Rrëfimi i vajzës shqiptare: Babai më dhunoi seksualisht për 10 vjet

Një vajzë shqiptare e identifikuar me pseudonimin Xhesi ka rrëfyer para gjykatës italiane se si babai i saj 45-­vjeçar ka abuzuar me t...


Një vajzë shqiptare e identifikuar me pseudonimin Xhesi ka rrëfyer para gjykatës italiane se si babai i saj 45-­vjeçar ka abuzuar me të seksualisht për 10 vjet rresht.
Ajo ka treguar para trupit gjykues se babai e kërcënonte. “Nëse i thua dikujt do të vras motrën, mamanë dhe më pas edhe veten”, është shprehur e reja duke cituar babain.
Babai 45-­vjeçar rezident në Vallesina të Italisë, dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me vajzën që kur ajo ishte 8-­vjeçe.
Ai ka konsumuar marrëdhënie seksuale fshehurazi më të bijën, pothuajse çdo ditë, kryesisht në mëngjes para se ta shoqëronte për në shkollë.
Ai akuzohet edhe nga një shoqe e vajzës se kur ajo ishte e mitur, gjatë një udhëtimi në plazh, 45­-vjeçari shqiptar e ka ngacmuar seksualisht.
Prokurorja kërkoi 21 vite burgim për babanë por dënimi reduktohet në 14 vite, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Related

Kronika 6534568755954199523

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item