Suzana Shkreli, shqiptarja që po synon Kongresin Amerikan

E njohur si prokurore aktive në SHBA më herët zonjusha amerikano – shqiptare, Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë De...


E njohur si prokurore aktive në SHBA më herët zonjusha amerikano – shqiptare, Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit.
Shqiptarët në SHBA duket se kanë mundësinë e artë për të patur zërin e tyre në tempullin e demokracisë së vendimmarrjes në SHBA dhe për këtë që prej ditës së sotme e gjithë vëmendja e tyre do të jetë për Shkrelin.
Lajmi është bërë publik nga diplomati i njohur Mal Berisha i cili thotë se “kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë”.
“Do të Isha i lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do të ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptaret e Amerikës dhe kudo që janë ta mbështetin atë”, përfundon mesazhin e tij diplomati Mal Berisha.
Kush është Suzana Shkreli?
Suzanna Shkreli është vajza e Zef dhe Maria Shkreli, me origjinë nga Ulqini dhe Gruda të cilët kanë emigruar në SHBA drejt një jete më të mirë.
Suzana është një prej 4 fëmijëve të çiftit.
Ajo nuk është e panjohur as për publikun shqiptar ndërsa pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë në një tur konsultimesh të sponsorizuara nga Ambasada e SHBA-së, për të shkëmbyer eksperienca me prokurorët shqiptarë.

Related

Diaspora 7911324825105186594

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item