S’ka kompromis, Rama: Nuk presim më PD, dërgojmë draftin në Kuvend

Takimi Rama-Basha nuk ka prodhuar asnjë kompromis. Kryeministri ishte i pari që foli për mediat në përfundim të tryezës me kreun e opozi...


Takimi Rama-Basha nuk ka prodhuar asnjë kompromis. Kryeministri ishte i pari që foli për mediat në përfundim të tryezës me kreun e opozitës, që përfundoi rreth orës 20:00.

“Fatkeqësisht nuk e bindëm dot Partinë Demokratike për të votuar së bashku draftin e nënshkruar bashkarisht. Më vjen mirë t’u them të gjithë shqiptarëve sot që bëra t gjitha përpjekjet e mundshme, i bëmë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’u dhënë kundërshtarëve tanë mundësi reale kompromisi pa cënuar përmbajtjen thelbësore të projektit”, tha Rama.

Kryeministri tha se në tryezë është shkuar me një plan të ofruar nga ekspertët e huaj për të lehtësuar dialogun dhe afrimin e qëndrimit mes palëve.

“Ne e kishim pranuar 100 përqind këtë plan, ku përfshihej edhe shumica e cilësuar e 2/3 që është kërkuar pa pushim nga Partinë Demokratike pas leximit të parë të raportit të Venecias”, tha ai.

Por as kjo, sipas Kryeministrit nuk bindi Partinë Demokratike, që Rama thotë se e priste. 

“Për habinë e shumëkujt, por jo timin, PD e refuzoi këtë ofertë që barazon shumicën dhe opozitën në përzgjedhjen e kandidatëve në sistemin gjyqësor. Nuk hyj tek ata që mendojnë se Partia Demokratike e do reformën e drejtësisë. Partia Demokratike nuk ka lënë gur pa lëvizur për ta zvarritur këtë reformë dhe për të ndryshuar thelbin e saj”, u shpreh ai.

Shefi i Qeverisë thotë se me këtë takim u jepet fund justifikimeve të opozitës për të mos e votuar reformën.

“Për sonte mbrapa PD nuk mund t’u tregojë dot as shqiptarëve, as Brukselit, as Uashingtonit asnjë arsye që të justifikojë mosvotimin e reformës”, deklaroi Rama.

Në këto kushte, maxhoranca nuk do të presë më Partinë Demokratike për këtë reformë.

“Ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë në rrugën e vetme që kemi, por deri ditën e votës në Parlament, ka plot orë dhe jo pak ditë që demokratët të mos e humbasin bashkë me këtë tren. Pas këtij takimi, reforma do të shkojë drejt e në sallën e Parlamentit”, tha ai.

Related

Top Lajm 7281609225002967244

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item