrisë, tentohet rrëzimi përmendoreve (VIDEO+FOTO)

Portali Flurudha at Tetova News - 3 hours ago
Me fishkëllima, thirrje antiqeveritare dhe fishekzjarre kanë shprehur revoltin e tyre protestuesit, përderisa disa nga protestuesit e kanë ngjyrosur me ngjyrë objektin e Ministrisë së Drejtësisë dha ia kanë thyer disa xhama. Ndërsa nga Ministrija e Drejtësisë protestuesit arritën para Kuvendit të RM-së dhe po prishin përmendoret. Njësitet speciale kanë arritur që në kohë ta parandalojnë këtë aksion. Në përpjekje që ta rrëzojnë përmendoren e Prometheut që ndodhet në “Parkun e Gruas”, përballë Kuvendit të Maqedonisë.

Braktiset Trump, drejtuesi i fushatës jep dorëheqjen

Portali Flurudha at Tetova News - 3 hours ago
*Një nga shtyllat më të forta në rrugëtimin presidencial të Donald Trump, pikërisht menaxheri i fushatës së tij Corey Lewandowski ka dhënë dorëheqjen.* Largimi i Leëandoëski vjen në një moment kyç të fushatës së republikanit që me shumë gjasë do të jetë kandidatura zyrtare e këtij kampi. Nëse Trump fiton në konventën e 18 korrikut, ai do të ketë një sfidë më të madhe, pikërisht përballjen me kandidatin zyrtar të demokratëve, ku të gjitha premisat tregojnë se rivalja e tij politike është Hillary Clinton. Por menaxheri i fushatës së Trump ka patur marrëdhënie të tensionuara me të t... more »

Opozita dhe Revolucioni, në protesta masive (LIVE+VIDEO)

Portali Flurudha at Tetova News - 4 hours ago
Opozita dhe Revolucioni Shumëngjyrësh kanë filluar protestën e paralajmëruar. Sipas paralajmërimeve protesta, përmes së cilës protestuesit do e shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj shpërfilljes të kërkesave nga ana e pushtetit, fillon para Prokurorisë Speciale Publike për të vazhduar më pasa drejt Qeverisë. Protestës i janë bashkangjitur një numër i madh i qytetarëve, mes të cilëve edhe kreu i LSDM-sësi dhe përfaqësues tjerë të opozitës. Protesta e sotme vjen dy ditë pas skadimit të ultimatumit të Revolucionit Shumëngjyrësh, për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Ligjit për Prokurori ... more »

(LIVE nga protesta e “Revolucionit Shumëngjyrësh”, tentohet të rrëzohet “Prometheu”, ndërhynë policia

Portali Flurudha at Tetova News - 4 hours ago
Në Shkup në këto çaste po zhvillohet protesta ndoshta më e madhe e mbajtur deri tani në Maqedoni. Демонстрантите ја тргнаа заштитата од споменикот на Прометеј #протестирам pic.twitter.com/HnV9TIAFUy — META.mk (@meta_agency) June 20, 2016 Демoнстрaнтите гo oбoијa Сoбрaниетo #ШaренaтaРевoлуцијa #Прoтестирaм pic.twitter.com/1P3I4SO4GL — META.mk (@meta_agency) June 20, 2016 Демонстрантите фрлаат камења и шишиња кон Министерството за правда #протестирам pic.twitter.com/xXRs4aJR7y — META.mk (@meta_agency) June 20, 2016

Protesta më e madhe deri tani – Shkupi i vërshuar nga protestuesit (LIVE+Video+Foto)

Portali Flurudha at Tetova News - 4 hours ago
Në Shkup në këto çaste po zhvillohet protesta ndoshta më e madhe e mbajtur deri tani në Maqedoni. Демонстрантите ја тргнаа заштитата од споменикот на Прометеј #протестирам pic.twitter.com/HnV9TIAFUy — META.mk (@meta_agency) June 20, 2016 Демoнстрaнтите гo oбoијa Сoбрaниетo #ШaренaтaРевoлуцијa #Прoтестирaм pic.twitter.com/1P3I4SO4GL — META.mk (@meta_agency) June 20, 2016 Демонстрантите фрлаат камења и шишиња кон Министерството за правда #протестирам pic.twitter.com/xXRs4aJR7y — META.mk (@meta_agency) June 20, 2016

Si kulifikohet Kombëtarja? Ja skuadrat për kë duhet të bëjnë tifo shqiptarët

Portali Flurudha at Tetova News - 4 hours ago
Pas fitores historike të mbrëmjes së djeshme Shqipëria do të presë rezultatet e ndeshjeve në tre ditët e ardhshme për te pare nëse bën pjesë tek njëra nga 4 skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen për në cerekfinalen e Euro 2016. Fitorja 1 me 0 e Shqipërisë ndaj Rumanisë i mundësoi vendit tonë renditjen në vendin e 3-të me 3 pikë dhe një golavarazh pre -2 gola (3 gola të pësuar dhe 1 të shënuar). Me rregullat e reja të UEFA-s, nga 6 vendet e treta më të mira do të mund të vazhdojnë në fazën tjetër të Euro 2016. Mundësia për kualifikim e mëtejshëm të Shqipërisë vazhd... more »

16 VIDEO nga festimet në Tetovë pas fitores së Shqipërisë

Portali Flurudha at Tetova News - 4 hours ago
- 1:14 Festa për kombëtaren në Tetovë - 2 views - 43 minutes ago - Festa për kombëtaren në Tetovë - 1 view - 47 minutes ago - 0:15 Festa për kombëtaren në Tetovë - 3 views - 49 minutes ago - 2:42 Festa për kombëtaren në Tetovë - 1 view - 50 minutes ago - 0:16 Festa për kombëtaren në Tetovë - 2 views - 50 minutes ago - 0:42 Festa për kombëtaren në Tetovë - 2 views - 50 minutes ago - 0:21 Festa për kombëtaren në Tetovë - 2 views - 50 minutes ago ... more »

Stuhi dhe mot i keq në Beograd, breshëri me përmasat e topit të ping-pongut (VIDEO)

Portali Flurudha at Tetova News - 7 hours ago
Një mot i keq ka përfshirë pas orës 18:30 Beogradin.Shihni pamjet e fundit që vijnë nga kryeqendra serbe: Në këto momente në Pançevë të Serbisë, shi, breshër, shi i rrëmbyeshëm... Video dhe foto ekskluzive për Tetova News nga Bleron Bajrami

Nga Turbina në Europian, kush është ‘heroi’ Armando Sadiku

Portali Flurudha at Tetova News - 7 hours ago
*Nga Fatjon Baze / TemA TV* Emri i Armando Sadikut do të shkruhet me gërma të arta në futbollin shqiptarë pasi është sulmuesi i cili realizoi për herë të parë në histori golin e Shqipërisë në një kompeticion ndërkombëtar, sic është kampionati europian. Sulmuesi me orgjinë nga Elbasani i dha tre pikët e para përfaqësues shqiptare në “Euro 2016” përballë kombëtares së Rumanisë, fitore e cila do të mbetet mënd gjatë në memorien e tifozave dhe futbollit shqiptarë. Po kush është Armando Sadiku? 25-vjeçari i lindur në qytetin e Elbasanit në Cërrik, e nisi karrierën e tij futbollistike në v... more »

Gjuriç ikën nga mendja: Serbia krenare që “shtetasit e saj nga Kosova” luajnë në Evropian

Portali Flurudha at Tetova News - 7 hours ago
Serbia ende vajton pse nuk u kualifikua për të marrë pjesë në kampionatin Evropian. Por për këtë Serbia megjithatë e ka një ngushëllim . Të paktën ashtu siç ka thënë për portalin serb “alo” drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Guriç, përcjell Koha.net. “Edhe pse Serbia nuk po merr pjesë në Kampionatin Evropian, shumë qytetarë tanë po marrin pjesë në të. Ja, vetëm në Përfaqësuesen e Shqipërisë janë tetë lojtarë nga Kosova dhe mjaft të tjerë në Zvicër. Ata janë të tanët, u pëlqeu ose jo atyre. Sa i përket UEFA-s, ajo për mua është e komprometuar pasi e pranoi Kosovën anëtare. E pastaj t... more »

VIDEO/ Brohorima, gëzim, këngë dhe mijëra njerëz! Ja se çfarë u bë dje në rrugët e Tiranës

Portali Flurudha at Tetova News - 7 hours ago
Dita e djeshme ka qenë një datë historike për kombëtaren, por po ashtu edhe për kryeqytetin i cili u gjend “poshtë” mijëra tifozëve të ngazëllyer nga triumfi ndaj Rumanisë. Sheshi Nënë Tereza ka qenë i “uzurpuar” nga njerëzit, aqsa, nga një pamje nga lart, tifozët ngjanin si milingona. Me përfundimin e ndeshjes dhe fitoren e Shqipërisë, “dallgë” të frikshme tifozësh kanë zënë të gjithë gjatësinë e bulevardit kryesor të qytetit, ndërsa nuk kanë munguar makinat, që pavarësisht trafikut të ngjeshur, kanë harxhuar mjaft karburant për të bërë xhiro e brohoritur për fitoren. Më poshtë një... more »

Xhaferi: Ky shqiptar, njëjtë si BDI-ja dhe Ali Ahmeti, preferon partinë e Gruevskit (VIDEO)

Portali Flurudha at Tetova News - 8 hours ago
Arianit Xhaferi aktivist i shoqërisë civile ka komentuar deklaratën e shqiptarit nga Shkupi, Muhamed Ameti, i cili lavdëron liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski. “Të ishte i vetmi… ka nga ata që shiten si çlirimtarë, ne u japim votën, ndërkohë që ata i shërbejnë Gruevskit dhe VETËM GRUEVSKIT, dhe DPMNE-së… Ky së paku në punë të vete, në qejf të vet…”, është shprehur Xhaferi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Policia futet në fshatrat e Tetovës

Portali Flurudha at Tetova News - 8 hours ago
Policia ka realizuar aksion në disa fshatra të Tetovës, me ç’rast ka zbuluar sasi të madhe të pajisjeve dhe materialeve tjera për organizimin e lojërave të fatit (kumarit), raporton “Lajm”. Pajisjet dhe materialet janë konfiskuar gjatë aksionit të përbashkët të policisë dhe Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), në tre objekte në fshatrat e Tetovës, ka informuar zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski. Kontrollet janë realizuar gjatë vikendit në objekte në Tetovë, Tearcë dhe Dobrosht, ku janë organizuar lojëra të fatit në mënyrë ilegale. “Në tre objektet, pa firmë, pronarë... more »

LR-PDSH: Maqedonia është nën kontrollë të egër të pushtetit policor

Portali Flurudha at Tetova News - 8 hours ago
Me rastin e ndalimit të Sekretarit gjeneral të LR-PDSH-së z.Arben Taravari nga ana e pjesëtarëve të shërbimit policor të UBK-së së Maqedonisë, vërtetohet teza se Maqedonia është nën kontrollë të egër të pushtetit policor, të cilët udhëhiqen nga nacionalizmi i ulët i këtij regjimi antishqiptar, të drejtuar ekskluzivisht kundër shqiptarëve. Shqiptarët si doktor Arben Taravari, që përfaqësojnë shembull të shkëlqyer të një intelektuali që dëshiron të ju kontribuojë bashkëvendasve të vet për ndryshime pozitive, të shqiptarëve që ndjehen të lirë, që janë të pahipotekuar, që shprehin lirs... more »

DJELMOSHAT ZEMËRLUANË

Portali Flurudha at Tetova News - 9 hours ago
Pjesëmarrja e skuadrës përfaqësuese futbollistike shqiptare në kampionatin evropian Francë 2016, për shqiptarët ka *më shumë se karakter sportiv*. Ekipi shqiptar bënte pjesë në njërën prej grupeve më të rënda. Megjithëkëtë, kuqezinjtë realizuan tri ndeshje të shkëlqyera. Madje në të tretën korrën dhe fitore të merituar. Gjatë tri ndeshjeve, nuk u dorëzuan as para emrave të mëdhenj të futbollit kontinental. Në saje të kapedanëve të ekipit shqiptar, *himni kombëtar* ushtoi në Marsejë dhe në Lion dhe u dëgjua nga miliona njerëz anembanë rruzullit tokësor. *Flamuri kombëtar* ndërka... more »

“La Repubblicca”: Shqipëria, orgazmë, ankth, gjak dhe arenë

Portali Flurudha at Tetova News - 9 hours ago
Nje nder gazetat me te medha italiane, La Repubblicca ka bere nje kronike te detajuar te ndeshjes se Shqiperise me Rumanine. “Mamma mia çfarë emocioni!”, shkruan gazeta italiane per momentin kur Sadiku mposht portierin rumun. ”Do të ishte vërtetë bukur të ishe shqiptar në një natë si kjo, vetëm për të provuar emocionin e kësaj here të parë, kësaj historie të pabesueshme futbolli dhe njerëzish. Do të ishte bukur edhe të ishe Gianni De Biasi, i cili i ka sjellë deri këtu dhe tani do të ketë mirënjohjen e përjetshme të një populli të tërë, sepse Shqipëria në Lion ka shënuar golin e pa... more »

Brexit: Fitore apo humbje e pakthyeshme për britanikët?

Portali Flurudha at Tetova News - 9 hours ago
Kush fiton e kush humbet në rast se britanikët i thonë “Jo” BE-së. Megjithëse shumica e qytetarëve në BE duan që Britania e Madhe të mbetet pjesë e unionit, vendimin e marrin britanikët më 23 qershor. *Puthja e lamtumirës apo e pajtimit?* Shumica e qytetarëve të BE-së duan që britanikët të mbeten pjesë e unionit, këtë konkluzion nxjerr një sondazh i fondacionit Bertelsmann, ku afro 60% e qytetarëve në vende të ndryshme të BE-së, e duan Britaninë e Madhe pjesë të saj. *Bezdia e britanikëve nga BE* Por cilat do të ishin avantazhet e britanikëve në rast të një largimi? Në rast se brita... more »

Zbardhni dhëmbët në kushte shtëpie me letër alumini

Portali Flurudha at Tetova News - 9 hours ago
Mirëmbajtja e higjienës orale dhe vizitat e rregullta te dentisti do t’ju sigurojnë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Sidoqoftë, dhëmbët lehtë mund të bëhen të verdhë, e veçanërisht si rezultat i plakjes, gjeneve, përdorimit të ilaçeve të caktuara, pirjes së duhanit etj. Dhe, shumë produkte komerciale nuk ju dhurojnë gjithmonë rezultatet më të mira, prandaj gjithmonë preferohen mënyrat natyrale për zbardhjen e dhëmbëve. Një ndër këto mënyra është edhe mbështjellja e dhëmbëve me folie alumini. Për ta bërë këtë metodë të zbardhjes së dhëmbëve, së pari duhet të bëni një pastë duke e... more »

“L’Equipe”: Profilet e 3 shqiptarëve më të mirë të ndeshjes

Portali Flurudha at Tetova News - 9 hours ago
Tre nga lojtarët Shqiptarë janë vlerësuar me notën 7 nga gazeta francize L’equipe. Ata janë Ajeti, Sadiku dhe Memushaj. Ja si i përshkruan ata e përditshmja sportive në këtë shkrim të sjellë nga Lapsi.al. *Ajeti (nota 7) –* i titullarizuar mes habisë të përgjithshme në vend të kapitenit Cana, mbrojtësi qëndror i Shqipërisë, e hodhi shpejt pas shpine këtë presion, pas një fillimi delikat. i fortë në duele dhe gjithmonë i vendosur mirë, mbrojtësi i Frozinones u tregua aq sa i pakalueshëm po aq i vlevshëm edhe për të larguar topat. *Sadiku (nota 7) –* Ndryshe nga dy ndeshjet e para su... more »

Tani bëhuni qytetarë të denjë edhe në vendin tuaj!

Portali Flurudha at Tetova News - 9 hours ago
*Nga Mentor Kikia* Ishim të gjithë të një mendjeje. Lojtarët fituan një ndeshje, ndërsa tifozët i fituan të gjitha ndeshjet. Demonstruan qytetari në cdo rrugë e cdo qytet ku shkuan. Saqë bënë për vete edhe policinë franceze, të cilës nuk iu desh të përdorte shkopinjtë e gomës si me shumë tifozeri, por aparatet fotografike për të fiksuar demonstrimin atdhetar e civil të shqiptarëve nëpër rugë. Një mrekulli! Të gjithë u entuziazmuam nga kjo reklamë fantastike që iu bë vendit tonë, i etur për pak imazh pozitiv. Tani një “porosi” kam unë: Bëhuni qytetarë edhe në vendin tuaj, bashkëko... more »

Mediat e huaja: Fitore historike, bota njeh tashmë Shqipërinë!

Portali Flurudha at Tetova News - 9 hours ago
Është dashur ajo fitore monumentale që emri i Shqipërisë të bëjë xhiron e botës në mediat më prestigjioze të saj. Urimet e para kanë ardhur nga organizuesit e kompeticionit, në profilin e saj në “Facebook” UEFA ka shkruajtur, “Bravo Federata Shqiptare e Futbollit”, menjëherë më pas në profilin e saj në “Twitter, qeveria europiane e futbollit ka bërë një tjetër postim, “Kënaqësi e madhe për Shqipërinë fitorja e parë historike në një turne madhor”. Padyshim të vëmendshme ndaj këtij suksesi të përditshmet më prestigjioze italiane, “Gazzeta Dello Sport” me titullin, “Shqipëria fitore h... more »

Skenarët si mund të kualifikohet Shqipëria

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Do të jenë dy ditë ankthi dhe stresi ato që presin kombëtaren, DE Biazin dhe të gjithë tifozët shqiptarë. Duke mundur Rumaninë, kuqezinjtë kanë brë hapin e parë drejt shpresës për t’u kualifikuar në 1/16-at. Me vendin e tretë në grup, kualifikimi është i lidhur me renditjet e grupeve të tjera: do të shkojnë përpara katër ekipet e treta më të mira dhe Shqipëria ka vetëm 3 pikë dhe një diferencë golash -2. Por shpresat janë akoma të gjalla. Në 2 nga 5 grupe, skuadra e tretë i ka tashmë 3 pikë. Sllovakia në Grupin B dhe Irlanda e Veriut në Grupin C. Shqipëria mund të shpresojë vetëm kë... more »

Shqiptarët, sot tifozë me Anglinë dhe Uellsin, ja pse

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
*Fitorja e djeshme e Shqipërisë dhe sigurimi i vendit të tretë në grupin A të “Euro 2016” ia ka lënë vendin llogaritjeve për mundësinë e kualifikimit. Për të kaluar në turin tjetër, kuqezinjtë duhet të lënë pas të paktën 2 ekipe të renditur në vendin e tretë në grupet e tjerë.* Në total nga 6 vende të treta do të avancojnë vetëm 4. Shqipëria i mbylli ndeshjet në grupe me 3 pikë dhe 1 gol të shënuar e 3 të pësuar (golavarazh -2). Sot do të zhvillohen ndeshjet e grupit B dhe për të kaluar vendin e tretë të këtij grupi, Shqipëria duhet të shpresojë në një fitore të thellë të anglezëve... more »

QYTETARËT SHPRESOJNË TEK NDËRKOMBËTARËT PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Shpresa e vetme e qytetarëve për zgjidhjen e krizës ekonomike mbetet faktori ndërkombëtar. Në anketën e realizuar nga Televizioni SHENJA, qytetarët vazhdojnë të jenë të zhgënjyer nga partitë politike në vend, e sidomos nga ato shqiptare. “Aspak, aspak. Ma mirë nuk është kurgjo hiç, vetëm më keq, vetëm më keq. Partitë politike shqiptare nuk kanë bërë asgjë dhe nuk do të bëjnë asgjë. Dhe ne nuk do t’i përmbajmë aspak. Do të shkojmë deri në fund kundër atyre”, tha një nga qytetarët e anketuar. “Çfarë zgjidhje, ti e sheh se sa kohë po zgjat kjo. Vështirë, shpresojmë në më të mirën, por... more »

LËVIZJA BESA: MINISTRIA E FINANCAVE – BASTIONI I DISKRIMINIMIT

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Nëse ka ndonjë institucion i cili nuk i përfill kërkesat kushtetuese dhe ligjore për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, atëherë kjo është Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë. Tash e sa vite, madje edhe pas shumë viteve pushtet të partisë që doli nga lufta e vitit 2001, mbetet e paimagjinueshme që ky resor të udhëhiqet nga një shqiptar. Madje, që të jetë ironia më e madhe, shqiptarët e kanë vështirë të ngjiten edhe në detyra udhëheqëse të kësaj ministrie. Me qëllim që qytetarët ta kuptojnë më mirë këtë, në vijim do të përshkruhet situata diskriminuese në këtë minis... more »

Qeveria “dorë lëshuar”, shpërblen me 1 milion Euro ekipin kuqezi

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Këshilli i Ministrave ka vendosur që të akordojë 1 milion Euro shpërblim për ekipin kuqezi pas fitores 1 me 0 me Rumaninë mbrëmë. Shpërblimi do t’u jepet lojëtarëve dhe trajnerit të ekipit kombëtar për këtë fitore të parë të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Francë 2016”. Ky shpërblim është një shtesë e re për Kombëtaren tonë Kuq e Zi në buxhetin e vitit 2016. Efektet financiare të këtij shpërblimi do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit.

Torino/ Pranga dy shqiptarëve, trafikonin prostituta nga Ukraina në Itali

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Karabinierët në Torino kanë zbuluar një organizatë kriminale që trafikonte vajzave për prostitucion nga Ukraina. Tre persona, dy burra shqiptarë dhe një grua ukrainase, janë arrestuar në kuadrin e hetimeve me urdhër të prokurorit të Torinos. Tre të tjerë ishin arrestuar në qershorin e vitit 2015, kur nisi hetimi. Organizata siguronte kujdes shëndetësor për vajzat në rast se ato do të duhej të abortonin, organizonte martesa me qëllim që të siguronte lejen e tyre të qëndrimit dhe i dërgonte fshehur në grumbujt e rrobave, paratë e fituara, në Shqipëri.

Dhurata e francezëve: Kjo është për ty, Shqipëri! (VIDEO)

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
David Guetta, DJ që ka kompozuar këngën zyrtare të Evropianit “Francë 2016”, ka publikuar një videoklip të ri të kësaj kënge që përmban imazhet e kombëtares sonë dhe tifozëve kuqezi. Pamje nga ndeshjet e djemve të drejtuar nga Gianni De Biasi janë përfshirë në klipin e ri të “This One’s For You”, që quhet “This One’s For You Albania”. Golat në eliminatore dhe atmosfera që kanë krijuar në Francë tifozët tanë janë kryefjala e këtij klipi drithërues./TCh/

Sherri De Biasi-Xhaka, zbulohet e vërteta e ‘përjashtimit’

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Është përfolur shumë për një përplasje mes trajnerit Gianni De Biasi dhe Taulant Xhakës, por stafi mjekësor ka konfirmuar se mesfushori është lënë në tribunë për shkak se, ka pasur probleme shëndetësore. Taulanti ka pasur probleme të mëdha me barkun e tij, ndaj 24-vjeçari është lënë pushim në mënyrë që mos mundohet. Taulant Xhaka nuk ka mundur t’i ndihmojë Kombëtares së Shqipërisë në takim ndaj Rumanisë, duke qëndruar në tribunë në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin A. Kombëtarja duket më e bashkuar se kurrë dhe Taulanti është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë.

Kina përdor frikën nga terrorizmi për të justifikuar fuqizimin e pushtetit

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
*Nga Michael Clarke* Problemet e gjata të Kinës me ndarjet territoriale dhe terrorizmin, sidomos në rajonin perëndimor të Xinjiang e kanë venë rajonin sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar mungesën e transparencës nga ana e Kinës në lidhje me pretendimet e saj për terrorizëm në Xinjiang, duke vënë në pikëpyetje deklaratën e Pekinit për bashkëpunimin e madh me Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit. Ai ka thënë se politika kineze në rajon mund të ketë acaruar tensionet etnike dhe ka kontribuar në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm. ... more »

2016 / Irani përballë Izraelit, një krahasim i fuqisë ushtarake (Video)

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Në këtë video bëhet një krahasim i fuqisë ushtarake të Iranit dhe Izraelit, dy prej fuqive më të mëdha në Lindjen e Mesme, të cilat jo pak herë i kanë “nxjerrë dhëmbët” njëra-tjetrës në rajon.

VIDEO / Shqipëria, fitorja që shkaktoi skena epike

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Copa90 ka realizuar një përmbledhje mes tifozëve, për ndeshjet e Euro 2016. Spikat shpërthimi i tifozëve shqiptarë në Tiranë dhe në Francë.

“Best of the best!”. Më e mira e më të mirave, ushtria e SHBA (Video)

Portali Flurudha at Tetova News - 10 hours ago
Disa të dhëna që demonstrojnë fuqinë absolute të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Një ushtri që e bën të denjë për të vazhduar dhe mbajtur pozicionin e “xhandarit të botës”. Ndiqni videon:

Goli i Sadikut çmend komentatorin arab

Portali Flurudha at Tetova News - 11 hours ago
Goli i sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, që mbrëmjen e shkuar i dha Shqipërisë fitoren ndaj Rumanisë, nuk ka gëzuar vetëm shqiptarët kudo që ndodhen. Në këtë video të postuar në YouTube, dëgjohet reagimi i pabesueshëm i një komentatori në gjuhën arabe, i cili e shoqëron momentin e golit me një ulërimë të gjatë dhe tejet entuziaste. Videoja e postuar mbrëmjen e së dielës, në vetëm pak orë është parë mbi 13 mijë herë./tvklan.al

Mrekullia e “Nënës Natyrë”. Kjo video nuk duhet humbur

Portali Flurudha at Tetova News - 11 hours ago
Një video fantastike që shpalos mrekullinë e natyrës, përmes një serie kafshësh të mrekullueshme.

Kushtet atmosferike detyrojnë avionin e Kombëtares Shqiptare të bëjë ulje të detyruar

Portali Flurudha at Tetova News - 11 hours ago
Për në rezidencën e saj, kombëtarja shqiptare udhëtoi me autobus Avioni me të cilin kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë ulje të detyruar për shkak të kushteve të këqia atmosferike. Disa momente ankthi ka përjetuar delegacioni shqiptar, pasi charteri që transportonte futbollistët, stafin teknik dhe përfaqësuesit e federatës, nga Lioni drejt rezidencës kuqezi në Perros Girek ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin e Brestit, rreth 105 kilometra larg destinacionit të përcaktuar. Shefi i marrëdhënieve me shtypin në Federatën Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona ka bërë të dit... more »

UEFA shpall lojtarin e ndeshjes pas fitores me Rumaninë (FOTO)

Portali Flurudha at Tetova News - 19 hours ago
Arlind Ajeti është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA. Vendimi i “qeverisë së futbollit europian” vje pas fitores që Shqipëria rriti mbrëmjen e së dielës me rezultatin 0-1 ndaj Rumanisë. “Ajet ishte shumë i përqendruar në pozicionin e tij duke siguruar fitoren e parë për vendin e tij në një eveniment kaq madhor”,-shkruan UEFA për mbrojtësin. Ajeti luajti si titullar në këtë sfidë dhe ndërhyrjet e tij ishin vendimtare për ruajtjen e avantazhit të një goli ndaj rumunëve. Edhe pse goli i shënua nga Armando Sadiku në minutën e 43’ të takimit, UEFA vlerësoi mbrojtësin kuqezi ... more »

PRAPASKENAT/ Duka kërkoi festë për fitoren, De Biazi urdhëroi lojtarët të…

Portali Flurudha at Tetova News - 20 hours ago
Fitorja përballë Rumanisë në ndeshjen e fundit në grupe është historike për kuqezinjtë. Si e tillë ajo duhej festuar gjatë, megjithëse ende nuk është përcaktuar nëse Shqipëria do të kalojë në turin tjetër të Euro 2016. I këtij mendimi ka qenë Presidenti i FSHF-së, Armando Duka i cili ka propozuar që me të mbërritur në Hotelin ku është akomoduar prej dy javësh kombëtarja, të nisë festa. Por ky propozim i Dukës është kundërshtuar nga trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, i cili nga ana e tij ka qenë i rreptë me regjimin që duhet të kenë lojtarët. Ai u ka kërkuar që të hanë darkë, t... more »

Video: Festa në Tiranë

Portali Flurudha at Tetova News - 21 hours ago
Pas fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë, tifozë të shumtë kanë dalë të festojnë në rrugët e Tiranës. Mes brohoritjeve dhe entuziazmit ata po festojnë fitoren e parë të Shqipërisë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, siç është ai i Europianit.

De Biasi: Fitore e merituar

Portali Flurudha at Tetova News - 21 hours ago
*Trajneri Ganni de Biasi falënderon të gjithë lojtarët për lojën dhe thotë se skuadra e meritoi fitoren. Ai tha se kombëtarja bëri një ndeshje shumë të mirë duke arritur një fitore përballë një kundërshtari i cili nuk pëson shumë gola.* Sipas tij, me këtë fitore, skuadrës i njihet edhe merita për dy ndeshjet e kaluara, që pavarësisht humbjeve, kanë bërë një lojë të jashtëzakonshme. “Mendoj se kemi përjetuar ditë të bukura në këto katër vite, por kjo është më e bukura besoj. Por mendoj se sot është një fitore historike që vlerëson skuadrën që ka bërë një ndeshje shumë, shumë të bukur... more »

As këto bukuroshe me gjoksin jashtë s’ia largojnë dot shkëlqimin çunave

Portali Flurudha at Tetova News - 21 hours ago
U hap moda tashmë. Pas Rike Roçit dhe mikes së saj që rrëmbyen skenën e kombëtares gjatë humbjes me Francën, disa bukuroshe të tjera u munduan të imitonin të njëjtin gjest. Vetëm se zgjodhën ndeshjen e gabuar. Në fakt, gjoksi gjysëm jashtë dhe pjesët e tjera gjysëm të zhveshura të këtyre dy bukurosheve në foto nuk e eklipsojnë dot kësaj here arritjen historike të kombëtares.

UEFA kontroll për anti-doping, ja tek kush lojtar kishin dyshime

Portali Flurudha at Tetova News - 22 hours ago
Ansi Agolli është kontrolluar nga zyrtarët anti-doping të UEFA-s pas ndeshjes me Rumaninë. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Shqipërisë, ka folur pas ndeshjes. “Më thirrën për testet anti-doping por isha në rregull. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore të madhe. Çdo koment është i tepërt”, deklaroi Agolli. Ai ishte ndër më të mirët në fushë, në fitoren 1 me 0 ndaj Rumanisë.

VIDEO: Lotët e Sadikut në dhomat e zhveshjes

Portali Flurudha at Tetova News - 23 hours ago
Ishte padyshim një nga figurat më të rëndësishme të ndeshjes Shqipëri-Rumani, autori i golit Armando Sadiku. Teksa ka emocionuar miliona shqiptarë, ai nuk ka mundur të përmbajë as emocionet e tij dhe është parë duke qarë pas përfundimit të ndeshjes.

Njësia speciale bllokon qendrën e Prishtines, çka po ndodh? (FOTO)

Portali Flurudha at Tetova News - 23 hours ago
Njësia speciale e Kosovës është dashur të ndërhyjë për ti liruar rrugët nga tifozët të cilët kanë dal të festojnë fitoren e parë te Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian.,shkruan ORAinfo. Shumë njerëz kanë bllokuar rrugët kryesore duke krijuar tollovi në trafik. Kjo ka bërë që policia rrugore të kërkojë përforcime nga njësitë speciale për ti liruar rrugët. /ORAinfo/

Related

Video 6452843986564657991

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item