Shkencëtarët: Qelizat njerëzore mund të krijohen nga e para

Qelizat njerëzore mund të ndërtohen nga e para brenda 10 vjetëve. Ky është parashikimi i kërkuesve, të cilët planifikojnë të krijojnë ...


Qelizat njerëzore mund të ndërtohen nga e para brenda 10 vjetëve. Ky është parashikimi i kërkuesve, të cilët planifikojnë të krijojnë gjenomet sintetike.
Shkencëtarët kanë lajmëruar së fundmi një plan të jashtëzakonshëm për të rikrijuar të gjitha qelizat njerëzore nga e para brenda dhjetë viteve të ardhshme.
Projekti shumë kompleks përfshin sintetizim të gjashtë miliardë “karaktereve” që përmban i gjithë kodi njerëzor i ADN-së, i njohur ndryshe si gjenom.
Nëse projekti vazhdon, mund të ketë pasoja shumë të rëndësishme për studimin e sëmundjeve si kanceri apo rritja e organeve zëvendësuese, thonë kërkuesit.
Por puna gjithashtu e çon debatin nga “projektimi i bebeve”.
Shkencëtarët po shpresojnë që e gjithë ADN-ja do të injektohet në një qelizë të gjallë dhe do të fillojë të përhapet. Në këtë pikë, shkencëtarët do të kenë krijuar për herë të parë, një qelizë të tërë njerëzore që e kanë projektuar vetë.
I quajtur Projekti i Shkrimit të Gjenomit Njerëzor, ai do t’i japë mundësinë kërkuesve të bëjnë gjene njerëzore dhe kromozome sintetike. Këtu do të përfshihet edhe kromozomi i 21-të, i cili është përgjegjës për sindromën Daun.
Por pasojat mund të shkojnë edhe më larg, në rritjen e organeve për pacientët e transplanteve, projektimin e imunitetit nga viruset si Ebola apo Zika dhe zhvillimi i qelizave rezistente ndaj kancerit në laborator.

Kërkuesit shpjeguan se planet për të krijuar gjenomin sintetik do të jenë një hap më tej nga fragmentizimi i gjenomit njerëzor që u arrit në vitin 2004.
Drejtuar nga profesori Jef Boeke i Universitetit të Nju Jorkut, shkencëtarët thonë se projekti do të ishte një progres i madh për njeriun, i cili do të kishte mundësinë të kalonte nga leximi i ADN-së te kodimi i saj.
Shkencëtarët, avokatët, sipërmarrësit dhe zyrtarë të qeverive janë mbledhur në takime me dyer të mbyllura në muajin maj për të diskutuar mundësitë e projektit.
Një nga synimet kryesore të hulumtuesve është ulja e kostove të projektimit të gjenomeve nga njeriu, duke i pakësuar këto kosto me 1000-fish gjatë dekadës së ardhshme dhe duke i bërë ato të përballueshme.
Sipas skuadrës së kërkuesve kjo do të ofrojë mundësinë e zgjerimit të teknikave të përdorura deri më tani për të ndrequr qelizat e njeriut dhe kafshëve, por do të rrisë edhe shkallën e veprimit.
Rreth 25 ekspertët e përfshirë në këtë projekt kanë kërkuar 70 milionë paund investime për ta lançuar projektin. Ata thanë se kostoja finale me gjasa do të jetë rreth 2 miliardë paund.
Duke pasur mundësinë të kodojnë vetë seksione të gjata të ADN-së, kërkuesit do të jenë në gjendje të krijojnë organe të pranueshme për trupin e njeriut gjatë transplantit.
Shkencëtarët thonë se projekti do të kërkojë konsolidim të pasojave etike, ligjore dhe sociale nga fillimi. Ata besojnë se e kanë krijuar një formë sintetike të jetës.
Quajtur Mikoplasma, kjo formë sintetike e jetës kishte vetëm 580,000 çifte të ADN krahasuar me rreth 3 miliardë që gjenden te njeriu.

Ndaj për të krijuar një qelizë njerëzore krejtësisht sintetike, kërkuesit kanë nevojë për më shumë kohë për shkak të vështirësisë.
Ndërtimi i katër blloqeve përbërëse të ADN-së, Adeninës, Guaninës, Citozinës dhe Timinës, është një punë e vështirë, pasi gjatësia e ADN-së është e vështirë për t’u manipuluar.
Gatishmëria e kompjuterëve dhe teknologjisë tjetër të nevojshme për këtë qëllim e ka lehtësuar disi situatën për kërkuesit, që besojnë se teknologjia në avancim do t’i ndihmojë edhe më tej.
Një nga argumentet kryesore që kundërshton kërkimet në ndërhyrjet e gjenomit njerëzor ka qenë ideja se çdo ndryshim do të mund të kalojë në brezat e ardhshëm përmes spermës dhe qelizës vezë.
Në fund të vitit 2015, kjo i çoi kërkuesit të bëjnë thirrje për një moratorium mbi ndryshimin e qelizës së ADN-së pasi mund të trashëgohet te brezat e ardhshëm siç u dëshmua te qeniet jonjerëzore nga një skuadër kineze më herët këtë vit.
Por grupi ka siguruar që masat e tyre për të ndryshuar qelizat njerëzore janë të larta dhe se është e pamundur që ndryshimet të kalojnë te brezat e ardhshëm. Më shumë punë mbetet për t’u bërë për të parë se sa etike dhe të pranueshme nga ana ligjore do të jenë ndryshimet e parashikuara.

Related

Shëndet & estetikë 4753924222020459404

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item