Sanders: Do të bashkëpunoj me Clinton

Bernie Sanders premtoi se do të punojë me kandidaten ende jozyrtare presidenciale Hillary Clinton, por nuk tha që lë garën apo që do ta ...


Bernie Sanders premtoi se do të punojë me kandidaten ende jozyrtare presidenciale Hillary Clinton, por nuk tha që lë garën apo që do ta mbështesë kandidaturën e saj. Senatori i Vermontit, gjatë një fjalimi për mbështetësit e tij, tha se ishte jetësore që ata të mos lejonin kandidatin republikan Donald Trump të fitojë Shtëpinë e Bardhë.

Ai gjithashtu premtoi se do të vazhdojë punë e tij për të shndërruar Partinë Demokratike. Sanders prej shumë javësh i reziston thirrjes për t'i dhënë fund fushatës së tij, sidomos pasi Clinton arriti numrin e duhur të delegatëve për kandidimin automatik.

Sanders fitoi zgjedhjet në 22 shtete amerikane dhe mori më shumë se 12 milionw vota, por Clinton mori 16 milionw vota dhe mbështetjen e delagatëve të lirë, duke u bërë “de facto” kandidatja e Partisë Demokratike për presidencën.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe zëvendësi i tij Joe Biden kanë dhënë mbështetjen e tyre për Clinton, diçka që Sanders nuk e ka bërë me shpresën se mund ta ndryshojë situatën në konventën e Partisë Demokratike në korrik dhe t’i zërë vendin Clintonit.

Sipas analistëve, kjo e ka shqetësuar jo pak Partinë Demokratike, e cila nuk dëshiron të shkojë e ndarë në konventë dhe më pas në zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trump.

Related

Top Lajm 2791899716584216359

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item