Rumania pa tre titullarë kundër Shqipërisë

“Rumania ka tre lojtarë të dëmtuar në prag të sfidës më të rëndësishme të 8 viteve të fundit”. Kjo është kryefjala e mediave rumune në...


“Rumania ka tre lojtarë të dëmtuar në prag të sfidës më të rëndësishme të 8 viteve të fundit”. Kjo është kryefjala e mediave rumune në prag të sfidës Rumani-Shqipëri. Trajneri Iordanescu duhet të bëjë llogaritë me mungesat e mundshme të Steliano Filip, Razvan Rat dhe Michael Pintilii. Në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, trajneri rumun duhet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në rast se tre lojtarët e sipërpërmendur nuk do të jenë gati për të zbritur në fushë. I vetmi tek i cili stafi ka shpresa për rikuperim në kohë rekord është mbrojtësi i majtë Steliano Filip, por në rast se ai nuk ia del mbanë, atëherë në fushë do të zbresë 26-vjeçari i Dinamos së Zgrebit, Alexandru Mael.
Në rast se mungesat konfirmohen, formacioni rumun do të jetë skema 4-2-3-1; Tatarusanu në portë, Sapunaru, Chiriches, Grigore dhe Matel në mbrojtje, në mesfushë Sânmartean, Hoban, ndërsa Popa, Nicolae Stanciu dhe Bogdan Stancu do të mbeshtesin në sulm Florin Andone. Ndaj Shqipërisë, Rumania kërkon të kontrollojë lojën për të marrë në dorë frenat e ndeshjes dhe sipas mediave vendase, kjo është arsyeja se përse Iordanescu do të hedhë në fushë një formacion më agresiv se ai i ndeshjes së dytë me Zvicrën.

Related

Sport 1369174472918150732

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item