Vetëtima lëndon 71 persona gjatë një festivali të rokut në Gjermani (VIDEO)

Së paku 71 persona janë lënduar, tetë prej të cilëve rëndë, kur vetëtima ka goditur në një festival të rokut në perëndim të Gjermani...


Së paku 71 persona janë lënduar, tetë prej të cilëve rëndë, kur vetëtima ka goditur në një festival të rokut në perëndim të Gjermanisë.

Organizatorët e festivalit “Rock am Ring” thanë se ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta pas mesnatës, raporton KTV.
Festivali që u organizua pranë Frankfurtit, u ndërpre për rreth gjysmë ore, dhe adhuruesve të muzikës u ishte thënë të gjenin strehë nëpër tenda dhe të qëndronin larg skenës, për shkak të rrezikut nga vetëtimat.
Festivali treditor ka vazhduar sipas planit dhe organizatorët kanë thënë se thashethemet për ndonjë anulim të mundshëm, janë të pavërteta.
Vetëtima kishte goditur edhe vjet gjatë të njëjtit festival, me ç’rast 33 persona u patën hospitalizuar. 

Related

Top Lajm 393160322618197673

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item