SHBA, “hacker”-at manipulojnë tabelat rrugore

Gara presidenciale e këtij viti në SHBA, padyshim që është më interesantja prej vitesh, ndaj dhe fenomenet që e shoqërojnë i qëndrojnë k...


Gara presidenciale e këtij viti në SHBA, padyshim që është më interesantja prej vitesh, ndaj dhe fenomenet që e shoqërojnë i qëndrojnë këtij trendi.
Së fundmi në Dallas, “hacker”-at morën kontrollin e tabelave elektronike rrugore, përmes të cilave shprehën mbështetje për një kandidat dhe sulmuan një tjetër.

Në vend të informacioneve të dobishme për trafikun, që njerëzit prisnin në këto tabela, aty u shfaqën mesazhe mjaft të qarta kundër Donald Trump dhe pro Bernie Sanders. Për këtë të fundit, mesazhi ishte i thjeshtë dhe kërkonte mbështetje.

Ndërsa për Trumpin, “hacker”-at ishin treguar më krijues. “Donald Trump është një hardhucë që ndryshon formë”, shkruhej në një prej tabelave.

Policia amerikane nuk e ka vlerësuar aspak këtë ndodhi, pasi ndërhyrja te tabelat informuese në rrugë është mjaft serioze. Sipas hetuesve, disa prej tabelave u manipuluan në vend, pra “hacker”-at shkuan aty dhe i ndryshuan mesazhet.

Ndërsa të tjera u modifikuan përmes internetit, pas shkeljes së sigurisë në rrjetin e administratës rrugore. Policia tha se ka nisur hetimet për të zbuluar fajtorët, që do të përballen me dënime shembullore për rrezikimin e sigurisë në rrugë.

Related

Top Lajm 1450121171611179771

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item