Thaçi: Spanja së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur besimin e tij se Spanja së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë deklaratë T...


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur besimin e tij se Spanja së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë gjatë një interviste për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE.  “Spanja nuk është Serbi, e as Katalonia Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Thaçi ka folur edhe për terrorizmin, duke theksuar se vendi i tij ka zero tolerancë ndaj grupeve kriminale dhe terroristëve radikalë islamikë duke shtuar se Kosova do të jetë aktive në sistemin global anti-terrorizëm.
“Të gjithë e dinë se ne nuk kemi të bëjmë asgjë me aktivitete kriminale dhe terroriste. Në Kosovë ka zero tolerancë për këto aktivitete. Kosova, sikurse vendet tjera, nuk ka qenë imune për sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve të saj nëpër luftërat në Lindje të Mesme. Megjithatë, ne tashmë i kemi ndërmarr masat ligjore për të parandaluar radikalizmin”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me Spanjën, Thaçi tha:“Spanja është shtet mik i Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë marrëdhëniet të mira me institucionet e Spanjës në Madrid”.
Duke u ndalur tek çështja BREXIT, Thaçi tha se 90 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për anëtarësim të vendit në BE dhe në NATO.
“Qëllimi dhe vizioni i Kosovës është që të jetë pjesë e integruar e familjes Evropiane”, tha Thaçi.

Related

Lajme 5640677074607390848

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item