Venezuelë, njerëzit e uritur grabisin çdo gjë

Një gruaje të re i bie të fikët mes të nxehtit përvëlues ku qindra vetë luftojnë për makarona e thërrasin me të madhe se janë të uritu...


Një gruaje të re i bie të fikët mes të nxehtit përvëlues ku qindra vetë luftojnë për makarona e thërrasin me të madhe se janë të uritur.

Banorët e lagjeve të varfra e bandat e armatosura presin të bjerë nata që të grabisin kamione me ushqime e dyqane. Nëna e një fëmije qëllohet për vdekje, thotë Reuters, teksa përpiqet t’i largohet policisë bashke me dhjetëra të tjerët që mesynë një ushqimore.

Përleshjet për ushqim dhe grabitjet e dhunshme po kthehen në një fenomen të përditshëm në Venezuelën e pllakosur nga mungesa e artikujve bazike dhe në një problem gjithmonë e më të madh për qeverinë e majtë të presidentit Nicolas Maduro.

“Nuk po hamë asgjë. Njerëzit janë të dëshpëruar e kalojnë në vjedhje, tha për Reuters, 55 vjeçarja Miza Colmenares, nënë e tre fëmijëve e cila kishte kaluar gjithë natën në radhe për të blerë oriz dhe kishte dy dite pa ngrenë. Supermarketet janë kthyer në shënjestrat e momentit në Venezuelën e konsideruar si një prej vendeve më të dhunshme të botës.

Observatori venezuelian i dhunës regjistron mbi 10 grabitje në dite, e gjerat po përkeqësohen edhe në Bogotan e konsideruar si më të mbrojtur në krahasim me qytetet e tjera. Një nga protestat e fundit për ushqim nuk u mbajt veçse pak blloqe larg pallatit presidencial Miraflores.


Related

Top Lajm 8417053586015010348

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item